Berat Buzhala flirtoi me Hashimin, Ramushin, Albinin, e tani me Isën

Politika

Berat Buzhala flirtoi me Hashimin, Ramushin, Albinin, e tani me Isën

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 25 janar 2021 Në ora: 19:52
Berat Buzhala dhe Hashim Thaçi

U shfaq papritur pasluftës, një djalë i ri në moshë, që fliste për dështimet e qeverisjeve lokale dhe qendrore.  U gënjyen ata që mendonin se Berat Buzhala përfaqëson zërin qytetar të kohës, shpejt përfundoi në prehrin e atyre që i kritikonte, u bë këshilltar i Hashim Thaçit, u bë edhe deputet i PDK-së. Njeriu që kishte kritikuar deri në atë kohë PDK, tani u bë zëdhënës i saj në kuvendin e Kosovës.  

Pas një kohe u largua nga PDK dhe nga Hashimi, duke u deklaruar i dëshpëruar  me pranimin e gabimit që hyri në PDK. Fill pas kësaj e mbështeti publikisht  Ramush Haradinajn për kryeministër. Isha i bindur se as me Ramushin s'do të ndalet Berati dhe ashtu ndodhi, e sulmonte fortë VV dhe LDK.  

Sulmet e forta ndaj VV duket se ishin vetëm në radhën e sulmeve dhe pastaj mbështetja e Beratit, dhe ashtu ndodhi. Berati në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 e mbështeti VV.  Ai që ndërronte qëndrimet shpesh, ishte krejt e pritur se do ndërronte prapë, filloi të sulmonte VV e duke mbështetur LDK. E sigurt është se as LDK-në s'do e mbështet gjatë Berati, a thua kë do e mbështes pas LDK ?!

Servilizëm klasik, sulmo të gjithë me radhë, mbështete secilin me radhë, të jesh me të gjithë dhe me asnjë. Ky është veprim i radhës që gazetarët servilë e bëjnë, dhe Berati nuk është as i pari dhe as i fundit.  

Fatkeqësisht gazetarë të tillë, që janë pjesë e mediave nuk kanë qëndrime, nuk kanë parime,  dhe si të tilla ato nuk janë të besuara. Kudo në botë ndodh që mediat mbështesin njërën palë apo tjetrën, mirëpo askund në botë nuk ndodh që të mbështes të gjitha, herë njërën e herë tjetrën.  Berati , dhe jo vetëm Berati, por soji i tij, janë imazhi më i keq që një shoqëri mund të ketë.  Gazeta, televizioni që është nën pronësi të Beratit nuk është në shërbim të fjalës së lirë, të drejtë, por në shërbim të propagandës së Beratit, që herë sulmon njërën e herë tjetrën, mbështet njërën e herë tjetrën.  

Kjo nuk është gazetari, dhe s’ka të bëjë asgjë më atë që duhet të përfaqësojë një media e lirë. Gazeta “ Bota Sot” është parimore gjatë gjithë kohës së ekzistencës së vet, që nga themelimi gjithnjë ka qenë në shërbim të fjalës së lirë, edhe pse është kërcënuar, i janë vrarë gazetarët, prapë nuk është ndal për ta mbrojtur të vërtetën. Dhe, asnjëherë nuk është bërë servile, por ka qenë shërbëtore e të vërtetës, ajo që i mungon Beratit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat