Dialogu/ Këtë veprime po ndërmerr Serbia kundër shqiptarëve

Politika

Dialogu/ Këtë veprime po ndërmerr Serbia kundër shqiptarëve

Nga: A.M. Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 14:53
Presheva

Procesi  i pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë po vazhdon nga Serbia.

Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ky proces selektive në bazë të diferencimit etnik.

“Procesi i “pasivizimit të adresave” ndaj pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë , sa është masiv dhe sa edhe selektive në bazë të diferencimit etnik. Ky proces i pengon shqiptarët të disponojnë të drejtat e tyre themelore civile. Madje disa NGO kanë vlerësuar se është rreth 6 mijë numri i shqiptarëve të pasivizuar”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Mustafa është shprehur se këto veprime të janë për shkak të kontekstit që ka me Kosovën.

“Kjo ndodhë për të ndryshuar në mënyrë artificiale numrin e përbërjes etnike për shkak të mundësisë e të bërit temë në dialogun Kosovë-Serbi. Pra veprimet e Serbisë në këtë drejtim janë për shkak të kontekstit që ka me Kosovën”, ka deklaruar Mustafa për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat