“Sukses i Kosovës dhe arritja e madhe”/ Kelmendi flet për progresin e Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsionit

Politika

“Sukses i Kosovës dhe arritja e madhe”/ Kelmendi flet për progresin e Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsionit

Nga: A.Z Më: 25 janar 2022 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Sot, Transparancy International njoftoi se Kosova ka shënuar ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit.

Vendi ynë shënoi ngritje në vitin 2021 për 17 vende nga viti paraprak 2020, ku renditet në vendin e 87-të.

Ndaj këtij, lajmi ka reaguar ish-kryeministi Avdullah Hoti i cili meritat për këtë progres ia la qeverisjeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se të gjitha sukseset janë të përbashkëta, më e rëndësishmja sipas tij, është se sukseset janë evidente.

Image
Muhamet Kelmendi

Por, megjithatë ai thekson se suksesi i dedikohet partisë që është në pushtet.    

“Sukseset në Kosovë janë të përbashkëta, është gjë pozitive se sukseset e arritura në luftë kundër krimit në Kosovë. Ngritja e tillë e suksesshme është e arritur e madhe. S’ka fare rëndësi se cila qeveri ka bërë punë për suksesin e arritur në fushën e tillë. Mirë është se sukseset janë evidente. Kuptohet se në luftën e tillë kanë pjesën e vetë të tri qeveritë e tri a katër viteve të fundit. Por, suksesi i dedikohet asaj qeverie që është në pushtet dhe që ka arritur sukseset e tilla. Ajo që është shumë negative në politikën e Kosovës është mënyra në marrjen përsipër të sukseseve në Kosovë”, tha Kelmendi.

Tutje ka potencuar se në këtë rrugëtim duhet të ketë punë, sepse vetë kështu sukseset do të jenë më evidente.

Ndërsa, ajo që e demon luftën e kriminaliteti, theksoi se janë dallimet në mes pozitë dhe opozitë, gjë e cila nuk duhet të ndodhë. 

“Tamam si me qenë shtete konkurente, e jo që i takojnë një shteti dhe një populli. Suksesi duhet të vazhdojë. Dhe në këtë rrugë kërkohet punë e përbashkët e të gjitha forcave në Republike. Sa më shumë që punohet bashkarisht dhe lufta shtrihet kudo ku ka krim dhe korrupcion, kontrabandë, edhe sukseset janë më evidente dhe Republika forcohet ligjësisht. Kjo është tash për tash detyra e çdo force dhe subjekti në vend. Këtu dhe në këtë luftë nuk duhet të ketë dallime në mes pozitës dhe opozitës. Mbajtja e kësaj a asaj ane në sukseset e arritura, për interesa grupore a politike, e demeton luftën kundër kriminalitetit. Uniteti dhe ndërtimi e mbrojtja e shtetit ligjor është e ardhmja e Republikës”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat