Shqipëria pronë private - vidhet nga shteti!

Opinione

Shqipëria pronë private - vidhet nga shteti!

Nga: Ylli Mece Më: 1 prill 2026 Në ora: 19:58
Ylli Mece

Krahas plagëve të shumta të Atdheut tim, një ndër plagët më të rënda të tij është dhe shpërngulja” artificiale” që i bëhet rinisë tonë, duke braktisur tokën mëmë që i lindi dhe i rriti. Të jenë vallë këta bijtë tanë, plangprishësit e epokës që nuk ka ndodhur ndonjë herë në historinë shumë shekullore të Arrbërisë, apo ka shkaqe më të thella  të kësaj arratisje të madhe? Cilat janë arësyet që rinia shqiptare ka marrë rrugën e mërgimit me përmasa biblike duke e lenë Shqipërinë vetëm me pleq e plaka nga ku dominojnë moshat mbi 40- vjeçare e lart ? Pra kush është shkaktari ? !Mos vallë papunësia, niveli i ulet i jetesës,pagat dhe pensionet qesharake, kriminaliteti , korrupsini i lartë shtetëror,dhe pasiguria në zhvillimet politike apo...? Këta idjotë që na udhëheqin qysh prej viteve 90-të e deri më sot, a e kanë vrarë ndonjë herë mëndjen, se kjo është një dramë nga më ulëritëset dhe një fatkeqësi e madhe kombëtare?! Dëmi më i madh që mbas luftës së dytë botërore, kur ne ishim të pushtuar nga nazi-fashistët, tashmë nuk është rënia e rinisë tonë si dëshmorë në shtigjet e luftës për lirinë e Mëmëdheut, por është një rënieapo më saktë një vdekje e “çuditëshme”që i shikojmë te sytë e nënave tona të cilat mezi përmbajnë lotët, i shikojmë te shtepitë e mbetura shkretë dhe te portat e kyçura, ngaqë dorezat kanë zenë aq shumë ndryshk saqë prej inatit as nuk duan të lëvizin më, i shikojmë në fshatra që po shkojnë drejt zhdukjes, saqë shqiptaret e ardhshëm në shekujt që do vijnë do habiten nga zbulimet arkologjike që do bëjnë duke gjetur aty nën dhe pleqë e plaka të muruar sëbashkunë vetminë e madhe. Nuk është hiperbolë artistike, por një e vërtetë e dhimbëshme deri në qelizë. Duam apo nuk duam ne ,shifrat tregojnë se jashte Shqipërie deri më sot janë larguar rreth 2.2 miljonë shqiptarë shifër kjo që ka tendencën për të kaluar dhe popullatën reale e cila sipas statistikave te vitit 2023 ishte  2, 4 miljonë banorë. Eksodet me përmasa biblike nuk paskan të mbaruar, sepse ai I fundviteve 90-të si rezultat i terapisë së shokut  që do të shokonin tërë Shqipërinë duke plasaritur membranat e mikrofonëve dhe të ekraneve botërore, do të shoqërohej nga një tjetër po aq i madh por dhe më i dhimbshëm se i pari , sepse babëzia e kapitalizmit të ri i manifestoi plagët e vet ma gjakun  e mijera viktimave që u vranë e u plagosën duke kaluar nje nga fazat më të vështira- prag luftën civile që do të thotë vëllai te vrasë vëllain. Po në këtë rast kush ishte shkaktari  i arratisjes së madhe?!
Por ja që ndodhi !. Populli ynë i shumë vuajtur, tashmë ashtu si luani i plagosur rëndë, për të mbijetuar, ka filluar të lëpijë plagët e veta i shtrirë e pa zë duke rënkuar rëndë deri në kufijtë e ekzistencës, apo dhe të mosekzistencës së tij. Eeee…. Sikur të mos mjaftonte kjo, fazën e erës apo të epokës sëkrismave të armëve dhe barutit, tashmë në një varjant tejt të ndryshëm do zvendësohej me ”bashkë ekzistencën paqsore socialiste”, bashkë ekzistencë kjo e cila në pamje të pare të jepte idenë e ndryshimit të faqes së jetës së vendit dhe do të ishin të rrallë ata, që e kuptonin se ndryshe nga regjimi diktatorial i Berishës edhe “regjimi social” I socialisteve do të ishte po aq gjakatar sa dhe ato para-ardhëse të tij me ndryshimin e vetëm, se nëse te të parët gjaku i derdhur lumë ish fare i dukshëm, në regjimin socialist, kemi një fenomen të çuditshëm, vetërrjedhje të gjakut, ose më saktë vjedhjes së gjakur si vampirët e përrallave. Tregues më ë saktë nuk janë as premtimet e as programet, nuk janë as fjalimet dhe as e ashtuquajtura “lufte kunder korrupsionit”  për ti ndryshuar faqen Shqipërisë. Fakti  dhe tendenca e largimit të rinisë nga Shqipëria që është forca më e gjallë e Atdheut ka domethënien e vet, sepse shteti ynë është nga më të degjeneruarit e Evropës , është shteti  që në raport me popullaten mban vendin e pare në botë për shkallën e lartë të korrupsionitmë saktë të banditizmitdhe vjedhjes me forcën e ligjit që i mbron ata. Shqiptarët mbasi lane në harresë “gërdallën vrastare berishiane” që nuk i hyri asnjë majë gjëmbi, aktualisht po përjetojmë kusërinë , atë lloj kusërie që të parët e kishin ngritur në profesion, këta të dytët me parulla të majta dhe me vjedhje të djathta e kanë avancuar më tej sepse  “kusërinë”nga profesion “alla PD”  është kthyer në…” PS kusar art”. Intervistimi i të rinjve shqiptarë dhe shifrat se ku dëshirojnë të punojnë janë aq tronditëse sa dhe shokuese. Kjo as që i shqetëson sundimtaret, sepse idjotet tanë banditë të majtë e të djathtë (kupolat e tyre dhe jo njerzit e ndrshem) nuk e kuptojnë se sot a neser do marrin vulën e tradhetisë kombëtare ngaqë po e shpopullojnë Shqipërinë. Pse ?! Sepse sot te ne gomari më i madh në udhëheqje të shtetit, është ai që ende nuk ka vjedhur akoma...jo se ai nuk do por nuk e lenë të tjerët ...ose ka mbaruar dhe ska çtë vjedhë më....dhe keshtu për rrjedhojë matematike duke qenë se ai ska mundësi të vjedhë- detyrimisht është e ngelet nga halli më i ndershmi. Ja pse ikën rinia . Po vazhdoi situata kështundofta një ditë do të ndodhë fenomeni më i çuditshëm i rruzullit... ka për tu shpërngulur krejtësisht Shqipëria duke mbetur thjeshtë nocion gjeografik pa shqiptarë me nje tabelë shkruar bukur : SHQIPËRIA PRONË PRIVATE VIDHET NGA SHTETI !

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat