“Po ulërinte si bishë”/ Mësohet arsyeja pse Gjergj Dedaj eskaloi pas shkarkimit nga detyra e Ambasadorit

Politika

“Po ulërinte si bishë”/ Mësohet arsyeja pse Gjergj Dedaj eskaloi pas shkarkimit nga detyra e Ambasadorit

Nga: N.Sh. Më: 25 maj 2021 Në ora: 16:13
Gjergj Dedaj

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, javën e kaluar ka shkarkuar 16 ambasadorë e konsujë.

Ministrja Donika Gërvalla, së bashku me presidenten Vjosa Osmani morën një vendim të tillë, për shkarkimin e stafit diplomatik në botë, për të cilët menduan se janë të emëruar politikisht.

Në këtë ‘rrjetë’ të shkarkimit u zu edhe ambasadori në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj.

Dedaj në Kosovë ëshë vlerësuar se ka mbetur i përktheluri i Hashim Thaçit, për shkak të shantazhit që ia bëntë me historinë e Qirezit gjatë luftës në Kosovë.

Dedaj i cili ishte me një delegacion të Kosovës në vizitë në Drenicë, gjatë luftës ishte arrestuar nga Hashim Thaçi me grupin e tij.

Ai kishte rrëfyer për këtë ngjarje, ku pas ndalimit nga Thaçi, ishin arrestuar dhe maltretuar, për shkak se ishin delegacion i dërguar aty nga presidenti Ibrahim Rugova.

Siç rrëfehente Dedaj ata i ndalojë Hashim Thaçi me njërëzit e tij.

‘Kur e panë se kush jemi, se jemi të vijes institucionale na tha jeni të arrestuar me arsyetim se jemi të vijës së Ibrahim Rugovës’.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Për shkarkimin e Dedajt, ka folur edhe prof. Dr. Binak Maxharraj i cili thotë se, kjo i erdhi si rrufe Dedajt.

“Kur dëgjoi për këtë që i ndodhi ai u prish, u qart, u bë një bishë njeriu që po ulërinte për shkak të prishjes së rehatis së tij prej diplomati, duke harruar se në këtë post kishte ardhë me shnatazhe, dhe duke harruar se në skenën politike tashti po fryejn erëra tjera, e jo ato të keqpërdorimeve dhe shantazheve. Dhe u qart Gjergj Dedaj duke gjuajt fjalë ofendeuse në drejtim të Donika Gervallës, e sidomos në drejtim të Presidentes Vjosa Osmanit, ku në reagimin e parë të tij thotë se: “Për këtë befasi jo të këndshme jam njoftuar edhe zyrtarisht. Ky është një vendim arbitrar, tendencioz, skandaloz i presidentes Osmani””, shprehet Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Gjergj Dedaj e ka humbur orientimin normal dhe mendon se me shkarkimin e tij është edhe fundi i botës të cilën edhe po e përjeton shumë rendë, shumë keq deri në çmendi.

“Ai është bërë si bishë e qartur i cili po ulëron nga Maqedonia me fjalë fyese, denigruese për personalitetin e Donika Gërvallës dhe Vjosa Oasmnit. Dedaj e ka quajtur Vjosa Osmanin si presidente që erdhi me “grushtshtet” në pozitën e saj, si presidente e kontrabanduar, madje shkoi aq larg sa që e quan me emrin e politikanes Lenka Çuka, por Dedaj shkon edhe më larg duke e qujatur shkarkimin e tij si një diskriminim bash si në kohën e Millosheviqit. I revoltuar në qenien e tij egoiste Gjergj Dadaj lëshon edhe fjalë të mëdha duke e sifiduar edhe shtetin e Kosovës se pasi që qenka shkarkuar politikisht, pa bazë, ai nuk do ta lëshoj postin e ambasadorit me rastin e emërimit të ambasadorit të ri, pa e përfunduar mandatin e tij të plotë si ambassador”, pohon profesori.

Sipas tij, Dedaj ka refuzuar të kthehet në Kosovë, sepse e ka të qartë se më nuk e ka Hashim Thaçin me ia lëmuar shpinën duke e mbrojtur dhe dhënë poste pa meritë.

“Por Gjergj Dedaj si një njeri i aferave dhe skandaleve nuk ndalet me kaq, vazhdon avazin e tij të sjelljes si njeri i pa tru që nuk mendon esull dhe që nuk e kupton se në Kosovë ka ndryshuar çdo gjë, se në pushtet janë njerëz që i ka zgjedhë populli me votën e tyre me mbi 50% të votave, nuk e kupton se njerëzit e tij nuk janë më në skenën politike, se koha e tyre e skandaleve dhe aferave në drejtim të shkatërrimit të shtetit ka përfunduar përgjithëmonë, dhe se vendimet e rendësishme për shtetin i marrin njerëzit tjerë të pakorruptuar dhe të pashantashuar. Edhe përkundër të gjitha këtyre Gjergj Dedaj e sfidon qeverinë dhe presidencën se nuk e lëshon pozitën e ambasadorit në Shkup, se do të qëndroi aty duke e sfiduar qeverinë me sjelljet e tij arrogante, duke e porositur ambasadorin e ri se të mos niset për në Shkup, se do ta zënë belaja dhe se mund të ketë konflikt me atë qeë pretendon të ia zë vendin e tij”, vazhdon ai.

Megjithatë Maxharraj nuk beson se mund të ndodh një skenarë i tillë.

“Një njeri i krisur, i çmendur për pushtet nuk mund ta sfidoj një shtet. Edhe nëse Gjegj Dedaj instiston në ndonjë konflik, siç thotë ai, me amabasadorin e ri, shteti ka instrumentet e veta që e detyron Gjegj Dedaj të liron dhe të largohet nga Ambasada në Shkup, kurse skandali dhe turpi mbetet te vet Gjergj Dedaj”, potencon profesori.

Ai vazhdon se kjo sjellje e Dedajt është për të ardhur keq, duke shtuar se është mjerim intelektual edhe për të personalisht.

“Gjergj Dedaj assesi nuk po mund të kupton që pas qëndrimit të tij gati 20 vjeçarë në pushtet duhet ta lëshoj pozitën e tij të fundit, dhe të mbetet pa pushtet i cili ishte adaptuar me jetën në pushtet dhe previlegjeve të pushtetit dhe më këtë nuk po mund të pajtohet duke krijuar kësi aferash dhe skandalësh, me ofendime ndaj krerëve të shtetit të Kosovës. Dhe kështu merr fund një jetë e një politikani të padinjitetshëm, me afera dhe skandale të ndryshme”, përfundon profesor dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat