Ëndërra sportive e 1 prillit, ditën e gënjeshtrave

Opinione

Ëndërra sportive e 1 prillit, ditën e gënjeshtrave

Nga: Dedë Preqi Më: 1 prill 2026 Në ora: 15:51
Dedë Preqi

Në mbrëmjen e 31 marsit, ishte një ngjarje historike në sportin e Kosovës, me ç’rast dardanët arritën që të shkojnë deri në prag të kualifikimit të botërorit 2026, dhe sëcili shqiptar ëndërronte se në ndeshjen e kualifikimit që do luhej në mes Kosovës dhe Turqisë, në stadiumin Fadil Vokrri, do të fitojmë edhe me një diferencë të lartë të golave, por ishte kjo ndoshta vetëm një ëndërr sa për ti shuar emocionet dhe ëndjet sportive.

Sëcili qytetar i Kosovës e jepte prognozën e vet sipas dëshirës dhe ëndjeve që kishte per dardanët e vet, dhe dorën në zemër kombëtarja e Kosovës, jo që erdhën deri këtu, por edhe e merituan, sepse i mundën disa kombëtare të njohura , ndër të cilat në lojën e fundit me kombëtarën sllovake, duke e mundur në vend të vet me rezulltat 4-3, e avansoi Kosovën deri në « pley off » apo në parafinale të 2026, që do mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Para se të filloi ndeshja me Turqinë, ishte një atmosferë magjike në Kosovë, me çrast filluan brohoritjet si edhe fishekzjarrët, të cilat bëjnë zhurmë marramendëse që ndoshta edhe të tepruar, sepse loja me top është edhe fat, dhe topi është i rrumbullakët, që shkon herë në një portë e herë në tjetren, që si i tillë është asnjënës, por shënon rrezulltatin e kundërshtarëve sportiv.

Pas lojës shpërthejnë thash e thënmet, se loja ishte e shitur dhe ka mundur dikush të bëjë pazare me këtë lojë, sepse fitorja e Kosovës, do të ishte si fitore e pa « pjekur » në historinë e saj, ndërsa fitorja e Turqisë, do të thoshte një fitore e madhe dhe historike, që mundet të lartësohet edhe më tutje edhe pas një kohe të gjatë të përpjekjeve të saj për të arritur një momentum të tillë dhe historik.

Kuptohet se Kosova, si një shtet i ri dhe i pranuar ndërkombëtarisht nga vendet më të njohura dhe më të fuqishmet të botës, i cili në thelb nuk mund të dallohet menjëherë dhe të zhvillohet në gjitha rrjedhat e jetës, qofshin ato politike, ekonomike, kulturore dhe sportive, por me përpjekjet e saj intenzive e gjenë vetën tek imazhet e një vendi dhe mjedisi, që bënë ta lakmosh, sidomos atëherë kur Kosova, përmes sportistave të vet, arrinë të valojë flamurin e vet edhe në ato vende të cilat nuk e njohen Kosovën, deri më tani.

Nuk është aq e nevojshme të theksojmë fitoren e Turqisë me Kosovën, sepse këtu kemi edhe shumë kundërthënje dhe këndvështrime të ndryshme, duke marrë parasysh se, brenda kësaj ngjarje lind edhe një parandjenjë tjetër, kur Turqia na mundi më shumë se pesëqind vjetë, atëherë nuk duhet kuptuar se Kosova, të arrijë ta mundi për një moment.

Pas kësaj loje të nesërmën ishte 1 prilli dita e gënjështrave, dhe emocionet sikur kishin pushuar dhe gjithçka kishte përfunduar sa i përketë botërorit kosovar këtë herë, por një qëndrim të cilit mund ti bashkangjitët sëcili dardan është ajo me thënjën, « nuk arritëm këtë herë » por jemi optimist se do ia arrijmë në të ardhmën me djelmoshat tanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat