Sulmet ndaj Donika Gërvallës/ Kjo është frika kryesore e PDK-së

Politika

Sulmet ndaj Donika Gërvallës/ Kjo është frika kryesore e PDK-së

Nga: P.R Më: 3 qershor 2021 Në ora: 22:04
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme dhe Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, është bërë sërish cak i sulmeve ndaj saj.

Madje PDK dhe Organizata e Veteranëve të UÇK-së po e kërkojnë dorëheqjen apo shkarkimin e saj.

“Kjo spo koment. Me deklaratën e dytë ajo e ka për qëllim njollosjen e punës së ushtarëve të UÇK-së. Çfarë qëllimi e ka e dinë vetëm ajo. Ajo nuk I mbron interesat e shtetit të Kosovës. Edhe me deklaratat e pamatura dhe të papjekura nuk e meriton me qenë ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës”, ka thënë Metush Kryeziu, anëtar i kryesisë së OVL-së.

Por sipas analistit politik, Faton Mehmeti, sulmet ndaj Donika Gërvallës, janë sulme Listës Vjosa.

Image
Faton Mehmeti

“Fushata ndaj Donikës është fushatë ndaj Lista Vjosës, konkretisht ndaj fitores së tyre me 14 shkurt. Partitë e dala nga lufta e fundit janë të acaruara me humbjen në zgjedhjet e fundit, andaj po kërkojnë me çdo kusht një fajtor dhe kanë etiketuar Donikën tabelë qitjeje”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, shqetësimi kryesor i PDK-së është frika nga Gjykata Speciale.

“Fatkeqësisht në vend se të merren me veten, po merren me Donikën dhe konkretisht VV dhe Lista Vjosën; e të cilat s’janë fajtore për humbjen e tyre në kuptimin që ata vet me veprimet e tyre kanë humbur pushtetin. Frika nga Gjykata Speciale është shqetësim kryesor për PDK dhe të terët nga lufta, të cilët po korrin atë që kanë mbjellur”, shprehet analisti Mehmeti.

“Donika është shënjestër meqenëse s’ka "krah" të fortë , e të cilët po e shfrytëzojnë nga PDK për të shfryer mllefin e humbjes së pushtetit”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat