Biserko tregon kush i urdhëroi barrikadat dhe kush e kontrollon veriun e Kosovës: Ky është synimi i Vuçiqit

Politika

Biserko tregon kush i urdhëroi barrikadat dhe kush e kontrollon veriun e Kosovës: Ky është synimi i Vuçiqit

Nga: A.ZH Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 22:26
Aleksandar Vuçiq, Albin Kurti; foto ilustrim

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka folur për incidentet e fundit në veri të Kosovës. Biserko, ka thënë veriu i Kosovës kontrollohet nga krimi i organizuar serb. Sipas saj, qëllimi i këtyre incidenteve ishte që të bëhet përgjegjëse Prishtina.

“Incidentet në veri janë provokim dhe dëshirë për ta bërë Prishtinën përgjegjëse. Veriu kontrollohet nga serbët, ose më saktë nga krimi i organizuar”, ka thënë Biserko, në një intervistë për gazetën “Bota sot”.

E pyetur nëse barrikadat në veri janë paguar dhe urdhëruar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, humanistja serbe ka thënë se “gjithçka tregon se barrikadat janë organizuar nga Beogradi”. Ajo ka shtuar se serbët në Kosovë kontrollohen dhe përdorën për interesat e Beogradit dhe jo interesat e tyre.

“Gjithçka tregon se barrikadat janë organizuar nga Beogradi. Fatkeqësisht, serbët në Kosovë janë nën kontrollin e rreptë të Beogradit dhe ata nuk janë në gjendje të përcaktojnë interesat e tyre. Ata janë të instrumentalizuar për interesat e Beogradit që nuk përkojnë me interesat e tyre”, është shprehur Sonja Biserko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat