Rritja e rasteve në Kosovë ka marr hov. Ditët e fundit po dalin mbi 2 mijë të infektuar.
E, më 17 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.
Blerim Syla nga Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë i ka ardesuar publikisht presidentes Vjsoa Osmani që të anuloi zgjedhjet për shkak të numrit të lartë të të infektuarve.
Analisti Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se fushata zgjedhore duhet të ndalohet për të parandaluar përhapjen edhe më të madhe të infektimeve.
Apsolutisht duhet të ndalohet fushata zgedhore e partive politike për zgjedhjet lokale për shkak të përmasave të infektimit nga Covid‐19, përkatësisht të variantit Delta. Përhapjen e infeksionit të popullatës nga koronavorusi i variantit Delta nuk e arsyeton as një aktivitet politik apo fushatë të partive politike në zgjedhjet lokale të tetorit”, thotë analisti.
Sipas tij, për mbrojtjen e qytetarëve, fushata politike duhet të mos mbahet në zgjedhjet lokale.
“Nuk ka asgjë më të rëndësishme se mbrojtja e shëndetit të popullatës, prandaj fushata e partive politike në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në muajn tetor 2021, duhet të ndalohet gjithsesi për shkak të mos përhapjes se infeksionit nga pandemia e koronovirusit e cila po përhapet me shpejtësi dhe po merrë jetë njerëzish pa mëshirë në vendin tonë”, përfundon Bytyçi.