Qe bonifikuar këneta e TËRBUFIT,nga më të mëdhatë në vend, me dhjetëmijë hektarë. Hapej një front i madh për bujqësinë dhe,ngaqë kjo kënetë,ndodhej në rrethin e LUSHNJES, qeveria organizoi në LUSHNJE një seminar kombëtar me specialistë të bujqësisë në rrethe. Vet kryeministri,Mehmet Shehu që ishte,siç mendonte,specialist bujqësie,jo vetëm e drejtonte seminarin,por dhe mbajti referatin model,se si duhej punuar mbi këtë sipërfaqe të madhe toke. Dihej autoriteti i tij në qeveri(ku peshonte "rëndë",pas njëshit,sigurisht). Dihej gjithashtu që,sado kryeministër, ai si specialist bujqësie,kish marrë një parcelë ekspermentale,ku punoi vet me traktor,në ND.B.të SUKTHIT. Mbajti referatin dhe,mes tjerash, bënte prognozën: "... tani e tutje, ishin tokat ujore të kënetës së TËRBUFIT,duke i punuar në"formë kurriz peshku" do japin redimente të larta. Natyrisht,pati ovacione. Po kur thonë,andej nga VERIU i vendit tonë." Kadal bek/se ka hendek...
Me leje, u ngrit dikush. Ju dëgjova me vëmendje dhe nuk mund të mbyllim sytë,sidomos ne që paguhemi për bujqësinë,për këto aritje,por shoku Kryeministër,tokat e Tërbufit janë toka kripore dhe nuk mund të punohen si"kurriz peshku".
- Kush je ti?- sokëlliu kryeministri.
-Unë jam SYRJA HYSI,kryeagronomi.
-Dil përjasha!!!
- Unë përjashta do dalë,se ju jini kryeministër.
- Përjashta dhe që sot je i pushuar!
- Për të pushuar, nuk më pushon dot,se sa peshoj unë,aq ka harxhuar qeveria për mua që më specalizoi jashtë shtetit.
-Mos më trego mua harxhe,por përjashta!
Mbasi u largua,"prishësi i qetësisë", seminari ia arriti qëllimit dhe,ngaqë kryeministri ishte qejfli gjahu,pas seminarit me shpurën e gjahtarëve arritën në pyjet nl rrethina e Divjakës.
*
Gjahu shkoi aq mbarë dhe kur u stivosën kapicat e"viktimave",për herë të parë,kryeministri qeshi dhe shpura i mbajti "ison". Kot nuk thonë:"Kur je në qejf,as zgjebja nuk të ha". E preu të qeshurit dhe iu drejtua njërit prej"trimave"që e shoqëronin.
-More si quhej ai "rebeli" që nxora jashtë?
- SYRJA HYSI,- tha "kaleci"
-Mos është nga Skrapari,ky?
- Nga VËRZHEZHA dhe është i biri ,i PASHO HYSIT.
- Ashtu,ë... dhe heshti.
Ndërkaq, si për t'i ardhur në ndihmë,heshtjes të kryeministrit,në afërsi të pyllit u dëgjua një fyell. Kryeministri u bë sy e veshë. Sakaq.u bë i vogël dhe iu kujtua CORRUSHI,fshati tij në MALLAKASTËR,dhe ai duke i rënë fyellit,si ky fyelltari i padukshëm.
- I rënka bukur qerratai,-foli i këndellur kryeministri. A nuk ma gjeni dhe të vijë,të argëtohemi pak? Vrapoi "shpura" dhe e gjeti. Fyelltari qe një nxënës i klasës së shtatë(Shkolla atëkohë qe 7-vjeçare) që ruante dhëntë e tij.
- Ore,- i thanë,- a vjen t'i biesh fyellit se janë dhe ca burra të tjerë.
- Vij,- tha,- pa e prishur terezinë
- Vet e ke mësuar fyelilin.
-Ëhë,(shpura u shqetësua nga kjo"ëhë). Kryemistri buzëqeshi. Shpura u"çlirua" dhe u fut në lëkurën e të madhit.
-Po hë,- vazhdoi i"madhi",me se do na kënaqësh?
-Do marrë avazin"Kur dhëntë shkojnë për ujë",-tha fyelttari.
-Të lumtë,por si vete me mësime?
-Jam me të gjitha pesa (nota më e lartë deri nga viti 1968 kur u riorganizua arsimi). Ja dje të shtunën,- tha djali,në Lexim Letrar,kishim "Fyelli i Marsiasit" dhe mua më vuri pesë mësuesja.
-Ashtu,ë?
- Po a ke qejf të vazdosh shkollën?
-Aha,- foli ezber fyelltari,- në shkollë nuk më çon dot.
- Si,nuk të çokam dot?!!!
- Nuk më çon dot,se babai im është kulak !!!
-Kulaak,-mend lebetiti mjedisi.
-Po pse e kanë bërë kulak baban?
Babai im ka qenë partizan,por kooperativën nuk e do. Nuk u fut. Nuk u fut ai,por ia futën këta,-tha pa e prishur terezinë djaloshi i vogël. Aha,- thotë pepja im,- në kooperativë është puna me urdhëra dhe nuk më pëlqen,-thotë
_ Mirë,- i dha fund "shfaqjes",i madhi. -Rrofsh,se na kënaqe.
Ndërsa fyelltari i vogël hyri në pyll, Kryeministri foli:
- Dëgjo,ILAZ (ILAZ REKA,atëkohë,sekretar i parë i komitetit të partisë në Lushnje),të shikohet kulakllëku i këtij që ka qenë partizan dhe ky djali i fyellit, mot drejt e në LICEUN ARTISTIK.
*
Epilog
Të gjithë historinë ma tregoi një agronom pjesëmarrës që dinte lidhjen time me Kryeagronomin SYRJA PASHO HYSI. Sa i tregova timeti për "rebelimin e Syrjait" dhe ndëshkimin ga kryemistri,babai im tha:"Ndonjëherë, nga sherri vjen hairi". Kryeministri do qetësohet dhe do gjykojë me urtësi. Dhe vërtet kështu ndodhi; SYRJA HYSI u transferua si këshlitar bujqësie pranë Kryeministrit;më vonë zv-ministër bujqësie dhe më pas:zv-rektor në ISNTITUTIN BUJQËSOR. Ka ndërruar jetë,por nuk ka njeri që e ka njohur që mos flas me fjalët më të mira për të. MEHMET SHEHU ka mbaruar INTERNATIN në VËRZHEZHË të SKRAPARIT dhe ka ngrënë bukë në familjen e PASHO HYSIT. SHEHU I CORRUSHT,babai i kryeministrit,ka qenë mik i familjes së PASHO HYSIT.
Fyelltari i hoqi kulakllëkun babaitdhe vazhdoi LICEUN ARTISTIK dhe u bë flautist.