“Ke gënjyer e mashtruar gjithmonë Albin”, deputetja e LDK-së me kritika për qeverisjen njëvjeçare të Kurtit

Politika

“Ke gënjyer e mashtruar gjithmonë Albin”, deputetja e LDK-së me kritika për qeverisjen njëvjeçare të Kurtit

Nga: A.SH Më: 23 mars 2022 Në ora: 09:21
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Më 22 mars Qeveria Kurti II bëri një vit në qeverisje.

Ajo u përballë me shumë sfida që nga pandemia, pastaj korrupsioni dhe krimi i organizuar e shumë të tjera.

Qeveria Kurti në vazhdimësi ka qenë e kritikuar nga opozita, e cila ka e vlerësuar si të paaftë në kryerjen e obligimeve.

Në lidhje më këtë deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e pyetur se a ka parime, derisa dy vjet më parë kritikoi Isa Mustafën, Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn.

“A ke parime kryeministër?!

Kryeministër, z. Albin Kurti, a ke parime? Para dy vjetësh, ish-Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafën, e quaje profesor, e më herët e ofendoje dhe sulmoje me koktej molotovi! Ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit, z. Hashim Thaçit, i thoje “Shko Hashim”, e sot veç sa nuk i thua: “Kthehu Hashim”!

Ish-Kryeministrin, z. Ramush Haradinajn, dikur e bëre mik e aleat, e sot i thua hajn e zhvatës!”, ka thënë ajo.

Sipas saj, Kurti është ai i cili i ka dëmtuar Kosovës imazhin nëpër botë, ua ka humbur shpresën qytetarëve duke i mashtruar ata.

“Me këto veprime, mashtrove dhe fitove vota e pushtet, por parimet e liderit të mirëfilltë kurrë nuk do t’i arrish! Kosovës ia ke dëmtuar imazhin nëpër botë, qytetarëve ua ke humbur shpresën, e fjalët e tua tani nuk kanë peshë… Ke gënjyer e mashtruar gjithmonë Albin”, përfundon ajo për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat