Zbulohet arsyeja e miqësisë së Ramës me Vuçiqin, këto janë qëllimet e Serbisë

Politika

Zbulohet arsyeja e miqësisë së Ramës me Vuçiqin, këto janë qëllimet e Serbisë

Nga: A.Z Më: 1 gusht 2021 Në ora: 16:04
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Open Balkan, Ballkan i Hapur, kështu do të quhet në vazhdim inciativa e shengenit Ballkanik. 

Ky ndryshim emri për t’i dhënë mundësi Kosovës, Malit të zi dhe Bosnje Hercegovinës për t’iu bashkuar kësaj iniciative të cilën kryeministri Edi Rama e quajti si një projektim drejt të ardhmes.
 
Pa ia përmendur emrin Albin Kurtit nga Shkupi kryeministri ishte i ashpër jo vetëm me shefin e qeverisë së Kosovës por edhe me ata që thonë se nga kjo iniciativë përfituesi më i madh është Serbia.

Lidhur me këtë, analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se qëllimi i Ramës duke e ndihmuar Serbinë, është fuqizimi përmes daljes në det, madje kështu po bën tradhëti kombëtare.

Mehmeti tutje ka theksuar se “Open Ballkan”, është qëllim i projektit serbo-rus për dominimin në Ballkan.

“Edi Rama me apo pa vetëdije po bën tardhëti kombëtare duke ndihmuar Serbinë në synimet dhe qëllimet e saj për fuqizim përmes daljes në det. Ledhatimet dhe favoret që Rama po ia bën Serbisë dhe në anën tjetër duke anashkaluar Kosovën, është rast i pashembullt që një kryeministër shqiptar ka bërë. Mjafton të përmendet fakti se Serbia me Vuçiqin janë idhtarët e kësja ideje për të kuptuar se kjo është pro Serbisë dhe kundër Kosovës. "Open Ballkan" është ndryshim nga emri dhe qëllimi i vërtetë i projektit serbo- rus për dominim në ballkan, me Shqipërinë që është bërë pjesë e kësaj ideje anti shqiptare”, ka deklaraur Faton Mehmeti për “Bota sot”.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat