Paralajmërimi i rëndë për LDK-në: Kjo e pret nëse nuk e voton Vjosa Osmanin për Presidente

Politika

Paralajmërimi i rëndë për LDK-në: Kjo e pret nëse nuk e voton Vjosa Osmanin për Presidente

Nga: P.R Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 20:48
Vjosa Osmani

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë ka siguruar votat e mjaftueshme që tëzgjidhet kryeministër i Kosovës, pasi në zgjedhjet partia e tij mori një fitore absolute.

Sfidë tani që të sigurohet kuorumi i nevojshëm për zgjedhjen e Vjosa Osmanit Presidente, pasi në bazë tëKushtetutës së Kosovës, në Kuvend duhet të jenë të pranishëm 81 deputet që të arrihet kuorumi për votimin e Presidentit, ku nëraundin e tretë të votimit mund të zgjidhet me shumicë tëthjeshtë, prej 61 votash.

E tashmë ka thirrje ndaj ish partisë së Vjosa Osmanit, LDK-së, që kjo e fundit t'ia sigurojë kuorumin për zgjedhjen Presidente.

Një gjë të tillë e pohon edhe politologu, Gurakuç Kuçi. Madje Kuçi thotë se LDK duhet t'i bëjë ofertë Osmanit që të rikthehet në LDK.

Image
Gurakuç Kuçi

"Nëse LDK-ja dëshiron të mbijetoj duhet të largohet nga veprimet që kanë bërë ish-kryetari dhe ish-kryesia e saj, ata madje duhet të kërkojnë falje dhe të përkrahin qeverinë e Vjosën nga opozita dhe përveç tjerash duhet ta shqyrtojnë edhe opsionin për një ofertë ndaj Vjosa Osmanit për një rikthim të saj sipas kushteve të saj", thotë Kuçi për gazetën "Bota sot"

"Përndryshe është një parti e vdekur e cila nuk do arrijë të ruaj as një elektorat të vogël si arrijnë ta ruaj AAK-ja", shton politologu Kuçi.

Sipas tij, Vjosa Osmani do të bëhet Presidente, edhe nëse LDK nuk merr pjesë në seancën e Kuvendit.

"Vjosa Osmani e ka kuorumin me apo pa LDK-në me disa opsione të tjera dhe realisht LDK-ja tani nuk mund të bëhet kurrfarë lojëbërësi. Gjasat janë reale që Vjosa Osmani të bëhet presidente sepse duke parë që partitë tjera janë shumë poshtë e AAK-ja nuk ka vota të mjaftueshme për ta kërkuar një post të tillë, atëherë gjitha prapaskenat që janë paramenduar para zgjedhjeve kanë rënë poshtë nga vota e popullit", përfundon për "Bota sot", politologu, Gurakuç Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat