Eksperti i sigurisë jep alarmin: Ky fenomen po e rrezikon sigurinë e Republikës

Politika

Eksperti i sigurisë jep alarmin: Ky fenomen po e rrezikon sigurinë e Republikës

Nga: N. Sh. Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 22:51
Flamuri i Kosovës

Një analizë e publikuar nga Transparencë Internaconal mbi korrupsionin në Kosovë dhe rrezikun që paraqet ky fenomen për sektorin e sigurisë së Republikës është alarmante.

Kështu vlerëson eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, i cili shton se, pas këtij publikimi shihet se deri tani qeverisja e korruptuar është mjaftë shqetësuese.

Sipas këtij publikimi, është konstatua se Kosova është vend me rrezik të lartë të korrupsionit në sektorin e Mbrojtjes.

Për këtë, Tërnava thotë se, pavarësisht ligjeve në fuqi të shtetit de strukturës së ndërtuar ato nuk janë zbatuar.

“Në bazë të 75 treguesve të përdorur në këtë matje, TI dhe KDI thekson se Kosova ka shënuar përparim të dobët në pesë fushat e rrezikut, duke marrë vetëm 42 pikë në total nga 100 pikët e maksimales”, thotë Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

 

Ai komenton këtë raport të TI-së dhe KDI-së, ku shton se,  Kosova duke qenë një lojtar i ri i sigurisë në rajon, ende po zhvillon aftësitë e saj mbrojtëse në një fazë fillestare dhe rreziqet e korrupsionit në këtë sektor janë tepër të të larta.

“Përderisa Kosova ka një kornizë të fortë legjislative për mbrojtjen, mbetet një boshllëk i dukshëm në zbatim, i cili ka rezultuar në mbikëqyrje të dobët parlamentare, transparencë të dobët, procedura të fshehta të prokurimit dhe një mjedis të pasigurt për sinjalizuesit. Sipas këtij indeksi, dështimi për të korrigjuar këto çështje mund të bëjë që shpresat për siguri dhe sundim më efikas të ligjit, dhe për një ushtri kombëtare profesionale rrezikojnë të shuhen përmes menaxhimit të keqfinanciar dhe korrupsionit, i cili mund të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme ambiciet në rritje rajonale dhe ndërkombëtare të shtetit të Kosovës dhe mekanizmat e tij të sigurisë”, shton ai.

Prandaj, sipas tij, kjo është një analizë, edhe një alarm serioz për institucionet që të kërkojnë më shumë seriozitet dhe qasje profesionale në organet e drejtësisë, prokurori dhe gjykata, që rastet që ndërlidhen me krim e korrupsion të ndiqen jo vetëm me prioritet, por edhe me seriozitet profesional dhe të pa ndikuar nga mafio politika.

“Të gjeturat kriminale nga institucionet ndërkombëtare që me fakte dhe argumente na ofrohen, dhe kërkojnë që të luftohen këto dukuri, kurse institucionet tona presin një kohë apo hezitojnë për ta luftuar krimin në përgjithësi duhet të ndërpritet si sjellje pasive dhe e papërgjegjshme. Ndërkombëtarët po kërkojnë që sa më parë ta luftojmë krimin, sa më ashpër që edhe Kosovës t’i hapen dyert drejt BE. Kjo deri tash nuk ka ndodhur. Megjithatë shpresat që ishin në këtë Qeveri të tanishme, që populli ia dha votën mbi 50%, tani disi sikur ai besim po zbehet tani, e kjo në masë të dukshme u pa në këto zgjedhjet lokale, sepse tani LVV s’mund të lavdërohet se ka fituar shumë komuna, dhe radhitet si e pesta me komuna të fituara ndaj partive tjera”, thekson eksperti i sigurisë.

Sipas tij, sikur ta luftonin krimin më shpejtë që nga dita e parë e marrjes së mandatit, pa asnjë mëshirë dhe pa e kursyer askënd të kapur në krim e korrupsion, beson që edhe populli edhe në këto zgjedhje lokale do i shpërblente me më shumë vota dhe do i fitonin më shumë komuna.

“Kështu që tani kjo qeveri duhet të nxjerr mësime nga këto përvoja të këtyre zgjedhjeve, dhe qysh nga tash ta filloj luftimin e krimit më shpejtë ashtu siç po e kërkojnë edhe ndërkombëtarët, se po vazhdoj kështu me këtë neglizhencë duke bërë shtyrje hap pas hapi të luftimit të krimit, në të ardhmen do të pësoj rënie edhe më të madhe të besimit në elektorat”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat