Vizita e Escobar dhe Lajçak/Analistët flasin për skenarin që mund të ndodhë!

Politika

Vizita e Escobar dhe Lajçak/Analistët flasin për skenarin që mund të ndodhë!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 1 shkurt 2022 Në ora: 22:17
Konferenca e Kryeministrit Albin Kurti me dy Emisarët Escobar dhe Lajçak

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë arritur i dërguari amerikan, Gabriel Escobar e diplomati i BE-së, Mirosllav Lajçak.

Ata momentalisht janë duke qëndruar në Prishtinë duke realizuar takime me krerët politik të vendit, përcjell “Bota sot”.

Ata gjatë ditës së djeshme janë takuar me presidentin e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ndërsa gjatë ditës së sotme janë takuar me krerët e partive opozitare.

Menjëhere pas takimit që dy të dërguarit kanë pasur me Osmanin dhe Kurtin, veç e veç, janë deklaruar për media, Lajçak u shpreh se SHBA-ja dhe BE-ja janë krah njëra-tjetrës.

“Jam në Prishtinë që të vazhdoj diskutimet me Kryeministrin dhe Presidenten. Kjo është vizita ime e shtatë si përfaqësues i BE-së për dialog, por ne jemi këtu kësaj here së bashku me kolegun Escobar për të dhënë një mesazh shumë të qartë se BE-ja dhe SHBA-ja punojnë krahë për krah dhe kanë vizion të njëjtë për Kosovën”, u shpreh Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat