Arritëm në finale me meritën e autorëve të fushës, nën një, nën dy, falë trajnerit Hanko Hoda, punëtor shumë i mirë dhe profesionist i përkushtuar.
Të gjithë, me padurim dhe shpresë, e kemi pritur këtë ndeshje finale, e cila ishte histori suksesi, ndërsa interesimi ishte aq i madh sa që e gjithë shqiptaria, sipas tifozëve nga të gjitha trojet, të cilët kishin marrë rrugë drejt Prishtinës, na kujtonte bashkimin kombëtar në praktikë, sipas asaj që u vërejt dhe sloganeve të tyre pa ndërprerë si: “Kosova është zemra e Shqipërisë”. Nga shumë qytete, nga veriu në jug e nga lindja në perëndim, kjo vërtet ishte për admirim. Prandaj, ëndrra jonë shekullore e bashkimit kombëtar ka ndodhur.
Këtë as nuk mund ta pengojë Serbia, e as mercenarët shqipfolës të saj të devotshëm, të cilët populli nga të gjitha trevat i ka kuptuar dhe i njeh me emër e mbiemër.
Djelmoshat tanë të artë vërtet luajtën shumë mirë dhe me zemër, dhe kundërshtari në asnjë moment nuk ishte më i mirë.
Por një gjë ende nuk po e kuptojmë: në finale kurrë nuk ka pasur dhe as që do të ketë favorit.
Futbolli është i tillë; prandaj, nëse Italia, një fuqi e madhe futbolli, u eliminua nga Bosnja dhe Hercegovina, askush nuk ka të drejtë t’i ofendojë djelmoshat tanë të artë, të cilët shkëlqejnë në klubet e njohura evropiane, pasardhës të të madhit Fadil Vokrri, i cili për Dardaninë ishte një Edson Arantes do Nascimento – Pelé (Brazil), njëri nga tri figurat që historia e futbollit i njeh, së bashku me portierin rus Lev Jashin dhe trajnerin italian Helenio Herrera.
Djelmosha, kokën lart, sepse e keni merituar dhe nuk ka vend për demoralizim. Ju urojmë suksese në Kampionatin Evropian — jeni më të mirët.
Ju duam shumë.