Zgjedhja e Presidentit nga vota popullore, do të evitonte situatat e krizave kushtetuese

Politika

Zgjedhja e Presidentit nga vota popullore, do të evitonte situatat e krizave kushtetuese

Nga: D.B. Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 18:38
Foto Ilustrim

Edhe pse ka pasur ide që presidenti i Republikë s së  Kosovës të zgjidhet në mënyrë  të drejtpërdrejtë, për arsyeje që ky post të mos jetë pjesë e pazarëve politike, megjithatë kjo mbetët ende të shihet.

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se për gazetën “ Bota sot” se zgjedhja e Presidentit nga vota popullore do të evitonte situatat e krizave kushtetuese.

Image
Ehat Miftaraj

Sipas tij, zgjidhja e presidentit të evitonte përveç tjerash edhe  krizat institucionale si në rastin konkret dhe do të evitonte që kjo pozitë të ishte pjesë e kalkulimeve politike”, ka thënë Miftaraj.

“Në një situatë të tillë Presidenti i Republikës në kuptimin e plotë të fjalës do të përfaqësonte unitetin e popullit” ka thënë Miftaraj.

Ai konsideron se me këtë zgjedhje presidenti do të ishte garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutë.

“Sidoqoftë, që të ndodh një gjë e tillë duhet ndryshime kushtetuese dhe reflektim i partive politikë që në një të ardhme të afërt nuk shihet si e realizueshme”, ka thënë Ehat  Miftaraj nga IKD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat