Dëshmitarët e Gjykatës Speciale po etiketohen nga të akuzuarit dhe ata që kanë bërë krime

Politika

Dëshmitarët e Gjykatës Speciale po etiketohen nga të akuzuarit dhe ata që kanë bërë krime

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 24 shtator 2021 Në ora: 20:33
Gjykata Speciale

Tashmë një kohë të gjatë, pra që nga themelimi i Gjykatës Speciale, kemi akuza nga më të rëndat për dëshmitarët e kësaj gjykatë.

Akuzat ndaj dëshmitarëve janë tronditëse kohën e fundit. Ata po fyhen dhe po etiketohen si bashkëpunëtorë të Serbisë.

Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë, pasi që, dëshmitarët janë personat që ishin rrahur apo maltretuar nga të akuzuarit.

Madje dëshmitarë do të jenë edhe shumë familjarë të viktimave të të vrarëve, e që autorët e atyre vrasjeve nuk janë zbardhur asnjëherë nga gjykatat në Kosovë.

Një dëshmitar tashmë ka filluar të jap dëshminë e tij në Gjykatën Speciale.

Në seancën e parë gjyqësore, të mbajtur më 15 shtator, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte deklaruar se viktimat në rastin e Salih Mustafës, (ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohet për krime lufte), ishin shqiptarë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar argumentoi se viktimat nuk ishin spiunë, por "shqiptarë të pafajshëm të Kosovës, krimi i vetëm i të cilëve ishte se ishin parë nga të tjerët, për një arsye apo tjetër, ishin parë si pengesë e UÇK-së dhe udhëheqësve të saj dhe prandaj ishin etiketuar si bashkëpunëtorë".

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Lidhur me atë se pse dëshmitarët e Gjykatës Speciale po etiketohen dhe akuzohen si bashkëpunëtorë të Serbisë, për “Bota sot”, kanë folur edhe disa njohës të çështjeve politike.

“Të zbulohen vrasjet”

Image
Analisti Faton Mehmeti

Analisti Faton Mehmeti, ka theksuar se nëse kërkon drejtësi, si mund të etiketosh dikë si bashkëpunëtor i Serbisë, madje ai shtoi se, për më tepër po akuzohen ata që vranë shqiptarë vetëm se ishin me njërën nga partitë politike.

Ai tha se paqja mund të arrihet, vetëm duke i zbuluar vrasjet, dhe fajtorët duke marrë dënimin.

“Etiketohen nga ata që janë të akuzuar, dhe ata që kanë bërë krime. Si mund të etiketosh dikë si bashkëpunëtorë i Serbisë nëse kërkon drejtësi. Krimi nuk ka etni, krim është krim dhe si i tillë duhet trajtohet dhe gjendet fajtori. Kushdo që ka bërë krime duhet të përgjigjet për veprimet e tij. Askush nuk po akuzohet për luftë në front, për më tepër po akuzohen ata që vranë shqiptarë vetëm se i përkisnin një partie politike shqiptare. Vrasjet duhet të zbulohen që të gjitha, fajtorët të marrin dënimin, vetëm kështu arrihet paqja e përhershme për të cilën kanë nevojë familjarët e të vrarëve”, tha ai.

“Të hulumtojmë mbi faktet”

Image
Analisti Hidajet Ahmeti

Analisti Hidajet Ahmeti, ka theksuar se nëse gjykata funksionon profesionalisht, çdo tentativë që dëshmitarët nuk ofrojnë fakte, por mundohen me fabriku të vërteta, duhet të marrin përgjegjësi për deklarime të rrejshme.

“Dëshmitarët e Gjykatës Speciale kanë përgjegjësi në deklarimet e tyre, pasi prova është arma me të cilat vepron e funksionon trupi gjykues. Çdo tentativë që dëshmitarët në rastin e Gjykatës Speciale nuk ofrojnë fakte, por mundohen me fabrikua të “Vërteta” për qëllime të tjera atëherë duhet të marrin përgjegjësi për deklarime të rrejshme, kuptohet nëse gjykata funksionon në brenda domenit profesional e objektiv. Mendoj se nuk është e rrugës të japim konstatime mbi çështjet për të cilat nuk kemi prova e, në këtë rast për dëshmitarët e Gjykatës Speciale”, tha ai.

Tutje ka shtuar se duhet hulumtuar mbi faktet në ofrohen, ndërsa sipas tij, është e natyrshme që opinionin publik të ndërtoj një gjuhë të tillë.

“Në këto çështje duhet të hulumtojmë mbi faktet të cilat ofrojnë, kuptohet nëse lejohet qasje në deklaratat e tyre dhe krejt në fund, mbi ato të gjetura të japim konstatim. Është e natyrshme në një vend në tranzicion e më një shtet në konsolidim, opinioni publik të ndërtoj një gjuhë të tillë, pasi përvoja e shoqërisë tonë ka kaluar në një rrugëtim jo edhe aq të lehtë, ku regjimi serb përmes dhunës psikologjike dhe mjeteve tjera joshëse ka bërë për vetë individë të caktuar e që ju kanë shërbyer atyre për çështje informative”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat