Opozita, kjo faqe e zezë n’kali t’bardhë!

Opinione

Opozita, kjo faqe e zezë n’kali t’bardhë!

Nga: H.Rafuna Më: 1 maj 2026 Në ora: 17:19
H.Rafuna

Është e sikletshme vetëm me paramendue se mbrenda Parlamentin të Kosovës, deputetët shqiptarë të opozitës janë më të pa ndërgjegjshmit për shtetin, pas Listës serbe!

Këta milionerët të kombit, me ndihmën e “Kushtetutës” po ndihen krenar dhe të hareshëm për mos përzgjedhjen e Presidentit, gjegjësisht për sabotimin funksionimimit të shtetit! Pra e kanë shëndërrue Parlamentin në biznes privat, sepse nuk obligohen fare të i përmbahen orarit të punës, dmth shkojnë edhe në tualet atëherë kur janë në sofër të bukës!

Cili do njeri normal i cili përcjell sjelljet e deputetëve në parlament, i ndëgjon, i shiqon dhe analizon me mendje të shëndoshë të gjitha veprimet e pozitës dhe opozitës, mjafton të llogaritet vetëm koha e humbjeve të zgjedhjeve të njëpasnjëshme, me lehtësi e dallon të vërtetën nga djallëzia!

Pse opozita nuk dëshiron të respektoj votuesin e vendit dhe sidomos ata të diasporës?

Sepse diaspora nuk ka mundësi të shantazhohet, ata e kanë kuptue më së miri djallëzinë e opozitës!

Vota për Albin Kurtin është e thjeshtë, sepse mërgimtarët i bëjnë krahasimet dhe matjet me udhëhqësit e vendeve, atje ku jetojnë!

Në Perëndim dhe sidomos në vendet ku funkcionon ligji,rendi dhe kudhtetuta, lakmia brutale për pasuri nga ana e politikanëve ndëshkohet dyfish dhe pa mëshirë nga ligjet e shtetit dhe nga vota e qytetarit!

Në Kosovë, të gjithë ata të cilët nuk mendojnë dhe nuk veprojnë sipas shijes së opozitës, janë pa vlerë, janë me Serbinë, ashtu sikurse që mendojnë Albinin!

Kush kënaqet më së shumti kur cungohet veprimtaria e qeverisë së shtetit të Kosovës?

Armiku më i madhë i vendit, Serbia apo opozitarët, kur theksojnë se kjo fitore për ndëshkimin e qeverisë së Albinit buron nga ligji dhe rendi i kushtetutës!

Diaspora e urryer nga opozita është e obliguar të mbrojë të vërtetën, të votoj për të vërtetën dhe të ndëshkoj pa mëshirë matrapazët e atëdheut!

Diaspora dhe të gjithë ata shqiptarë të cilët e duan vendin e vetë, janë të motivuar të votojnë për njerëzit më të ndërgjegjshëm, për njerëzit që kanë ndjenja, moral dhe karakter të trashëguar për shtetin dhe kombin! Qelësi kryesor të suksesit në politikë nuk shoqërohet me korrupcion dhe hajni, por me rrespekt për vendin dhe për njerëzit!

Në përgjithësi, një pjesë e madhe e shqiptarëve të cilët u përzgjodhën ndër dekada për të drejtue popullin dhe shtetin tonë, sot janë miliarderë të devotshëm si në Shqipërinë mëmë, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut!

Mungesa e përkushtimit të përbashkët për të veprua si shqiptarë të lirë nëpër shtetet tona, (në grupe dhe parti politike), kundërshton haptazi kryefjalën e unitetit të kombit, ndoshta pak më tepër se sa Serbia!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat