“Momenti politik në BE është mjaftë i pa përshtatshëm”

Politika

“Momenti politik në BE është mjaftë i pa përshtatshëm”

Nga: A.M. Më: 1 maj 2021 Në ora: 14:12
Ilustrim

Qershori pritet të kthej në tryezë temën e dialogut. Rifillimin e dialogut e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Bruksel.

Kurti ka thënë se që ky proces të përgatitet mirë dhe të jetë parimor e me qytetarët si përfitues.

Gjithashtu, Kurti ka shtuar se do të takohen me partitë opozitare në Kosovë, në mënyrë që të kenë një dialog pa gabime.

Njohësi i çështjeve politike, Milazim Maraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka përmendur disa zhvillime në Kosovës të cilat ndodhën, si projekt i  Stanishiqit.

“Kosova ishte shteti demokratik dhe simpatik që po pritej me admirim nga shtetet demokratike të Botës edhe pse nuk ishte njohur ende. Vlerat e kombëtare të popullit tonë filluan më të madhe të njihen, shkruhen dhe komentohen nga analist, politikan dhe diplomat të shteteve të ndryshme të botës demokratike. Demokracia e Kosovës po ngritej  ngadalë edhe pse ishte mjaftë e përgjakur nga lufta. Kështu ndodhi deri në vitin 2004. Ky ishte viti i kthimit prapa, shpërthej projekti i Stanishiqit, të cilin po e realizonin shqiptaret. Ky vit ishte një paraqitje  e shëmtuar e portretit  të shqiptarëve të Kosovës”, ka shpjeguar ai për “Bota sot”.

Po ashtu,  ai ka shtuar se faturën e kësaj tragjedie po e paguan Kosova edhe tani.

“Tërbimi i disa shqiptarëve për pushtet u gjet në vijë të drejt të tërbimit të Serbisë që Kosova kurrë të mos behej shtet. Aktor të kësaj tragjedie kombëtare që nuk ishte shumë më e vogël se lufta janë në pushtet ose në luftë për pushtet. Faturën e kësaj tragjedie po e paguan Kosova edhe tani. Urojmë që kjo të përfundoj më shpejt”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Ndërkaq, Maraj ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Kurti i cili ka thënë në Bruksel se do të punojë në përgatitjen e dialogut, si dhe  do të bisedohet edhe më opozitën për këtë çështje.

Po ashtu, ai ka parashtruar disa pyetje lidhur më çështjen e dialogut dhe përfshirjen e opozitës në bisedime.

“Nuk pritej  as nga optimisti më i madh shqiptarë që Borell dhe Lajçak do të ndihmonin njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia. Takimet në këtë udhëtim të Kryeministrit të Kosove ishin të shumta.  Qëndrimi i Kryeministrit dukej i matur, deklarimi i tij që Qeveria do të punojë në përgatitjen e dialogut dhe do të bisedohet edhe më opozitën të krijon ndjenjë të mirë. Sa do të jetë kjo reale dhe sa do të jetë opozita racionale mbetet të shohim. A do të ketë inate apo arsye në mes të partive tona? A do të mbretërojë edhe më tutje ndjenja e shfrenuar për pushtet deri në masën që ishte në vitet e pas luftës ”Ose un në pushtet ose Kosova të mos behët kurrë shtet”? Ka shpresë pak që qeveria e Kosovës nuk do të ngutët dhe opozita do ta thërret ndihmë arsyen në vend të hakmarrjes së dëmshme për vendin dhe pa kuptim për botën e civilizuar. Momenti politik në BE është mjaftë i pa përshtatshëm. Mjafton që të mos bëjmë marrëveshje të dëmshme edhe nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje e favorshme për Kosovën”, ka përfunduar Maraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat