Zgjedhja e presidentit të relavitizohet në mënyrë racionale

Opinione

Zgjedhja e presidentit të relavitizohet në mënyrë racionale

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 11 prill 2026 Në ora: 20:34
Ilustrim

Çka po ndikon te partitë politike në Kosovë, që zgjedhjen e presidentit e kanë në vëmendje dhe fokus aq shumë dhe prap nuk gjejnë zgjidhje për të gjetë një kandidat me vlera përsonaliteti dhe dinjiteti të individit dhe respektit të ndërsjellë, që do pëlqehet dhe miratohet nga njëra palë  dhe tjetra.

Po sa vjen konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës, pas zgjedhjeve të fundit dhe formimi i qeverisë së re, në radhë do të vjente dhe zgjedhja e presidentit, që do të ishte prioritet i parë i këtij vendi ku institucionet do e marrin bekimin e punës dhe funksionin e shtetit

Një vëmendje e veqantë dhe mjaftë e ndjeshme që buron nga rrethanat e krijuara në shtetin tonë, sikur zgjedhja e presidentit të shtetit gjithnjë e më shumë po vazhdon natyra e këtij pozicioni të ekspozohet më shumë ndaj pretendimeve gllabëruese të pushtetit dhe tregjëve politike, se sa ndaj një rroli  unifikues, që e trajton tërësinë e popullit të vet pa dallim.

Kosova ka nevojë për shumë ndryshime në Kushtetutën e vet, e një ndër ato ndryshime duhet të jetë edhe zgjedhja e presidentit të vendit, duke zgjedhë formën më të përshtatshme, por edhe më të arritshme, e cila zgjedhjen e presidentit do e realizonte drejtë përsëdrejti përmes votës dhe vullnetit të popullit.

Format e tilla të zgjedhjes së presidentit ekzistojnë në shumë vende demokratike, që do të ishte edhe shumë demokratike edhe për vendin tonë, nëse do hapën mundësi dhe kushte edhe për kandidatët tjerë të pavarur apo jo partiak, një praktikë që depërton më lehtë dhe pa anime partiake e klanore, si formë e arritjes demokratike, që mbronë më mirë vullnetin dhe votën e qytetarëve të vet.

Në vazhdën e një prioriteti të tillë do jemi më të suksesshëm, duke qenë largë animeve partiake dhe manipulimeve të tyre, përndryshe me funksionimin e një praktike të vazhdueshme në shtetin tonë dhe përvojave të hidhura që kemi deri më tani, jo vetëm që do e dëmtonim demokracinë e shtetit, por konceptet dhe çëllimet e tilla, na drejtojnë në forma të tilla  komplekse.

Poashtu, Kosovës nuk i përshtatët edhe një president i zgjedhur nga fryma apo rrymat fetare, me njerëz të religjionëve. Kosovës nuk i përshtatët edhe një president që ka dhjetëra akuza penale dhe përmbajtje të tilla në Gjykatat e vendit dhe në Gjykatën e Hagës, por të kemi parasysh  të gjejmë një figurë karizmatike dhe me kritere veprimi të kulturës njerëzore, që del nga populli i këtij vendi.

Ky vend dhe ky popull nuk e meriton të mvarët apo të kushtëzohet nga njerëzit dhe protagonistët e tillë, që diktojnë dhe nuk heqin dorë nga ndjesitë dhe dëshirat e tyre për të dominuar në pushtet përmes klaneve dhe grupeve partiake, siq e kemi përjetuar më herët.

Poashtu  në Kushtetutën e Kosovës, presidenti  i vendit nuk është i përcaktuar të nominohet vetëm nga emra të përveçëm, apo emra të mëdhenjë, pse jo të racionalizohen edhe emra të tjerë, pa ndonjë dallim të caktuar, të cilët janë qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe mund ta japin kontributin e tyre për Kosovën dhe popullin e vet.

Forma e organizimit të zgjedhjes së kuadrove shtetërore, gjegjësisht në këtë rast të zgjedhjes së presidentit të shtetit, të përllogaritet perveç vullnetit qytetar, edhe të shkëputët nga ndërvartësia partiake e klanore, forma e sëcilës kishte me qenë ajo që makineritë e sëcilës do të lidhën me njera-tjetrën, duke e vu në lëvizje funksionin e shtetit sipas tyre.

Kosova dhe popullata e këtij vendi, në asnjë rrethanë nuk duhet të harrojë të kaluarën e vet historike dhe peripetitë e saj pa shtet dhe pa vetëqeverisje, por duhet patur një konsideratë të veqantë ndaj SHBA-ve, dhe miqëve tjerë ndërkombëtar, që na mundësuan të rënditëmi me shtetet tjera demkratike , të kujtojmë gjithmonë rëndësinë e tyre, poashtu të kërkojmë këshillat e tyre.

Përsa i përketë pyetjes se si mund të zhgidhet konkretisht problemi i zgjedhjes së presidentit-es të Kosovës në këto rrethana, së pari duhet ta zhvendosim vëmendjen për një çast, që t’a  krijojmë përshtypjen e vetëbesimit në një përsonalitet të tillë dhe i përmasave që ka fituar ai njeri deri më sot, dhe nuk përbënë ndonjë aspekt të jashtëzakonshëm, që lidhet me krimin apo vepre penale.

Duket se opozita në veçanti PDK, e cila nuk i tregon emrat e kandidatëve të vet për president dhe kërkon vetëm votën  ndaj tyre, sikur në këtë rast këta kandidat të mistershëm kanë diçka të veçantë dhe hyjnore, që nuk bënë askush ti refuzojë apo analizojë për president të vendit, por Kosova nuk është aq e madhe që këta kandidatë të mos njihen dhe të mos posedojnë ndonjë adresë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat