“Zgjedhjet e shtetit serb nuk duhet të organizohen në Republikën e Kosovës”

Politika

“Zgjedhjet e shtetit serb nuk duhet të organizohen në Republikën e Kosovës”

Nga: A.SH Më: 19 mars 2022 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Serbia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 3 prill.

Procesin zgjedhor po synon ta organizojë edhe në Kosovë.

Madje është shtuar edhe presioni ndërkombëtar për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve.

Juristi Muhamet Kelemndi ka komentuar këtë çështje.

Ai në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se e gjitha kjo varet nga qëndrimi i SHBA-së dhe i BE-së. Por, që OSBE nuk mund të organizojë zgjedhje e një shteti në një shtet tjetër.

“A do të mbahen apo jo zgjedhjet serbe në Kosovë varet shumë nga qëndrimi i SHBA-ve dhe BE-së. Mirëpo, duhet thënë se nuk është fakt se OSBE-ja organizon zgjedhje në shtetet e tjera për ndonjë shtet. Natyrisht se është e pavërtetë se OSBE-ja organizon zgjedhjet për një shtet në shtetin tjetër sovran”, deklaron ai.

Më tej, Kelmendi thotë se zgjedhjet për pakicën serbe duhet të mbahen në përfaqësinë e tyre në Kosovë.

“Zgjedhjet mbahen nëpër përfaqësi të shtetit dhe jo nga shteti. Çdo shtet organizon vetëm zgjedhjet e veta parlamentare e lokale. Shteti nuk organizon zgjedhje dhe nuk i interesojnë fare zgjedhjet e shtetit tjetër. Në këtë kontekst nuk duhet që Kosova të merret me zgjedhjet serbe dhe serbët që kanë shtetësi serbe, mund dhe duhet që në përfaqësinë e tyre në Kosovë të votojnë. Mundësi tjetër nuk ka", vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat