Sadri Ramabaja zbulon detaje pse Avdullah Hoti e shuajti Task Forcën kundër korrupsion: Po hetonte “peshqit e mëdhenj” të LDK-së

Politika

Sadri Ramabaja zbulon detaje pse Avdullah Hoti e shuajti Task Forcën kundër korrupsion: Po hetonte “peshqit e mëdhenj” të LDK-së

Nga: N.SH Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:10
Avdullah Hoti

Krimi i organizuar dhe korrupsioni, janë gjërat më të rrezikshme që kanë ndodhur dhe po vazhdojnë të ndodhin në Kosovë.

Sistemi i drejtësisë në përgjithësi, është dikasteri që akoma nuk ka filluar të këndellet në Kosovë.

Premtimet për luftën kundër krimit ishin aq të mëdha, mirëpo asnjëherë institucionet tona nuk punuan në këtë luftë. Së fundmi, me këtë premtim lideri i LVV-së, Albin Kurti fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit.

 Kurti ka premtuar dhe vazhdon të premtoj se do të luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe do të konfiskoj pasurinë e paligjshme.

Në lidhje me këtë çështje, dr. Sadri Ramabaja thotë se, korrupsioni është një nocion që duket se ka lindur bashkë me Shtetin.

“Në kuptimin morfologjik të fjalës nocioni “korrupsion” rezulton të jetë sinonim i fjalës vjedhje, që do të thotë përvetësimi në mënyrë të fshehtë i diçkaje që është pronë shoqërore a pasuri e tjetër kujt. Sipas “Transparency International”, korrupsioni është abuzim i fuqisë së përvetësuar si dhe thyerje e autoritetit për përfitime personale. Politika e ngritur mbi shtrati e keqpërdorimit të pushtetit, ndërlidhjes me biznesin e paligjshëm dhe e inkriminuar, nuk kishte si të mos shtrijë rrjetin e saj gjithandej ku do të duhej të vepronte shteti edhe në lëmin e bujqësisë”, thotë Ramabaja për gazetën “Bota sot”.

Ramabaja thotë se, më 2 gusht 2019, si deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, njëherit dhe anëtar i Komisionit parlamentar për Bujqësi, Salih Zyba, kishte dorëzuar kallëzim penal për ish ministrat e Bujqësisë, Nenad Rikallo, Memli Krasniqi, Blerand Stavileci, sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë, Kapllan Halimi, drejtorin e Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë, Ekrem Gjokaj dhe ish drejtorin e kësaj agjencie, Elhami Hajdari.

“Me atë rast ai pat pohuar se me “dhjetëra fermerë për vite të tëra kanë kallëzuar në prokurori, në polici për keqpërdorimet e mëdha qoftë me grantet e qoftë me subvencionet.” Sinjalizimet për shndërrimin në sistem të keqpërdorimeve në këtë fushë, ishin paraqitur edhe në trupat e legjislativit. Me atë rast, deputeti në falë, pat ftuar Auditorin e Përgjithshëm që të dorëzojnë në Prokurori Raportin e performancës lidhur me procesin e menaxhimit të granteve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë, publikuar në maj 2019”, thotë ai.

Ramabaja kujton se, neni 24 i Ligjit për Auditorin e përgjithshëm dhe Zyrën kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, e obligon këtë institucion të veproj kur gjen shkelje dhe keqpërdorime të parasë publike.

“Kallëzim i dorëzuar nga deputeti Salih Zyba atëbotë mbulonte çështje: garantet në shumën 4 milionë euro të dhëna për 4 konzorciome dhe një kompani secila prej tyre e lidhur drejtpërdrejtë me drejtues politkë dhe ish ministra si dhe keqpërdorimet prej vitit 2014 në këtë fushë. Si duket, krimi për kohë të gjatë ishte etabluar në këtë ministri. Qeveria ilegjitime Hoti, duket se në çastin kur Task Forca e krijuar brenda Policisë së Kosovës kishte filluar të hetojë lëndë që gjurmët e korrupsionit e dërgonin tek “peshqit e mëdhenj” të LDK-së, me në vendim të veçantë e pat shuajtur! Pjesë integrale dhe e domosdoshme e sistemit të drejtësisë është gjyqësori i pavarur, i paanshëm, me integritet dhe efikas. Por, për të arritur këtë, nivelet më të larta hierarkike të sistemit të drejtësisë dhe jo vetëm, do t’i nënshtrohen procesit të vetingut, potencohet në prioritetet që do ët ketë Qeveria Kurti 2”, thotë ai.

Sipas tij, nëpërmjet këtij procesi synohet të arrihet integriteti gjyqësor dhe prokurorial me qëllim që të arrihet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

 “Duke pasur parasysh rëndësinë e këshillave, procesi i vetingut do të nisë nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial. Tek atëherë mund të priten suksese reale në luftën kundër krimit, siç u shpërfaq sot në mediat vizive. Qeveria Kurti 2 do jam i prirë të besoj se do të dëshmojë përkushtim në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në prioritetet e publikuar të Lëvizjes Vetëvendosje potencohet se, me qëllim që të instalohet plotësisht Shteti i së drejtës, do të shtohen kapacitetet njerëzore dhe profesionale në departamentin special në kuadër të Gjykatës Themelore ne Prishtine dhe asaj të Apelit. Por, krahas vlerësimit të nevojave në sistemin gjyqësor, duke pasur parasysh rëndësinë, Qeveria Kurti pres t’i shtojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale, duke bërë të mundur edhe ndarjen në departamente dhe do të ketë trajnime dhe profilizime të tyre varësisht nga veprat që hetojnë”, thotë Ramabaja.

Ai shton se, gjithsesi se prioritet do të ketë edhe legjislatura që mundëson konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

“Shteti i së drejtës duhet të fillojë të veproj shpejt. Vetëm ashtu arrijmë që të realizojmë të drejtat themelore të qytetarëve. Sundimi i ligjit është një nga parimet themelore të Republikës funksionale që e gjakojmë”, përfundon dr. Sadri Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat