Deklarata e ambasadorit gjerman, Voca: Kërkesë mjaftë e qartë për pozitën dhe opozitën

Politika

Deklarata e ambasadorit gjerman, Voca: Kërkesë mjaftë e qartë për pozitën dhe opozitën

Nga: A.M. Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 15:07
Jorn Rohde

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballën më vështirësi të shumta sociale, ekonomike. Por, nuk i mungojnë as zhvillimet as zhvillimet e shumta politike. Vetëm vitin e kaluar Kosova ka ndërruar dy kryeministra.

 Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jern Rohde ka deklaruar se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të tjera, ndërkaq ka kërkuar të ketë̈ dakordim për presidentin

“Së shpejti ne do të kemi zgjedhjet e treta të mbajtura dhe disa qeveri të formuara brenda tre vjetësh. Shumë e nevojshme është një qeveri stabile e cila, idealisht do të çonte në fund mandatin e saj të plotë legjislativ. Gjëja e fundit që iu nevojitet njerëzve në Kosovë do të ishin edhe një palë zgjedhje më vonë këtë vit, nëse palët nuk merren vesh për çështjen e presidentit të vendi”, ka thënë ai për kosovapress.

Njohësi i Integrimeve Evropiane Mirsad Voca, ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman.

Ai ka thënë se kërkesa e tij është e qartë si për partitë që do bëjnë pushtetin ashtu dhe për opozitën.

“Deklarata e Ambasadorit gjerman J. Rohde është një kërkesë mjaft e qartë dhe konstruktive si për partitë që do bëjnë pushtetin ashtu dhe për opozitën. Loja politike nuk ka më kuptim konstruktiv kur vihet në rrezik funksioni i institucioneve më të larta të Shtetit dhe i vet Shtetit, qëllimi thelbësor i së cilës do të ishte lartësimi i tij”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Voca ka potencuar se pozita dhe opozita do të duhej të ishin konstruktiv përball idesë së funksionimit të Shtetit.

“Tani, si pozita ashtu dhe opozita do të duhej të ishin konstruktiv përball idesë së funksionimit të Shtetit, dhe nga ky prizëm kuptoj se patjetër që fituesit e pushtetit do të duhej të ndërtojnë institucione të fuqishme duke u hapur, pse jo, edhe ndaj atyre që nuk fituan zgjedhjet. Këta të fundit, po ashtu do të duhej natyrisht të ishin konstruktiv përball çështjes së funksionimit të Shtetit, krahas kërkesave të tyre për pjesëmarrje në pushtet, sepse qytetari tani e tutje gjithnjë do të rivlerësojë”, ka deklaruar Voca për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat