Dardania përballë rrezikut të rikthimit nën ndikimin e Beogradit

Opinione

Dardania përballë rrezikut të rikthimit nën ndikimin e Beogradit

Nga: Hafiz Shala Më: 3 shtator 2026 Në ora: 14:32
Hafiz Shala

Vuçiqi i Washingtonit, së bashku me atë të Beogradit dhe të Tiranës, si gjithmonë i paguar mirë nga Beogradi e Tirana dhe oligarkët dardanë e të diasporës, është lëshuar me gjithë forcën e tij idioteske antidardane. Ai, si endacak i korridoreve të institucioneve shtetërore, rreh gjoksin si një gjel në majë të plehut të grumbulluar nga disa bashkëplehra, së bashku me disa jashtëqitje shqiptare që, sipas autorit, veprojnë në përputhje me direktivat e Beogradit.

Këtu përfshihen, sipas këtij këndvështrimi, edhe ata që mbajnë titujt “komandant”, “gjeneral” apo “luftëtarë të vijave të para të frontit”, të cilët gjatë gjykimit i mohuan të gjitha.

Republika e Dardanisë, kurrë më parë nuk ka qenë kaq e rrezikuar nga mundësia e kthimit nën mbikëqyrjen dhe dirigjimin e Serbisë.

Arsyeja? Sipas pretendimeve të ngritura, ata akuzohen se kanë vrarë shqiptarë, kanë vjedhur pasuri dardane në bashkëpunim me kriminelë e terroristë serbë, kanë falur territore dhe kanë rënë dakord që veriu i Mitrovicës t’i jepet Serbisë, me arsyetimin se “i takon asaj”.

Ata dhe të tjerët jashtë Hagës, në bashkëveprim me spiunë të Serbisë dhe me SHIK-un dardan, përsëri, sipas këtyre pretendimeve, në bashkëpunim me BIA-n serbe, kanë synuar që të gjitha këto të mbeten “nën kapak”.

Të vetëdijshëm se, nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës së sotit, alias Albin Kurtit, Kryeministër në detyrë, i cili është i vendosur që, për interesa të shtetit dhe qytetarëve, ta shpëtojë Dardaninë nga kthetrat e Beogradit dhe bashkëpunëtorëve të tij, kundërshtarët po mobilizohen.

Fatkeqësisht, duket se të gjithë janë aq “unikë” në përpjekjet për shpërbërjen e Dardanisë, sipas projeksioneve të të dy Vuçiqëve — atij të Beogradit dhe atij të Tiranës — saqë synohet të krijohet një ndarje mes shqiptarëve në të dyja anët e kufirit dhe të eliminohet Dardania si faktor politik.

Kjo bëhet për të realizuar këto ëndrra tragjike për shqiptarët, të cilat, sipas autorit, po marrin formë në zhvillimet e tanishme.

Kërcënimi dhe tentimi për krijimin e një atmosfere “parashpërthyese”, gjoja se, nëse nuk ndodh lirimi i të akuzuarve në Hagë, “do të kallët Dardania (Kosova)”, është një akt që, sipas këtij vlerësimi, dirigjohet nga Beogradi me ndihmën e Vuçiqit të Washingtonit.

Sipas pretendimeve të ngritura në këtë shkrim, bëhet fjalë edhe për ata që ia dorëzuan shtetin Serbisë, në bashkëpunim me shërbimin inteligjent francez DGSE dhe drejtuesin e tij Daniel Arnaud, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me anëtarin e këtij shërbimi, Hashim Thaçin.

Tani po dalin pretendime se SHIK-u, i udhëhequr nga Kadri Veseli, ka qenë në bashkëpunim me BIA-n serbe. Këto pretendime, sipas autorit, po mbështeten edhe nga dëshmi apo deklarime të personave të dyshuar si bashkëpunëtorë të Serbisë. Numri i tyre ende nuk dihet, por, sipas këtij vlerësimi, gjasat janë se mund të jetë shumë i madh.

Se të gjitha këto do të zbulohen nën qeverisjen e Albin Kurtit, sipas autorit, dëshmohet nga kundërshtimet e organizuara për ta bllokuar, e mundësisht për ta larguar nga pushteti dhe për ta marrë pushtetin qoftë edhe me dhunë, duke e shfrytëzuar gjoja reagimin ndaj një vendimi eventual negativ.

Për qytetarët e vuajtur të Dardanisë

Të nderuar qytetarë të vuajtur, të vrarë e të përdhunuar nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë, të cilët ishin duarthatë përballë atyre që ishin nëpër male, por që, të bashkuar dhe me atë pak armatim që kishin, u përballën me dhunën shtazarake serbe.

Në “paqe”, sipas autorit, disa prej tyre bashkëpunuan dhe bënë koncesione sipas kërkesave të Serbisë, deri aty sa Dardania rrezikohet të “kallet flakë”.

Lëshimet e tyre, sjelljet e tyre poshtëruese, nënçmuese e nënshtruese ndaj Serbisë, ishin turpi i kombit dhe rrezik për shtetësinë.

Nuk është për t’u befasuar kur edhe ata të cilët vërtet luftuan, por titullin e heroit e hodhën në pleh duke shkelur mbi gjakun e heronjve të vërtetë. Ata u flijuan për vendin dhe tokën dardane, ndërsa disa prej të gjallëve, sipas këtij këndvështrimi, e shitën atë për pushtet e kapital.

Nga frika se mund t’u dalin në shesh të palarat, hajdutërore, kriminale e tradhtare, janë, sipas autorit, në gjendje ta sjellin gjendjen deri te përmbysja si mjet i vetëm për ta marrë pushtetin ose, së paku, për ta larguar Albin Kurtin nga pushteti — si njeri i cili, sipas autorit, nuk përkulet para asnjë autoriteti, qoftë edhe ndërkombëtar, në mbrojtje të shtetit të themeluar me gjakun e shqiptarëve të Dardanisë dhe të shumë heronjve edhe nga shteti amë.

Heronjtë dhe figurat politike që angazhohen për dobësimin e shtetit, sipas autorit, në bashkëpunim me Serbinë përmes eksponentëve me të cilët kanë pasur bashkëpunim politik për interesa të Serbisë dhe për interesa personale, karrieriste e biznesore, për përfitime personale duke vjedhur pasurinë dardane, nuk duhet, sipas këtij qëndrimi, të ekspozohen në Dardani si heronj.

Përkundrazi, autori argumenton se veprimet e tyre duhet të gjykohen në bazë të interesit të shtetit dhe të qytetarëve.

Kur është në pyetje interesi i Republikës dhe i qytetarëve shqiptarë në rend të parë, as Familja Emblematike dhe Heroike e Jasharajve nuk është mbi shtetin dhe interesin e Republikës.

Përplasja politike dhe zgjedhja e Presidentit

“Cirkusialiteti” i PDK-së dhe AAK-së, herë para hyrjes në ndërtesën e Qeverisë e herë me shkuarjen në sallën e Parlamentit, duke u ekspozuar si “mbrojtës të Kushtetutës”, ndërsa pa e dërguar ankesën përkatëse në organin kompetent, sipas autorit, është tentim për krijimin e një atmosfere të brendshme pikërisht ashtu siç po e kërkon Serbia.

Sipas këtij vlerësimi, skenari mund të jetë përpiluar paraprakisht dhe të jetë përcjellë përmes spiunëve të saj ose përmes Listës Serbe, në bashkëpunim të ngushtë me SHIK-un, për të cilin, sipas autorit, është vërejtur një afërsi e pandërprerë edhe këto ditë.

Kur u arrit marrëveshja LVV-LDK, shumë e pritur, z. Kurti ia ofroi LDK-së mundësinë që ta propozojë kandidatin, ashtu siç iu ishte propozuar edhe dy partive të tjera opozitare, PDK-së dhe AAK-së.

Këto dy parti shprehën qëndrim refuzues, me arsyetimin se nuk duan të bashkëpunojnë me Kurtin, të cilin e krahasojnë me politikën e Serbisë.

Megjithatë, LDK-ja e pranoi ofertën, me kusht që të mbetet në opozitë.

Mirëpo, kjo gatishmëri hasi në kundërshtimin e gjashtë deputetëve, të cilët u deklaruan publikisht kundër. Kështu po tentohet, sipas autorit, të pamundësohet krijimi i kuorumit prej 80 deputetësh për zgjedhjen e Presidentit.

Këta deputetë, sipas këtij këndvështrimi, do të mbajnë përgjegjësinë për një shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme. Dhe, edhe pas këtyre zgjedhjeve, mund të shkohet përsëri në zgjedhje të reja, derisa të arrihet qëllimi kryesor: largimi i Kurtit nga pushteti.

Ata të gjashtë dhe ata tridhjetë të tjerët, sipas pretendimeve të autorit, nuk kanë rrugëdalje tjetër: ose të dalin publikisht dhe të sqarojnë qëndrimet e tyre, ose rrezikojnë që Serbia t’i ekspozojë me materiale komprometuese që, sipas këtij pretendimi, ajo i posedon.

58 vjet veprimtari kombëtare

Nuk do të heq dorë nga veprimtaria ime kombëtare, me mbi 58 vjet që nga demonstratat e studentëve, si dhe nga veprimtaria ime në kushtet, siç thotë populli, “sikur lepuri nëpër qen”.

A do të ma kapin aty apo këtu, kjo mbetet për t’u parë; por qëllimi im është të qëndroj sa më gjatë në veprim dhe të mos hesht për çështjet që i konsideroj të rëndësishme për kombin dhe shtetin.

Me këtë rast, mund të them se, me një grup shokësh studentë të cilët ishin nisur drejt Fushë Kosovës, ku ishte njësia ushtarake territoriale me shumicë serbe — unë nuk isha pjesë e saj, por kisha një njeri brenda — u informova se komandiri Bozhidar Bullatoviq u kishte shpërndarë armatim për të qëlluar ndaj studentëve.

Me të marrë këtë informacion, kemi reaguar me shpejtësi duke i ndaluar studentët që të mos shkonin as deri te udhëkryqi Pejë–stacioni hekurudhor.

Të mos më shihet për të madhe, sepse dikush që në këto kohëra ka qenë duke lujatur me fushki delesh, të luajë me fatin e popullit, shtetit dhe gjakun e derdhur, nuk mund dhe kurrë nuk do të përmbahem nga qëndrimet e mia.

Qofshin ato edhe të paqëlluara, unë flas për diçka për të cilën mendoj se duhet reaguar, në mënyrë që të mos ndodhë.

Përgjegjësia politike dhe pasuria e shtetit

Fatkeqësisht, hajnia dhe pasurimi enorm në bashkëpunim me armikun, krimet e supozuara e të pazbuluara, koncesionet antidardane ndaj Serbisë dhe puna e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë janë, sipas autorit, ndër shkaqet që PDK-ja dhe AAK-ja i kanë sjellë në një pozitë të vështirë politike.

Prandaj, sipas këtij vlerësimi, ato do të bëjnë çmos që, me çdo kusht dhe në çdo mënyrë, Albin Kurti të mos jetë në pushtet, pasi ai shihet si realizues i këtyre detyrave në interes të shtetit dhe qytetarit, si një njeri i pastër, i pathyeshëm dhe pa kompromis ndaj këtyre dukurive.

Dardania dhe interesi i qytetarëve duhet të jenë mbi çdo individ, parti, grup interesi apo familje. Shteti nuk duhet të vihet në shërbim të askujt; përkundrazi, çdo pushtet duhet të jetë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat