“Përpjekje të dështuara”, të shëmtuara e humbëse përpjekjet për ta denigruar Donika Gërvallën

Politika

“Përpjekje të dështuara”, të shëmtuara e humbëse përpjekjet për ta denigruar Donika Gërvallën

Nga: A.Z Më: 12 maj 2021 Në ora: 16:48
Donika Gërvalla

Janë duke vazhduar kritikat ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës.

Madje, këtë herë duke hapur edhe llogari të rrejshëm në emër të saj.

Gërvalla ka mohuar të ketë hapur llogari në rrjetin social ‘Instagram’.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se janë hapur llogari të rrejshme në emrin e saj.

“Kontot e rrejshme në emrin tim. Pasi nuk funksionuan sulmet e hapura, tani paska filluar beteja me falsifikime kibernetike. Asnjë nga lajmet e sotme nuk janë të vërteta. As nuk kam dhe as nuk kam pasur konto në Instagram. Një medium serioz para se ta publikojë lajmin, interesohet për burimin”, ka shkruar Gërvalla.

Lidhur me këtë, analisti dhe profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se opozita është duke u munduar me çdo mënyrë për ta poshtëruar Gërvallën, por që nga fillimi janë të dështuar, sepse ajo do të përfundojë fitimtare.

Mehazi thekson se burrat e opozitës duhet të kenë turp për të poshtëruar një zonjë si Gëvalla, e cila proceset diplomatike mundohet t’i dërgojë për të mirën e Kosovës.

“Thënia, se lisin e lartë e merr era më shumë sesa lisat e vegjël, kështu ndodh edhe me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën, të cilën, opozita mundohet me çfarëdo lloj metodash e mënyrash ta denigrojnë e poshtërojnë kështjellën e fortë, pasardhësen e Jusuf Gërvallës, Donikën, por të gjitha përpjekjet e shëmtuara të partive opozitare që në start janë të dështuara. Së pari u munduan politikisht ta deklasojnë, por opozita doli humbëse, ja tani mundohen ta poshtërojnë me disa llogari të rrejshme në emër të saj, por edhe këtu do dështojnë, zonja e nderuar Gërvalla do të dalë fitimtare para këtyre gënjeshtrave të opozitës. Burrave të opozitës si nuk ju vjen turp t'i vërsulen një gruaje, zonjës së hekurt Donika Gërvallës e cila pa pardon, pa frikë e me përgjegjësi të madhe mundohet të çojë proceset diplomatike në të mirën e Kosovës”, deklaroi Mehazi.

Tutje, ai shtoi se kritika mund të ketë edhe ndaj ministrave të tjera, por opozita e ka humbur logjikën dhe i vërsulen Gërvallës, sepse e shohin të vetmuar dhe se nuk ka se kush t’i dalë zot.

“Është për t'u çuditur se pse nuk kritikohen ministrat që ndikojnë direkt me qytetarët e Kosovës, sikurse që janë: ministria e arsimit, e shëndetësisë, e punësimit dhe sociales, e kulturës, drejtësisë e ekonomisë, po i vërsulen Ministres së Punëve të Jashtme Gërvallës, që prezanton Kosovën në botë. Absurditeti politik i opozitës është se aq e kanë humbur logjikën, sa që në vend të kritikojnë ministrat e LVV-së brenda Kosovës, ata kritikojnë ministren e diplomacisë jashtë Kosovës, Donika Gërvallën. E shohin se është e vetmuar, babanë ia kanë vrarë, burrin gjerman e i vërsulen pse s'ka kush t'i dalë zot, aq sa e detyruan të reagojë dhe bashkëshorti i Gërvallës”, ka përfunduar Sulejman Mehazi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat