“Kjo është e papranueshme për Kosovën!”/ Kërkohet ndëshkimi i Serbisë: Ja çfarë po përgatit Vuçiqi

Politika

“Kjo është e papranueshme për Kosovën!”/ Kërkohet ndëshkimi i Serbisë: Ja çfarë po përgatit Vuçiqi

Nga: A.M Më: 22 shtator 2022 Në ora: 10:48
Foto nga takimi në Bruksel

Bisedimet Kosovë-Serbi kanë marrë një vëmendje të mëdha nga aleatët ndërkombëtarë.

Bashkimi Evropian siç duket ka filluar ta ketë një qasje më serioze sa i përket negociatave, ku intenziteti për të shkuar drejt një marrëveshje finale është rritur.

Ndonëse, mosmarrëveshjet ende janë të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë, ku presidenti serb insiston që nuk do ta njoh pavarësin e shtetit tonë.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për “Bota sot” komentoi procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Fillimisht, ai u shpreh se pavarësisht negociatave që janë bërë për vite të tëra, qasja e Serbisë ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar pothuajse fare.

“Çfarë është arritur deri më tani dhe çka ka mbetë që dialogu i marrëveshjes të përfundoj në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe të merr kutimin e një marrëveshje paqësore dhe pajtushmërinë në mes palëve kontestuese, që të lehtësojnë përpjekjet e veprimeve dhe bashkëjetesën në mes këtyre dy popujve brenda Kosovës.

Dhe çfarë mbetet vallë e pa kapërdishme për popullin shqiptarë të këtij vendi, i cili i ka akoma njerëzit që nga koha e luftës të pagjetur, të fshehur nga fashizmi serb i kohës, dhe sot pothuajse fare pak kanë ndryshuar rrethanat e shtetit serb ndaj Kosovës, apo që do të reflektonte me përmirësimin e saj përmes rrymave të reja politike për një Ballkan dhe Evropë të lirë, paqësore e të bashkuar, në mënyrë që edhe populli serb të çlirohet nga MITI i çelbur dhe konceptet mesjetare, që kanë ndaj shqiptarëve”, deklaroi opinionisti.

Sipas Preqit, ky është një proces i vështirë dhe nuk ka gjasa të përfundojë shumë shpejtë.

Kjo, bazuar në qëndrimet e palës serbe dhe refuzimit të saj për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

“Ky proces i marrëveshjeve po neglizhohet edhe pse nuk është i lehtë apo ka gjasa të përfundojë aq shpejt, duke u bazuar në palën serbe koncepti i së cilës nuk ka lëvizur për të dhënë sinjale të një marrëveshje paqësore në mes palëve, dhe Beogradi, me palën serbe në veriun e Kosovës, kohën e fundit janë shndërruar në rivalitete me njëra-tjetrën, duke i quajtur udhëheqësit e marrëveshjes si tradhtarë të Serbisë, nëse tërhiqen nga Kosova dhe e njohin Kosovën, si shtet të pavarur.

Kosova, që në fillim të konsilidimit të shtetit të vet, si shtet i pavarur dhe sovran, përmes Kushtetutës së saj, që jep lirinë dhe të drejtat për gjithë qytetarët e vendit, dhe ky vend do jetë vendi i njerëzve të lirë, pa dallime fetare e nacionale si atdheu i gjithë kosovarëve pa dallim.

Mirëpo, për serbët e veriut të Kosovës, domethënja e këtij shteti është e pa pranueshme, edhe pse serbët në veri kanë tolerancë dhe privilegje të veqanta dhe më shumë se pakicat tjera në vend, por sikur janë të prirur dhe të nxitur shumica e tyre nuk i pranojnë ligjet dhe normat demokratike të këtij shteti, duke i drejtuar sytë nga Beogradi”, theksoi ai.

Krahas kësaj, opinionisti tha se ekziston një përshtypje se konflikti Kosovë-Serbi mund të shndërrohet në një gradë të nxehtë dhe të pa përballueshme, jo vetëm për palët, por edhe për rajonin.

“Koha po kalon, së cilës do t’i duhet t’i bëjë llogaritë me çështjet më me peshë të kësaj natyre acaruese në mes dy palëve kontestuese të asaj serbe dhe shqiptare, që nënkupton veprimet më të favorshme dhe me të vendosura të BE-së, për t’i dhënë fund një konflikti të ashtuquajtur i «ftohtë», por me përshtypjen se mund të shndërrohet shumë shpejtë në një gradë të nxehtë dhe të pa përballueshme, jo vetëm për palët, por edhe për rajonin.

Beogradi po investon në gjitha format e mundshme për t’a shkëputur këtë pjesë të veriut nga Kosova, përmes formimit të Asosacionit të Komunave njëetnike serbe, me kopetenca të veçanta ekzekutive, që brenda një kohe të shkurtër do e merr rolin e një « mini republikë serbe » brenda shtetit të Kosovës, duke i frymëzuar dhe trajnuar në çdo kohë strukturat paralele dhe përmes kriminelëve serb, të cilët janë të armatosur dhe të përgatitur për t’i zbatuar urdhrat sa herë i nevoitet Vuçiqit dhe Beogradit, për ta destabilizuar Kosovën, apo diçka të ngjajshme, për të nxitë ndonjë konflikt të ri, deri në arritjen e qëllimit”, vlerësoi Preqi.

Në vazhdim, ai potencoi se shqiptarët nuk e ushqejnë luftën, ata janë për paqe dhe për negocimi të mirëkuptueshëm.

Gjithashtu, shtoi se krahas Amerikës, Evropa është treguar më pak serioze karshi bisedimeve Kosovë-Serbi

“Kosova dhe shqiptarët nuk e ushqejnë një qëllim të tillë të luftës dhe formave të konfliktuale, por qëllimet e tyre janë të formave paqësore, që do të ishte më përfituese se ndonjë konflikt i mundshëm, ashtu, që kjo palë është në favor të asaj, që të negociohet për krijimin e një atmosfere mirëkuptimi, dhe të mirren parasysh ndjenjat e të gjithëve, dhe problemet të zgjedhën në prani të BE-së, dhe të SHBA-ve, por jo edhe të Rusisë, e cila është gjithëherë palë e konflikteve dhe luftërave aktuale.

Evropa si Evropë, shumë pak është treguar serioze dhe e guximshme ndaj Serbisë, që së paku t’ia jep një vërejtje dhe ta ndëshkojë ashtu sikur e ka merituar, sepse në gjitha luftërat gjatë shpartallimit të Jugosllavisë, kjo ishte një ndër të parat iniciatore të konflikteve dhe luftrave, që pas Luftës së Dytë Botërore, por ndoshta sikur edhe shpeshherë është edhe përkdhelur nga vetë Evropa”, nënvizoi opinionisti.

Po ashtu, Preqi tha se duke parë zhvillimet e fundit, Kosova nuk ka kohë për të humbur derisa tendenca kryesore e Serbisë është ta shkatërrojë gjithçka që është ndërtuar deri me tani në vendin tonë.

“Kosova nuk ka kohë për të humbur, edhe pse është e fundit e cila do ta merr statusin e liberalizimit të vizave nga BE-ja, si edhe statusin e stabilizim-asocimit, që të fitoj kandidaturën në BE, me që duhet ta pranoj padashur opinionin evropian dhe ndërkombëtarë, mirëpo, duhet pasë energji të mjaftueshme në këto bisedime me shtetin fqinj të Serbisë, lidhur me stabilitetin e përgjithshëm të rajonit, thënë ndryshe : buzë një konflikti të mundshëm në Kosovë, dhe kudo në kufinjt e saj.

Do të ishte e pa kuptueshme me shtimin e disa pikave për komunat e veriut të Kosovës, për të cilat po flitet që janë shtuar nga pala serbe, që janë të përgaditura në negociatat e ardhshme nga pala serbe, gjë që kjo teori nuk mund të realizohet në praktikë, sepse bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, atëherë çka përfituam me këto negociata, apo vetëm shihet qartë se është tendeca e palës serbe, që të shkatërron gjithçka që është ndërtuar deri me tani në Kosovë”, shpjegoi ai.

Më tej, opinionisti tha se tani po flitet vetëm për një marrëveshje, e cila nuk sjellë më shumë se një mosmarrëveshje, një gjë e cila kuptohet se pala serbe nuk ka guxim të bëjë një marrëveshje të mirëfilltë.

“Dhe, Serbia ka harruar shumë shpejtë, së paku ajo e djeshmja, në kohën kur bëri shkelje brutale me të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, e cila të njëjtat skandale i përsëritë edhe sot qeveria aktuale, me shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të tjerët, dhe lidhur me këto ngjarje nuk ka asnjë justifikim, ndërsa për çështjen e veriut, si pjesë teritoriale e Kosovës, po e ngritë zërin dhe po e shkrinë tërë potencialin e vet politik dhe shtetëror, e cila çështje debatohet deri në Parlamentin Evropian dhe atë Ndërkombëtar.

Ndërkaq, agonia vazhdon, dhe gjërat kanë shkuart aq largë, sa që me kokën e kthjellët, flitet vetëm për një marrëveshje, e cila nuk sjellë më shumë se një mosmarrëveshje, një gjë e cila kuptohet se pala serbe është gjithnjë e pa guximshme të bëjë një marrëveshje të mirëfilltë ndërshtetërore dhe fqinjësore, duke jetuar ende më ëndërrallat dhe mitet e saja për Kosovën para e sa shekujve”, deklaroi Preqi.

Në fund, situatën e negociatavee sheh si shumë kaotike, ku pala shqiptare nuk negocion për integritet territorial, derisa pala serbe nuk ndryshob qasjen e saj mitike që ka për Kosovën.

“Kjo gjendje e kritalizuar e marrëveshjes në mes palëve, nuk e përcakton fillimin dhe as mbarimin e kësaj marrëveshje, kur proceset nuk tregojnë rezultate pozitive, duke mos lëvizur pak hapa para nga e kaluara, ndonëse pala kosovare është pajtuar në parim që mos të negociohet për çështjet e brendshme dhe integritetin territorial të Kosovës.

Mirëpo, pala serbe nuk e ndryshon cilin e saj dhe lidhet me perceptimet e saj mitike, që Kosovën, të mos e lejojë të bëjë hapa që të integrohet në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe problemet të cilat janë evidente në pjesën e veriut, i shikon si normale, të cilat janë në buzë të eskalimit dhe kërkojnë angazhim të shpejt dhe veprim të kujdesshëm nga të dyja palët”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat