Zeqiraj paralajmëron “komandantët”: Donika Gërvalla ka materiale të bollshme për…

Politika

Zeqiraj paralajmëron “komandantët”: Donika Gërvalla ka materiale të bollshme për…

Nga: M.H. Më: 23 maj 2021 Në ora: 21:31
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, foto ilustrim nga "Bota sot"

Në fillim të muaji maj ka qenë temë diskutimi lirimi me kusht i ish-ushtarëve të UÇK-së në qoftëse gjejn shtetet e treta që garantojnë për ta.

Menjëhere pas këtij lajmi qarkulluan lajme se shteti i Kosovës duhet të garantojë për ata mirëpo del të jetë që Kosova mund të garantoj,

Kosova nuk mund të shërbejë si garantuese për lirimin me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngase garancia nuk kërkohet nga shteti amë, kishte thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Sipas Kryeziut, “gjyqtari Kai Ambos, në opinionin e tij të ndarë nga vendimi për refuzimin e kërkesës për lirim me kusht, eksploron mundësinë që në të ardhmen ‘shtete të treta’ të mund të shërbejnë si garantues të mundshëm për ndonjë të akuzuar. Por Kosova nuk është ‘shtet i tretë’, sepse Gjykata është ligjërisht e Kosovës”.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot” ka folur opinonisti dhe analisti nga Gjermania idriz Zeqiraj, i cili u shpreh se opozita po gjejnë çdo lloj mënyre që të akuzojnë pozitën në lidhje me ngjarjet në vend.

Sipas analistit është vet shteti I Kosovës ai që ka filluar të luftojë krimin dhe korrupsionin prandaj të kërkosh tash të ndërhyshë në to është e palogjikshme, prandaj kjo nismë fisnike duhet të vazhdojë deri sa të zbulohen të gjitha krimet.

"Kur s`ke punë, luaje derën", - thotë një shprehje popullore! Një sulm koral, krejt artificial, ka shpërthyer kundër shtetarëve e qeveritarëve: Vjosë Osmanit, Albin Kurtit, Donikë Gërvallës, Glauk Konjufcës, me shokë. Kërkesë absurde për pushtetarët aktual të Kosovës: "Garantoni mbrojtjen në liri të të akuzuarëve nga Gjykata Speciale!" Katërshja në burgun hetimor në Hagë, janë nën akuzën e rëndë, për të paktën 100 krime të luftës dhe të pas luftës, kryesisht shqiptarë të pafajëshëm. Kur qeveria i ka shpallur luftë krimit të organizuar dhe hajnisë zyrtare, e zbutur me fjalën e huaj "korrupsion", tani, provokohet, vrazhdësisht, nga disa horrakë e horrake, për të demantuar dhe ndërprerë nismen fisnike, të luftës kundër krimit dhe të korrupsionit! Të anashkalosh dhe mohosh, përcaktimin qeveritar, premtimin dhënë shqiptarëve të Kosovë dhe të botës, se do të hetojnë, zbulojnë dhe do të kërkojnë ndëshkim të krimeve të soldateskës serbo-sllave dhe të kriminelëve vendorë shqip-folës, është ndërhyrje e padrejtë, alogjike dhe skajshëm provokative”, u shpreh analisti.

Tutje, Zeqiraj thotë se opozita nuk duhet të i pengojë qeverinë për proceset e punës dhe se kërkesa për lirimin dhe garantimin e mbrojtjes në liri, nga shtetarët dhe pushtetarët e Kosovës do të ishte provokim i rëndë për shumë qindra familje, të cilave u janë ekzekutuar familjarët për arsye, thjeshtë, politike, marrje të pushtetit me dhunë.

Image
Idriz Zeqiraj

“Prandaj, qeveria kërkon nga kritikuesit paushall dhe iracional, "na lini të punojmë, për realizimin e premtimeve tona elektorale, në plotësimin e programit qeverisës, për drejtim dhe zhvillim të vendit!" Presidentja e Republikës të Kosovës, ka bërë të qartë, me kohë, se nuk ndërhynë në punët e drejtësisë. Madje, kam denoncuar dhe kërkuar, të hetohen dhe të dënohen të gjithë ata që kanë bërë ndërhyrje, në sistemin e dretësisë, përgjatë dy dekadave. Sepse, kanë favorizuar krimin dhe hajninë zyrtare, rrjedhimisht, rrënimin moral dhe ekonomik të Kosovës tonë. Kërkesa për lirimin dhe garantimin e mbrojtjes në liri, nga shtetarët dhe pushtetarët e Kosovës, të atyre që akuzohen për krime lufte në Hagë, do të ishte provokim i rëndë dhe nonsens i madh, për shumë qindra familje, të cilave u janë ekzekutuar burra, djemë e vajza, për arsye, thjeshtë, politike, marrje të pushtetit me dhunë! Dhe, shtetarët e pushtetarët janë para sprovës së madhe: Të jenë me popullin, i cili, në masën tej 85 %, janë për hetimin, zbulimin dhe ndëshikimin e krimeve, në përgjthësi, dhe të atyre politike, në veçanti. Apo të bëhen pjesë e krimit, duke ndërhyrë, paligjshëm, në punët e Gjykatës Speciale”, tha analisti.

Ndër të tjera Zeqiraj thotë se Donika që nga vegjëlia edhe pse në mungesë të babit ka luftuar për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve duke u bërë kështu një veprimtare e madhe politike në Mërgatën shqiptare.

“Donika Gërvalla ishte vetëm 10-vjeçare, kur babai i saj, Jusuf Gërvalla, i mirënjohuri nga bota shqiptare, për veprimtari artistike, politike dhe atdhetare, u atentatua nga UDB-a jugosllave, në bashkëpunim me agjentët e saj shqipfolës, të karikuar me ideologjinë komuniste-enveriste-sllaviste! E rritur pa babanë, Heroin Gërvalla, por, nën përkujdesjen e nënës nga afër dhe të xhaxhallarëve nga larg, në vitet `90-a, i bashkohet Lëvizjes Studentore", në Tiranë dhe, pastaj, LDK-së në Gjermani. Në cilësinë e nënkryetarës, ajo u shqua në aktivitete, në ndihmë të Kosovës, duke u bërë veprimtarja më e madhe politike në Mërgatën shqiptare”, thekson analisti.

Ai thotë se të gjithë këtë mund të Gërvalles ia vodhën dhe vranë ata që luftuan për para dhe pushtet.Mirëpo as kjo nuk e ndaloi që Gërvalla të luftojë për të sjellë drejtësinë që duhej në vend.

Gërvalla sipas analistit ka ideale dhe parime të mëdha pasiqë është një luftëtare e madhe diplomatike e politike.

“Donikë Gërvalla iu gëzua çlirimit, lirisë së Kosovës, për të cilën kishte punuar shumë. Por, disa "komandantë", nën siglën e UÇK-së, në luftën për pushtet e pasuri, ua ngrinë buzëqeshjen e lirisë, shqiptarëve të Kosovës dhe atyre botërorë. Thënë troç, e përgjakën Kosovën, e vranë dhe e vodhën, për pushtet dhe para. Donika, pinjolle e Familjes Gërvalla, që daton me gjurmë historie, të paktën, prej tre shekujsh, duke parë krimet makabre të disa "komandantëve" të çartur, të handakosur, të çoroditur e marrosur, nuk mund të heshtë. Sepse, në shpirtin dhe medjen e saj, gelon ndjenja fisnike e drejtësisë, pa të cilën nuk ka as liri dhe as demokraci. Dhe, që këtej buron forca, guximi i saj qytetar dhe intelektual, për ta luftuar krimin dhe kriminelët. Në jetën e idealistëve të mëdhenj, të luftëtarëve të pakompromis, nuk ka veprime të rastësishme. Përkundrazi, ka aspirime e parime, për realizimin e qëllimeve madhore, siç është çlirimi, liria e Atdheut. Pikërisht, e tillë është luftëtarja më e madhe diplomatike e politike, Donikë Gërvalla”, thotë Zeqiraj.

Nga ana tjetër ai cek që nuk është rastësi denoncimi i vrasjeve politike nga ana e Gërvalles pasiqë ajo ka infomacione të bollshme në lidhje me këto vrasje poltike dhe padyshim që ajo ka pasur qëllimë fisnike për të i ndaluar këto veprimitari kriminale siç i quan Zeqirja “komandantëve” arrivistë e karrieristë.

“Nuk është rastësi denoncimi i vrasjeve politike, duke nominuar edhe eksponentët e krimit, nga heroina Donikë Gërvalla, si: ushtarakët luftëbërës të FARK-ut, përfshi Ministrin e Luftës, në kohë lufte, Kolonel Ahmet Krasniqin; bashkëpunëtorët e ngushtë të Presidentit Rugova; veprimtarët dhe aktivistët e LDK-së; gazetarët e luftës dhe të pasluftës; kuadrot e hershëm të LPK-së, të parë si konkurrentë potencialë për pushtetin e pritshëm! Donikë Gërvalla duke qenë emergjencë politike dhe diplomatike e luftës, para dhe gjatë luftës, ajo ka informacion të bollshëm. Andaj, edhe është, tërësisht, e saktë në deklarimet e saj, në vijimësi. Si të tilla, këto denoncime dhe deklarime publike, madje, në mediumet prestigjioze të përbotshme, kanë qenë bazë informative, për Kosovën dhe botën. Dhe, kjo ka pasur qëllim fisnik, për ta ndaluar veprimtarinë kriminale të disa "komandantëve", arrivistë e karrieristë, me vesin e lakmisë për pushtet e lekë, qoftë edhe me metoda të përdhunshme, të përgjakshme. Dhe, realisht, ashtu ndodhi”, nënvizoi Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat