Përfshirja e Britanisë së Madhe në Ballkan, ja çfarë iu bë e qartë Rusisë

Politika

Përfshirja e Britanisë së Madhe në Ballkan, ja çfarë iu bë e qartë Rusisë

Nga: A.M. Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 15:00
Sir Stuart Peach

Ish-shefi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Sir Stuart Peach, është emëruar nga Mbretëria e Bashkuar si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Ky vendim i Britanisë së Madhe është mirëpritur në Kosovë.

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se se ky veprim i Anglisë do të ndikojë pozitivisht në dialogun Kosovë-Serbi.

“Përfshirja e Anglisë dhe e SHBA-ve drejtpërdrejt në çështjen e Ballkanit Perëndimor është një veprim i qëlluar dhe do të ndikojë pozitivisht në raportet Kosovë-Serbi. Përveç Gjermanisë që tash e ka përfaqësuesin e përcaktuar, angazhimi i Anglisë është hap shume i qëlluar dhe ndikon pozitivisht në dialogim. Mbretëria e Bashkuar ka rezerva te theksuara ndaj Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Këtë e konsideron si veprim për dëmtimin e shtetit të Kosovës. Raportet e shteteve brenda dhe jashtë UE ndaj Ballkanit Perëndimor janë të ndara. Ka shtete asnjëse dhe që janë kundër Kosovës si shtet. Kemi kështu 5 e UE dhe kuptohet Rusia që është kundër shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Më tej, Kelmendi deklaron se ndikimi anglez është pikërisht shteti i Kosovës dhe se veprime e Brukselit do të kufizohen.

“Në këtë gjendje, angazhimi i drejtë i Anglisë është ndihmë e madhe. Nga qëndrimet e theksuara, Anglia ka shume interes dhe tërë ndikimi anglez është pikërisht shteti i Kosovës. Natyrisht se me angazhimin e drejtpërdrejtë të SHBA-ve, të Anglisë dhe të Gjermanisë është angazhim që e kufizon shumë ndikimin e UE në Bruksel. Me këtë ndërmjetësim të UE, si z.Borell dhe z. Lajçak, u kufizohen veprimet dhe atyre u bëhet e qartë se me shtetin e Kosovës nuk do të luhet, sikundër ishte bërë praktikë në dialog me Serbinë. Animet e tyre do të kufizohen. Z.Borell dhe z .Lajçak nuk mund të ndikojnë në përmbajtjen e dialogimit dhe në temat që kanë bërë të pamundur dialogimin”, ka vlerësuar profesori.

Gjithashtu, Kelmendi ka treguar se çfarë i bëhet e qartë Rusisë.

“Me këtë kufizohet edhe ndikimi rus. Rusisë i bëhet e qartë se në Ballkanin Perëndimor ka interesa të mëdha edhe Anglia dhe SHBA-të e Gjermania. Kështu u rritet interesi ndaj shqiptareve. Me këtë, shteti serb tash ka pozitë më të disfavorshme. Nuk mund të eci si deri tash me  vendnumërim. Nuk mund të luajë me dialog dhe nuk mund të llogaris në ndihmën e ndërmjetësuesve”, ka nënvizuar ai.

Po ashtu, profesori ka theksuar se çfarë veprime duhet të ndërmerr Kosova.

"Po në këtë çështje Kosova duhet të jetë e vendosur në rrugën e vet. Kërkohet të mbrojë shtetin dhe tërësinë territoriale. Nuk duhet lejuar Asociacion dhe pushtet të tretë. Çdo veprim për të ndërtuar organizimin e brendsëhm është i dëmshëm. Këtej duhet të kërkojë reciprocitetin në raporte bilaterale dhe të qëndrojë në njohje të shtetit. Temat janë të përcaktuara. Është dëmi i luftës dhe përgjegjësia penale për gjenocid. Asnjëherë nuk duhet harruar të pagjeturit e vrarë në luftë dhe të fshehur nga shteti serb nëpër Serbi. Tash me angazhimin edhe të Anglisë kemi pozitë më të favorshme dhe kurrsesi nuk duhet lejuar dëmtimin e shtetin të Kosovës”, ka përfunduar Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat