“Rrahja gjoks e Kosovës rrezikon stuhinë turinjve nga Amerika”

Politika

“Rrahja gjoks e Kosovës rrezikon stuhinë turinjve nga Amerika”

Nga: N.Sh Më: 3 prill 2021 Në ora: 12:17
Flamuri amerikan dhe i Kosovës

Dialogu Kosovë-Serbi pas formimit të institucioneve të Kosovës, dhe pas zgjedhjes së Presidentit, ku besohet që do të bëhet Vjosa Osmani, do të rifillojë së shpejti.

Në këtë dialog bëhet thirrje që mos të ulet në tavolinë me Serinë pa prezencën amerikane.

Kështu vlerëson analisti Rexhep Shahu, i cili shton se, askush tjetër nuk i jep garanci Kosovës, përveç Amerikës.

Sipas tij, asnjëherë deri sot Kosovë nuk ka patur as do ta ketë fuqinë ta detyrojë Serbinë, sepse Serbia është arrogante dhe nuk do të lëshojë pe pa marrë koncesione jo nga Kosova por nga Evropa.

“Serbia e di më mirë se Kosova se e ka humbë Kosovën. Por donë të lerë një gozhdë në Kosovë si në përrallen e Nastradinit, që sa herë të dojë të varë xhaketën në atë gozhdë, që janë institucionet e saj fetare. Por Kosova ka fuqinë të mos lejojë të cenohet sovraniteti e integriteti i saj për ta pajtuar Serbinë që e ka humbe Kosovën. Unë lutem që të jetë seriozitet i palës së Kosovës pa megalomani, të jetë esëll pala e Kosovës dhe të mos bisedojë pa prani amerikane në bisedime. Çdo bisedim pa mbështetjen prani amerikane është stuhi në gotën e ujit. Shpresoj se Albini të jetë i kthjelltë dhe në bisedime teknike të ketë specialistë, kompetentë, shkencëtarë, dijetarë nga Kosova e jo zyrtarë e miq që të shkojnë në Bruksel për wekende. Shpresoj të mos rivalizojë si ortakë me presidenten jo unë jo ti jam i pari i Kosovës”, thotë Shahu për gazetën “Bota sot”.

Image
Rexhep Shahu

Ai pohon se, Albini me Vjosën e me ekipin duhet të bëhen esëll të mos lëshojnë pe, por as të fshihen as të ikin, por asnjëherë të mos bisedohet pa prani amerikane si e vetmja garanci.

“Askush nuk i jep garanci Kosovës veç Amerikës, sepse Amerika është investuar realisht, politikisht, ushtarakisht për lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe nuk është penduar. Çdo spërdredhje apo rrahje gjoksi para Amerikës është të gjuash me grusht turinjve veten tënde. Serbinë e detyron vetëm Amerika, ne shqiptarët vetëm mund ta ndihmojmë Amerikën nëse do të sillemi serioze, trima të vendosur dhe kompetent në bisedimet me Serbinë”, potencon ai.

Shahu thekson se, Kosova e ka paguar çmimin e lirisë e te pavarësisë, dhe nuk ka çfarë ti japë me Serbisë veç gjakut qe ka derdhur e mijëra e mijëra shqiptarëve që janë vrarë, dhunuar e përdhunuar, humbur e zhdukur.

“Serbët që udhëheqin sot kanë luftuar me armë për Serbinë, kanë qenë në luftë dhe e kanë të vështirë të nënshkruajnë formalisht atë që kanë nënshkruar pas luftës, humbjen e Kosovës. Serbët aktuale që drejtojnë Serbinë po tregohen pa dinjitet si shtetarë pasi qajnë gjithë ditën dhe mendojnë se loti i tyre do ta fshijë historinë, luftën e Amerikës për lirinë e pavarësinë e Kosovës”, përfundon Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat