Arsyet/ Vrasjet, pse Kadri Veselin e pret dënimi më i rëndë nga Gjykata Speciale?

Politika

Arsyet/ Vrasjet, pse Kadri Veselin e pret dënimi më i rëndë nga Gjykata Speciale?

Nga: P.R Më: 28 korrik 2022 Në ora: 21:28
Kadri Veseli, ish Shef i SHIK-ut

Për herën e pestë, Gjykata Speciale ia ka refuzuar kërkesën e për lirimin e përkohshëm me kusht të ish kreut të SHIK-ut, Kadri Veselit. Nga Specialja Veseli konsiderohet si njeri i rrezikshëm. Madje sipas Speciales, Kadri Veseli do të mund të arratisej nëse do të lirohej, pasi në vendim thuhet se ai “është në dijeni për mundësinë e një dënimi të madh”.

“Pas shqyrtimit të faktorëve dhe rrethanave të përmendura në vendime, duke shqyrtuar paraburgimin e Z. Veseli, gjyqtari i procedurës paraprake mbetet i bindur se ato vazhdojnë të ekzistojnë. Në veçanti, gjyqtari i procedurës paraprake konsideron se Z. Veseli është vënë në dijeni për akuzat ndaj tij dhe mundësinë e një të dënimi të rëndë në rast të dënimit”, thuhet në vendimin e Gjykatës Speciales.

E analisti politik Faton Mehmeti, thotë se nga të gjithë të akuzuarit e Speciales, Kadri Veselin e pret dënimi më i rëndë.

Image
Faton Mehmeti

“E kam theksuar disa herë dhe po e përsëris prapë: Kadri Veselin e pret dënimi më i madh nga të gjithë të tjerët. Kjo, ngase Veseli ishte kreu i SHIK-ut, i vetmi institucion pa lejen e të cilit nuk ndodhte asgjë në Kosovë deri në vitin 2008, kohë edhe që përshkruhet në dosje si periudha kur kanë ndodhur vrasjet e pasluftës”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, e gjithë përgjegjësia i bie ish kreut të SHIK-ut, Kadri Veseli.

“Edhe në rast se Veseli s’ka dhënë urdhër për ndonjë rast, ose është bërë pa dijeninë e tij, përgjegjësia i bie atij, andaj edhe Gjykata e vlerëson Veselin si të rrezikshëm. SHIK-u është "krosheja" që do ta nokautojë Kadri Veselin. Vrasjet e pasluftës i atribuohen Veselit, të cilin e pret dënimi më i madh, gjithsesi mbete të pritet gjykimi dhe përfundimi i saj. Por, besoj se për Gjykatën Speciale Kadri Veseli, është më i rrezikshmi”, thekson Mehmeti, i cili shton se Kadri Veseli është viktimë e Hashim Thaçit.

“Kadri Veseli, është viktimë e Thaçit në lobimin për formimin e një gjykata e cila do e hetonte atë. Është dashur që vet Veseli të kërkonte hetim nga gjykatat vendore sapo SHIK mbylli veprimtarinë, nëse është i pastër. Prokurorët nga Specialja, pritet që të vazhdojnë me shtimin e presionit mbi Gjykatën për të dënuar Kadri Veselin në përfundim të shpalljes së gjykimit”, përfundon për “Bota sot”, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat