Ndërsa anë e kënd vendit ndodhin skandale e gjëma, përfshirë edhe pazaret e fshehtë e të pistë me copa Shqipërie dhe interesa kombëtare, që i shikojnë edhe të verbërit krejt, në të dy sytë, Rama vazhdon të justifikohet, ngjashëm me një kurvë bordelloje se "është e virgjër", se "nuk ka fare dijeni, faj e përgjegjësi" se çfarë është bërë e po bëhet këta mbi 12 vjet nën hundën apo pas kurrizit të tij e të qeverisë së tij në Shqipëri! Ai "nuk ka informacione apo dijeni" se çfarë kanë vendosur me disa pronarë privatë shqiptarë Jaredi e Ivanka apo dy pronarë me origjinë ruso- bullgare, Nikita Maximovich Vinogradov dhe Zoya Georgieva Gyurova, që fshehin pas mbiemrave Trump e Kushner vetvetet dhe dy shtetet e tyre!? As se çfarë ka bërë policia e tij ndaj disa protestuesve në Zvërnec, më 30 maj 2026, sepse ishte në Lezhë, duke i folur edramisht tufës që e dëgjonte gojëhapur e mendjehallakatur! Pas këtij kuvendimi gju më gju me popullin, ngjashëm si Enveri, me shumë gjasa e sipas një tradite të moçme, e priste një drekë me peshq, rregulluar siç i pëlqen atij dhe siç dinë ata, nga Pjerini dhe Gjergji...!? Domethënë, ishte duke u krehur në Lezhë ose Shëngjin, me nge e kënaqësi, ndërsa Zvërneci "digjej" apo rrihej nga Skender Hitaj polici...!?
Pra, sipas trurit unikal dhe ekstraglobal të Edi Ramës, edhe për protestat e banorëve të Tragjasit; të naftëtarëve të "Bankers Petrolium"; të pronarëve të Durrësit kundër projektit TID; të banorëve të Rrjollit në mbrojtje të pronave të tyre..., "përgjegjësia është personale e jo...ekipore apo kolegjiale"!?
Jo më pak faj e përgjegjësi se njerëzit përreth kabineteve të tij në qeveri e parti si dhe në familje, që nuk e vënë menjëherë në dijeni, kanë edhe opozita, mediat, kabineti Trump në Uashington dhe kabineti i Ursula von der Leyen në Bruksel...! Edhe komshijtë e tij në Surrel...!
Gjithsesi, nga viktimat dhe pamjet e mediave televizive e në rrjetet sociale, deshmohet se Rama- parti- qeveria, ashtu si herë të tjera më parë e si të tjerëve, në vendin mbarë,
ua futi, nga para e prapa, vlonjatëve në Zvërnec, sikur të mos ishin shkopinj gome, por penela apo presh...!?
Nuk besoj, se edhe pas këtyre gjëmave të reja dhe trajtimi të egër apo çnjerëzor, vlonjatët e mbetur në Vlorë, do të ngrihen kundër partisë dhe kryetarit të zemrës, edhe pse po u rrëmben pronat, ujin e Tragjasit, detin me plazhe, Sazanin...Në këta 82 vjet vlonjatët kanë dëshmuar se janë mbështetës fanatikë të gjase të majtës dhe partizanë të përjetshëm të komunizmo- socializmit, edhe pse u ka nxi jetë e Shqipëri! Me shumë gjasa, ata mund të bëjnë 97 të dytë vetëm kundër PD-se, vetes, Shqipërisë dhe jo kundër Rama- parti- qeverisë!
Nuk mund të përjashtohet kategorikisht apo me bindje 1.000% edhe që vlonjatët dhe shqiptarët, akoma të gjallë e të mbetur në Shqipëri, të jenë bindur deri në pranim humbjeje dhe nënshtrim se këta rreth 12 vjet në këtë vend, gjithçka që është pronë e ligjshme e popull- shkretit, në të vërtetë, de facto, është e Rama- parti- qeveri- shtetit? Dhe se të besh protesta kundër tyre, është ngjashëm sikur t'i biesh murit ose shkëmbit me koka ose fytyra, sa pas perleshjeve të mos njohesh veten kur shikohesh në pasqyra...!?
Mrekullia e revoltës Vlorë- Rama- parti- qeveri- shtet...mund të ndodhë si në përralla e filma fantastikë vetëm nese ZOTI u heq vlonjatëve mendt e Enverit e të Edi Ramës dhe u vendos ato të shumicës së popujve të Europës Perëndimore...?!
Si përmbyllje, po shfrytëzoj dy thënie të lashta e një fare të re, të porsa krijuar nga unë. Nëpërmjet tyre shprehen dhe përcillen disa mesazhe të vlefshme dhe aktuale për vlonjatët dhe gjithë shqiptarët, që jetojnë në këtë ferr- parajsë:
1- "Koka bën, koka pëson!
2- Nëse i jep dorën një të ligu e të pabesi, ai të rrëmben krejt krahun...!
3- Nëse Enverit, Ramizit, Fatosit, Edi Ramës...me parti e qeveri u jep veten, votën, besën, ata të rrëmbejnë lirinë, dinjitetin, pronat, pasurinë, shtëpinë, djalin, gocën, nipin, mbesën...!
Keqardhje e sinqertë për gjithçka po përjetojnë këto afro 13 vjet jo vetëm vlonjatët në Zvërnec dhe përbuzje e mallkime për persekutorët dhe vjedhësit e djersës dhe gjakut të tyre e të gjithë shqiptarëve, prej rreth 82 vjetësh apo një jete njeriu!