Deklarata e Konjufcës/ Ndizet alarmi, ja pse Serbia synon pushtimin e Kosovës

Politika

Deklarata e Konjufcës/ Ndizet alarmi, ja pse Serbia synon pushtimin e Kosovës

Nga: P.R Më: 8 mars 2022 Në ora: 20:17
Glauk Konjufca, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Situata e krijuar në Ukrainë, ku Rusia ka nisi pushtimin e saj më 24 shkurt, ka alarmuar edhe vendin tonë.

Madje kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar se Serbia mund të nis një agresion në Kosovë.

“Marrëdhëniet me Serbinë ne i kemi shumë më të këqija se që i ka pasë Federata Ruse me Ukrainën. Nga ky kuptim unë mendoj që duhet të kemi kujdes të shtuar në relacion me Serbinë. Kurrë nuk duhet ta përjashtojmë mundësinë e një agresioni serb mbi Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës padyshim që duhet ta ketë edhe nivelin artilerik të ushtrisë së vetë. Natyrisht të gjitha këto duhet t’i bëjmë në partneritet të ngushtë me NATO-n. Duhet t’i bindim si partnerë që Kosova ka nevojë për këtë gjë”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Se Serbia mund të nis një agresion ndaj Kosovës e thotë edhe doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.

Sipas tij, Serbia synon pushtimin e Kosovës dhe të bëjë spastrim etnik të shqiptarëve.

Image
Gurakuç Kuçi

“Është një e vërtetë e madhe që Serbia ushqen kërcënim edhe më të madh për Kosovën dhe gjithë shqiptarët se sa Rusia për Ukrainën. Rusia dhe Ukraina kanë shumë të përbashkëta historikisht dhe në themel janë një civilizim, andaj Rusia dëshiron ta pushtoj Ukrainën për çështje gjeopolitike dhe ekonomike. Ndërsa, Serbia dëshiron ta pushtojë Kosovën që ta marrë atë territorialisht dhe të ushtrojë një spastrim të Kosovës nga shqiptarët, sepse shqiptarët nuk janë i të njëjtës vijë civilizuese me sllavët, gjegjësisht serbët”, thotë Kuçi për “Bota sot”.

Ai shton se Serbia ka qëllime gjenocidale ndaj shtetit të Kosovës.

“Pra serbët dhe shqiptarët interesat e tyre dallojnë rrënjësisht nga civilizimi, ideologjia dhe gjeopolitika. Por, një dallim tjetër i rëndësishëm është se përderisa Kosova ndjek interesat e veta pa qëllime kolonialiste dhe gjenocidale, Serbia ka qëllime edhe kolonialiste edhe gjenocidale”, shprehet Kuçi.

Më tej, ai thotë se Kosova duhet të rris kapacitetet ushtarake, pasi bota veç gjendet në një luftë globale.

“Kosova sigurisht që duhet të rrisë kapacitetet e saj të sigurisë dhe të jetë në gjendje gatishmërie, pasi pothuajse zyrtarisht jemi në një luftë të tretë globale ku po tërhiqen vijat e reja gjeopolitike. Skenarët serbë jo vetëm tani, por janë vazhdimisht të pranishëm. Mirëpo krahas sigurisë, Kosova duhet me patjetër të rrisë kapacitetet dhe strategjinë diplomatike. Në kohë të tilla shtetet e vogla më së miri mund të operojnë nëpërmjet diplomacisë”, përfundon për “Bota sot”, doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat