"Ligji për lustracionin është penguar politikisht"

Politika

"Ligji për lustracionin është penguar politikisht"

Nga: H.O. Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 22:02
Ilustrim

Analisti i ҫështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se ka shumë arsye pse është vonuar ligji për lustracionin dhe se është penguar politikisht. Sipas tij, nuk kanë nxjerrë ende as rezolutë e lëre më ligj të tillë.

Image
Blerim Burjani

“Ka pas shumë arsye pse? Ky ligj është vonuar shumë, është i komplikuar edhe kur të fillon të bëhet zbatimi i tij, ka shumë diskutime me vite. Është penguar politikisht, tash synohet sërish të nxirret një ligj i vonuar për 21 vjet, as rezolutë nuk kanë nxjerr e lëre më ligj, për të dënuar krimet komuniste në Kosovë”, thekson Burjani për ‘Bota sot”.

Ai thotë më tutje se, ky ligj është tepër i vonuar, megjithatë ‘më mirë vonë se kurrë’.

“Tash sërish e kanë filluar këtë veҫ nuk dihet më cili është objekti i saj që rregullon ky ligj, pra duhet të jetë një strukturë logjike, me fakte ligjore për të ndërtuar një ligj të tillë. Populli thote më mirë vonë se kurrë, pra ligji është dashur kaherë të nxjerret, është për së tepërmi i vonuar”, thotë Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat