Standardet e dyfishta të BE-së/ Zbatone vendimin kushtetues për Manastirin e Deçanit, mos e zbatoni për asociaicionin!

Politika

Standardet e dyfishta të BE-së/ Zbatone vendimin kushtetues për Manastirin e Deçanit, mos e zbatoni për asociaicionin!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 24 dhjetor 2021 Në ora: 23:07
Manastiri i Deçanit

Bashkimi Evropian (BE) ka befasuar me qëndrimet karshi disa çështjeve të Kosovës.

Së fundi, BE-ja ka kërkuar që të mos respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërsa, ka kërkuar që të respektohet verdikti kushtetues për Manastirin e Deçanit.

Kjo gjë po vlerësohet si standard i dyfishtë i BE-së për Kosovën. Edhe emërimi i Miroslav Lajçakut dhe Joseph Borellit si dy përgjegjësit kryesor për dialogun Kosovë-Serbi, nuk e ka ndryshuar pozicionin e dyshimtë që kishte për Kosovën Mogherini.

Mogherini madje pat shkuar aq larg, sa jo e mbështeste hapur idenë për ndarje të Kosovës.

Ndërkohë, Borell dhe Lajçak, në raste të ndryshme kanë shprehur besimin se meqë institucionet e Kosovës po e refuzojnë marrëveshjen për asociacionin, sipas modeleve të arritura me 2013 dhe 2015, me kompetenca ekzekutive në kundërshtim me Kushtetutën, atëherë Kosova t’i hyjë ndryshimeve kushtetuese.

Të gjithë këto dyshime erdhën për faktin se të dy këta diplomat vijnë nga shtete, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën (Sllovakia dhe Spanja).

Prandaj, edhe kjo qasje e BE-së po cilësohet si vendosje e një standardi të dyfishtë për shtetin e Kosovës.

Lidhur me këtë çështje kanë folur njohësit e çështjeve politike në prononcimet e tyre për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat