Ftesa për eksperte në dialog, analisti tregon a duhet të jetë pjesëmarrëse Edita Tahiri

Politika

Ftesa për eksperte në dialog, analisti tregon a duhet të jetë pjesëmarrëse Edita Tahiri

Nga: A.Z Më: 4 qershor 2021 Në ora: 16:47
Edita Tahiri

Kryeministri Kurti, para rifillimit të dialogut ka krijuar një grup të ekspertëve të cilët do t’i ndihmojnë në procesin e dialogut.

Ftesë për t’iu bashkangjitur këtij grupi ka pasur edhe ish-kryenegociatorja Edita Tahiri.

Ajo ka thënë se nuk ka pranuar të jetë pjesë e dialogut në cilësinë e ekspertes.

“Po kam pasur ftesë, por unë nga profili nuk jam eksperte, unë jam politikane, kam qenë negociatore e paqes në Rambuje, kryenegociatore në Bruksel pra në cilësinë e ekspertes nuk kam pranuar të marrë pjesë në këtë proces”, tha ajo.

Lidhur me këtë, analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se ende nuk është e sigurt nëse ka pasur apo jo Tahiri ftesë për këtë, por Memeti thekson se është kundër përfshirjes në negociata ata të cilët kanë qenë më parë, e që në këtë rast edhe dështimi është i sigurt.

Sipas tij, nëse emërohet Tahiri, nuk do të ketë asnjë sukses, megjithatë kjo ftesë mund të jetë edhe marketing nga vetë ajo.

“Nuk e dimë akoma se a është e vërtetë se Edita ka pasur ftesë për tu bashkuar me grupin për dialogun me Serbinë, edhe në cilësinë e ekspertes. Sido që të jetë, në parim po them se jam kundër përfshirjes në negociata të atyre që kanë qenë pjesë e saj duke mos arritur rezultate, në këtë aspekt, po them se emërimi i sërishëm i personave të njëjtë nuk garanton sukses, për më tepër edhe dështimi është i sigurt. Edita nuk ka arritur ndonjë sukses të madh, për më tepër të gjitha marrëveshjet që ajo ka arritur nuk kanë funksionuar, kështu që nuk pres nga Edita diçka të mirë, edhe në rast se emërtohet. Megjithatë, po rikthehem prapë, akoma nuk ka konfirmim nga qeveria për deklaratën e saj, e cila mund të jetë edhe marketing për veten e saj”, ka deklaruar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat