Eksperti i sigurisë: Këta politikanë duhet të japin llogari për të bëmat e tyre

Politika

Eksperti i sigurisë: Këta politikanë duhet të japin llogari për të bëmat e tyre

Nga: N. Sh. Më: 14 maj 2022 Në ora: 00:12
Kuvendi i Kosovës

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se, politikanët që ishin deri dje në pushtet , duhet të japin llogari para ligjit për të bëmat e tyre që ia bërën Kosovës.

Tërnava thotë se, ata po duan të ikin nga përgjegjësia për të gjitha dëmet që ia sollën vendit.

Edhe debatet parlamentare në Kuvendin e Kosovës shpërfaqi tendencën lakuriqe të përpjekjes për shfajësim të ish pushtetarëve, për pozitën në të cilën e kanë futur vendin për plotë një dekadë bisedime, pa strategji dhe pa kushte ndaj Serbisë, duke provuar që të gjitha të ia hedhin tani si patate të nxehtë në dorë të Qeverisë Kurti, për të kërkuar llogaridhënie dhe për ta sfiduar duke kërkuar me urgjencë rezultate të cilat për një dekadë të plotë kanë munguar nga ata që e kanë drejtuar dialogun e dështuar”, thotë Tërnava.

Ai shprehet se situata në të cilën gjendemi tani, si shoqëri e re, pasi që i kaluam edhe ato sfida të luftës dhe periudhën e pasluftës, e që dikur mendonim se nëse çlirohemi nga serbët, nga pushteti Milosheviqian, shumë shpejtë do të ju përafrohemi shteteve më të zhvilluara të BE-së me zhvillim  sikur që është Zvicra, Gjermania etj.

“Patëm fat për ndihmë nga një aleat i fuqishëm si NATO-ja që na ndihmojë të çlirohemi, akoma po i bartim pasojat e të qenurit në pushtet për dy dekada të atyre që populli i mendonte si çlirimtarë të vërtetë, që kanë kontribuar për çlirimin e vendit, dhe u përcaktuan që ata ta udhëheqin shtetin për tërë këto vite”, shton ai.

Sipas tij, tani me ato qeverisje dhe veprime të tyre kemi mbetur shteti më i izoluar në botë. 

Image
Hajrullah Tërnava

“Ata “çlirimtarë” kishin pasur qëllimin e pasurimit të tyre në çdo mënyrë, dhe në këtë pikëpamje ia arritën qëllimit, por ne mbetëm të izoluar pa lëvizur fare drejt institucioneve të BE-së, dhe tani populli i kuptoj lojërat e atyre që deri tash e udhëhoqën këtë vend, dhe në zgjedhjet e fundit i ndëshkuan duke ia dhënë votat gati unanimisht me shumicë LVV-së e cila i fitojë zgjedhjet me mbi 50%. Tani kjo Qeveri, s’paku deri më tani nuk është futur në asnjë afër korruptive, për çka edhe populli edhe me këtë mënyrë të qeverisjes është  i kënaqur, sepse me ata të mëparshmit i u pa dhe u zhgënjye 100%, kur ashiqare shiheshin se si po jua bëjnë të gjitha të zezat këtij vendi”, shton ai.

Tërnava pohon se, për një vit kjo qeveri  ka ndërmarr veprime të luftimit të krimit, sikur rasti në Ministrinë e bujqësisë, aksionet e pa ndalshme kundër kontrabandës ndërkufitare dhe trafikut të drogës e të haraçit me fajde, dhe shumë forma tjera të krimit të organizuar, sikur që ishte edhe në Brezovicë.

“Sado që opozita nuk i pranon rezultatet e betejës antikrim, pasi që vetë janë të infektuar dhe kanë frikë se shpejtë do të jenë të zbuluar e të ndëshkuar, është opinioni publik, qytetarët që deri më tani janë  të kënaqur me atë çfarë po bënë kjo qeveri. Por me që tani opozita është në numra më e vogël në parlament dhe nuk po mundet me i mbledh numrat për kundërshtimin efikas të ligjeve që po përgatiten, ligje para të cilave duhet të përgjigjen edhe këta opozitarë ish pushtetarë për krime të llojllojshme, e kanë gjetur formulën e bojkotit të Kuvendit, duke i lëshuar mbledhjet kur shqyrtohen Ligjet për tema kriminale nga të cilat  goditet edhe opozita e sotme”, shton ai.

Ai thekson se, koha e “muajit të mjaltit” për të korruptuarit po kalon,  ata po e dinë e po i pret momenti kur do të duhet të japin llogari ligjore për ato të këqija që ia kanë sjellë vendit.

“Ata po duan të ikin nga përgjegjësia për të gjitha dëmet që ja sollën vendit. Edhe debati parlamentar për dialogun me Serbinë e shpërfaqi tendencën lakuriqe të përpjekjes për shfajësim të ishpushtetarëve, për pozitën në të cilën e kanë futur vendin për plotë një dekadë bisedime, pa strategji dhe pa kushte ndaj Serbisë, duke provuar që të gjitha të ia hedhin tani si patate të nxehtë në dorë të Qeverisë Kurti, për të kërkuar llogaridhënie dhe për ta sfiduar duke kërkuar me urgjencë rezultate të cilat për një dekadë të plotë kanë munguar nga ata që e kanë drejtuar dialogun e dështuar”, thekson Tërnava.

Ai përmend edhe tendencat për tu amnistuar nga qasja e gabuar e ishpushtetarëve të kaluar, kërkesa për rishikim apo anulim të marrëveshjeve që vetë ata i kanë nënshkruar, dhe asnjëherë nuk kërkuan nga ndërkombëtarët që ti bëjnë presioni Serbisë pse ato nuk i ka zbatuar.

“Dhe tani është momenti që të lihen anash përplasjet për interesa politike, dhe të unifikohet spektri politike në një platformë unike të dialogut, duke e kushtëzuar Serbinë së bashku me vendet e BE-së jo vetëm rreth marrjes së pozicionit ndaj agresionit rus në Ukrainë, por edhe me të gjitha përgjegjësitë që ka për krimet e luftës, sepse heshtja e Serbisë për agresionin rus në Ukrainë vetëm sa po e nxjerr në sipërfaqe politikën e fshehur të vazhduar nga regjimi i kaluar, për përgjegjësinë e krimeve që asnjëherë nuk e kanë pranuar. Kjo qeveri tani e ka mësimin dhe përvojën e së kaluarës për ato qeveritë e mëparshme që e kanë pru shtetin në këtë situatë të mjerueshme, dhe detyra e tyre është që të punojnë pastër dhe sa të munden ta pastrojnë këtë vend nga krimet e mëparshme, dhe të gjithë ata që i kanë krye ato krime, të përndiqen dhe të dënohen për ato vepra të kryera, dhe pasuria e pajustifikuar të ju konfiskohet sipas ligjeve që po priten të jetësohen”, përfundon Hajrullah Tërnava.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat