Kush janë dy ‘vëllezërit serbë’ që qëndrojnë pas përplasjes Osmani-Abazoviҫ?

Politika

Kush janë dy ‘vëllezërit serbë’ që qëndrojnë pas përplasjes Osmani-Abazoviҫ?

Nga: H.O. Më: 2 qershor 2022 Në ora: 18:36
Pamje nga takimi/ Osmani, Abazoviq

Profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj në një prononcim të tij për ‘Bota sot’, ka folur rreth raporteve ndërmjet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit më të ri shqiptar në Ballkan, Dritan Abazoviҫ.

Maxharraj thatë se në ‘përplasjen’ ndërmet Osmanit dhe Abazoviҫ qëndrojnë ‘Bora dhe Ramizi’, apo Rama dhe Vuҫiq, të cilët i ka emëruar me emrat e dy vëllezërve serbë.

“Në Malin e Zi ka filluar Samiti për Demokraci për Evropën Juglindore. Në panelin e këtij Samiti Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri i Malit te Zi, Dritan Abazoviq u përplasën mes veti për dy çështje kurciale për të dy vendet: për “Ballkanin e Hapur” dhe Demarkacionin. Së pari, fill pas zgjedhjes se Abazoviqit për kryeminister të minorancës “Bora dhe Ramizi”i ditëve të sotme, pra Vuçiq dhe Rama filluan ta miklojnë, joshin Abazoviqin që t’i bashkohet nismës proserbe ”Ballkani i Hapur” i cili sikur nuk hetizoi shumë për tu bërë pjesë e kësaj nisme në Samitin e ardhshëm që do të mbahet më 10 qershor në Maqedoninë e Veriut, anipse gjysma e shoqërisë së Malit të Zi e kundërshton këtë. Abazoviq pjesëmarrjen e tij në Samitin e Shkupit e konfirmoi edhe sot. Së dyti, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq fill pas marrjes së detyrës së kryeministrit të Malit të Zi u çoj fjalë krerëve, pushtetarëve të Kosovës se çështja e kufirit, pra demarkacionit me Kosovën ka marrë fund, është punë e kryer dhe se nuk sheh kurrfarë mundësie për rishikimin e tij, këtë të dhënë e përsëriti edhe në panelin e sotëm në Samitin në fjalë që po mbahet sot në Mal të Zi”, vlerëson Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai thotë se ky është ai kryeminstri Abazoviq i tretë shqiptar në Ballkanin Perëndimor me të cilin shqiptarët filluan të admirojnë, t’i thurin ellozhe të llojllojshme.

“Jam i lirë të them një të vërtët se kryeminstri Abazoviq nuk ka kurrfarë force politike në Mal të Zi për të u marrë me punët e mëdha të shtetit sepse forca e tij është e vogël sa një gogël me veç katër deputetë, ashtu siç ishte i vogël edhe roli i ish- kryeministrit tonë Haradinaj i cili i kishte vetëm shtatë deputetë. E mënjehershme në këtë panel të Samitit në Mal të Zi ishte reagimi shumë i ashpër dhe shumë me vend i Presidentes se Kosovës Vjosa Osmani. Sa i përket nismës për “Ballkanin e Hapur” Presidentja e Kosovës tha se kjo nuk është një nismë e mirë, nuk i zgjidh problemet në Ballkanin Perëndimor por ato i veshtirëson edhe më shumë sepse në këtë mënyrë hapet hegjemonizmi serb në tërë këtë hapesirë të Ballkanit përendimor, se Serbia është ajo e cila e ka forcën ekonomike që t’i gëlltitë të gjitha asetet e vendeve tjera”, thotë ai.

Maxharraj thotë se pos kësaj Kosova e kundërshton nismën “Ballkani i Hapur” duke këmbëngulë në atë se Kosova duhet të përfaqësohet si e barabartë, gjegjësishte si shtet i pavarur të cilën e kundërshton Serbia. Pra nuk mund të marrësh pjesë dikund në çfarëdo vendi, apo nisme nëse nuk je i barabartë, ka theksuar presidentja Osmani. Për Kosovën është më atraktive Nisma e Berlinit ku qon drejtë integrimeve euroatlantike.

“Përplasje tjetër midis kryeministrit Abazoviq dhe Presidentes Vjosa Osmani ishte edhe vija e demarkacionit me Malin e Zi ku kjo vijë ka zbritë për shtatë kilometra në brendi të Kosovës duke i humbur mbi 8200 hektar tokë nga Kulla e deri në Çakorr. Pra, ishte një qasje e gabueshme e komisionit Meha i cili nuk kishte për detyrë të bënte demilitimin (përcaktim të kufirit të rij) por vetëm të demarkojë  kufirin  aty këtu me ndonjë korrigjim të papërfillshëm. Pra që në startë komisioni Meha bëri lëshime kardinale duke i hyrë demilitimit e jo demarkacionit. Më urdhër të kujt e ka bërë këtë e din vetëm ai. Duke u nisur nga kjo Dritan Abazoviq kërcej duke theksuar se vija kufitare me Kosovën është akt i kryer, i  përfunduar dhe se nuk do të ketë kthim pas, e bile as korigjim. Pra, kjo është ajo fytyra e shqiptarit për të cilin shqiptarët ngazëlleheshin kur ai u bë kryeministri i tretë në Ballkanin Përendimor”, thekson Maxharraj.

Profesori nga Amerika thotë se Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i kundërvihet fuqishëm Abazoviqit se vija kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi nuk është më çështje politike por është çështje e ekspertëve që së shpejti duhet të nisin punën në terren, beso për të legjitimuar vijën kufitare në Çakorr dhe Kullë ku ka qenë përpara, e vijëzuar në të gjitha hartat civile shkollore, në hartat ushtarake e njohur si vija ndërkombëtare të pranuar nga të gjitha shtetet, pra kthehet vija kufitare të cilën e vijëzoj komisioni shtetëror ish-Jugosllavisë në vitin 1946 në krye me Milovan Gjilasin. Ky është kuptimi i rishikimit të kufirit Kosovë-Mali i Zi.

“Për tu bërë rishikimi i kufirit në mes dy vendeve Kosovës dhe Malit të Zi foli edhe kryetari i Malit të Zi Mile Gjukanoviq i cili ditë më parë e vizitoi Kosovën kur deklaroi se kufiri midis dy vendeve tona mundë të rishikohet, por nuk tha se duhet të rishikohet. Pra ai e la mundësinë e korigjimit të kufirit, që do të thotë se Presidentja e Kosovës ka plotësishtë të drejtë kur thotë se tash çështja e kufirit ka kaluar nga politika te ekspertët, të cilët besoj se do ta kryejnë këtë punë me nderë dhe shkencore, e jo në ate stilin se ky lis a duhet t’i takoj Kosovës apo Malit te Zi kur është çështje se kufiri ka zbritë për shtatë kilometra në brendësi të Kosovës. Në fund uroi qe komisionet e të dy vendeve t’i qasën kësaj punë në mënyrë shkencore, profesionale me argumete dhe fakte që kufiri të rikthehet atje ku ka qenë që nga viti 1946 dhe më herët që se ka luajtë as krali e mbreti, as kral Nikolla, e as Mark Milani anipse bën luftra për ta marr, por kufirin e mbrojtën me fanatizëm kreshnikët rugovasë, por se luajti as Millosheviqi, por qe luajtën vetë udhëheqësit e pa tru shqiptarë të Kosovës në krye me Hashim Thaçin”, vlerëson ai.

Maxharraj thotë se është skeptik se rishikimi i kufirit midis dy vendeve mund të ndodhë, është shumë lehtë të flitet se sa të veprohet. Por edhe fjalët e Milo Gjukanoviq mund t’i merr era sepse bisedat politike edhe mund të mos jenë të obligueshme, e obligueshme është vetëm ajo se çka është nënshkruar, ratifikuar në të dy Parlementet të Kosovës dhe Malit të Zi.

“E them këtë se korigjimi i kufirit vështirë se mund të niset fare duke e parë situatën e elektrizuar të partive politike, nga ana tjetër, anipse Gjukanoviq deklaroi se “kufiri mund të korigjohet”hiq nuk e besoi, sepse nse Gjukanoviq  hynë kësaj pune zgjedhjet në Mal te Zi i ka te humbura, ku përseri do të vijnë në pushtet partitë serbe”, thotë ai.

Maxharraj thotë për ‘Bota sot’ se, përplasja midis kryetares Vjosa Osmanit me kryeministrit Dritan Abazoviq është krejtesishtë e parëndesishme sepse Abazoviq nuk ka peshë politike që të merret më këto dy çështje kryesore shtetërore për Malin e Zi si “Ballkani i Hapur”dhe Demarkacionin.

“Abazoviq flet sa për të thënë diçka sepse edhe ai vetë e din se në Mal të Zi kullet dikush tjetër, qe do te thotë se është Milo Gjukanoviq i cili tani për tani ka frejtë në dorë për Malin e ZI, sepse se ku gjendet sot Mali i Zi është meritë 30 vjeçare e Milo Gjukaniviq e jo e Dritan Abazoviq. Gjukanoviç është ideator krejtë asaj se çfarë ka arrijtë Mali i Zi në këto tri dekada, ai në mënyrë mjeshtërore e ndau Malin e Zi nga Serbia fashiste, ai është meritor që Mali i Zi sot është anëtar i NATO-s. Se a do t’i qaset Gjukanoviq rishikimit të kufirit është vështirë për të besuar, edhe nëse ndodhë diçka atëherë ai mund të jetë vetëm një korigjim kozmetik, i pa vlerë, në stilin se këtë listë a po e lëmë këndej apo andej, çfarë kjo nuk ka të bëjë aspak më korigjimin thelbësor të kufirit”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat