Politikanët nuk e fituan besimin e qytetarëve

Politika

Politikanët nuk e fituan besimin e qytetarëve

Nga: A.M. Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 16:59
Ilustrim

Opinionisti Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për fushatën që u zhvilluar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

“Para zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, u zhvilluar një fushatë me plotë tensione kundërthënie e fryje e linçime nga kundërshtarë politikë me të vetmin qëllim që të fitoheshin zgjedhjet nga parti të ndryshme politike për ta qeverisur vendin dhe zënë pozita të rëndësishme në institucionet më të rëndësishme të shtetit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka theksuar se kishte premtime nga më të ndryshimet nga subjektet politike dhe krerët e tyre, të cilave nuk u besuan qytetarët.

“Në të gjitha këto fushata politike u fol gjithçka, deri edhe në vlerësimin e vlerave të luftës dhe sakrificën sublime të atyre që u flijuan për lirinë e popullit të Kosovës dhe pavarësinë e Kosovës, që të siguronin sa më shumë vota dhe përkrahës për  t'i fituar zgjedhjet e parakohshme të  14 shkurtit 2021, për ta qeverisur vendit. U falë dhe u premtuar gjithçka, por nuk u tha qoftë edhe një fjalë e vetme për spastrimin etnik dhe gjenocidin e shtetit serb kundër popullit të Kosovës.

13 viti pas çlirimit politika Kosovare, krerët e kësaj politike të cilët mburren në mënyrë të përsëritur se ishin ata që ia sollën Kosovës Lirinë , nuk kanë bërë as gjë sa i përket grumbullimit të dhënave që kanë të bëjnë me gjenocidin serb anti shqiptarë,  në mënyrë që një ditë të paditët shtetit serb për gjenocid”, ka theksuar Bytyçi për “Bota sot”

Më tej, ai ka përmendur se çfarë kanë bërë politikanët gjatë kohës kur ishin në pushtet.

“Këta që zhvilluan fushatë parazgjedhore për t'i fituar zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021, kanë qëndruar gjatë në pushtet dhe i kanë patur të gjitha mundësit dhe kompetencat për t'i kushtuar kujdesin e merituar gjenocidit të shtetit serb, kundër popullatës shqiptare, mesa di unë nuk kanë bërë as gjë,  përveç përmirësimit të kushteve ekonomike për veti dhe familjeve të tyre.

Dyshohet të kenë kompensuar Autorë të jashtëm t'iu shkruajnë Libra Biografik me parat e popullit, për të kaluarën e tyre në luftë dhe politikë.

Janë këto të dhëna trishtuese për ata që mendojnë për të drejtat dhe të ardhmen e një populli që e meriton dhe për një histori tepër të dhimbshme të tij.

Qasja ndaj trajtimit të gjenocidit serb kundër popullatës shqiptare në luftën e fundit, në rrugë ndërkombëtare duhet sa më parë të merr vëmendjen e merituar nga klasa politike aktuale e Kosovës, në bashkëpunim dhe bashkëveprim  edhe me institucionet e drejtësisë ndërkombëtare penale për krime lufte”, ka pëfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat