Jehona dardane e futbollit dhe e Republikës së Dardanisë

Opinione

Jehona dardane e futbollit dhe e Republikës së Dardanisë

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 30 mars 2026 Në ora: 11:57
Skënder Sadri Kapiti

Respekt dhe mirënjohje përfaqësueses së futbollit të Republikës së Dardanisë. Të jesh patriot do të thotë që të ndjehesh krenar , mirënjohës dhe dashamirës i të gjithë atyre të cilët japin dhe kontribuojnë për kombin, për lartësimin dhe madhështinë e tij;të ndjehesh krenar për kombin të cilit i përket duhet të jesh mirënjohës karshi atyre që kanë sakrifikuar e kontribuar për atdheun qofshin ata heronj, intelektualë, artistë, sportistë, gazetarë etj.

Këtë shkrim më shtyu për ta shkruar rezultati fenomenal i përfaqësueses së Kosovës në futboll, e cila triumfon për ditë e më shumë në stadiumet e Europës, e cila jehon dhe përhap fuqishëm prestigjin dhe autoritetin kombëtar të Shtetit të Dardanisë.

Futbolli dardan tashmë jo vetëm si sport por ai po triumfon edhe si “politikë e diplomaci” në njohjen e Shtetit të Kosovës jo vetë nga diplomacitë e shtetet e botës por edhe nga miliona e miliona njerëz të botës më të madhe, të asaj sportive të shteteve e kombeve të planetit.

Për Dardaninë shkruajnë në faqen kryesore gazetat më të mëdha të botës, japin lajme sportive për Përfaqësuesen shqiptare të Kosovës televizionet dhe mediat sportive botërore. Përfaqësuesja e Kosovës, jehona e rezultateve të saj tashmë në botën e madhe të sportit ka lënë pas edhe shtete të mëdha prej miliona banorësh.

Një mirënjohje dhe falenderim i vecantë prej meje edhe për Gazetën gjithkombëtare “BOTA SOT”e cila është pararoja mediatike e promovimeve të veprimtarive dhe ngjarjeve madhore me rëndësi gjithkombëtare duke përfshirë edhe ato sportive, pra, edhe futbollin dardan.”Bota Sot” nxit dhe inkurajon mendimin e lirë intelektual e patriotik duke mos e i lënë ato të kalojnë në indiferentizëm.Mirënjohje e thellë edhe për të gjithë ata dashamirës sportivë të tifozerisë patriotike dardane të cilët e mbështesin fuqishëm kudo përfaqësuesen e futbollit dardan.Tashmë i takon edhe Shqipërisë që ta mbështesin Kosovën dhe sportin e saj, ashtu sikurse që shqiptarët e Kosovës e kanë mbështetur aq shumë dhe maksimalisht përfaqësuesen e Shqipërisë në Tiranë dhe në stadiumet e Europës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat