Vjen një parashikim jo i mirë për LDK-në/ Analisti jep “lajmin e keq” për Abdixhikun!

Politika

Vjen një parashikim jo i mirë për LDK-në/ Analisti jep “lajmin e keq” për Abdixhikun!

Nga: M.H. Më: 24 shtator 2022 Në ora: 22:02
LDK

Gjatë ditës së sotme një nga temat më të përfolura në opinonin publik, ka qenë një deklaratë e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka deklaruar se Qeveria e Kosovës në vend të gjendjes së zgjedhjes për çdo problem bazikë nga greva tek energjia, inflacioni, ikja e shëndetësia, dëgjohen narracionet e 14 shkurtit, fajësimet për 20 vjet e konspiracionet për rrëzim të qeverisë.

Kosova sot nuk ka qeveri, jemi në krizë dhe kapërcimet politike i bëjmë nga kriza në krizë. Në vend të gjendjes së zgjedhjes për çdo problem bazikë nga greva tek energjia, inflacioni, ikja e shëndetësia, ne dëgjojmë narracionet e 14 shkurtit, fajësimet për 20 vjet e konspiracionit për rrëzim të qeverisë. Kjo është gjuha e paaftësisë dhe dështimi qeveritar ka vetëm një përfundim, atë të ndjelljes së frikës”, u shpreh Abdixhiku.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai u shpreh se kjo deklaratë e Abdixhikut është e pamenduar dhe se nuk dallon nga narracioni i Mustafës.

Sipas tij është e pabazë kjo deklaratë për qeverinë, pasi e njejta po lavdërohet nga të huajt.

Më vjen keq që një djalë i ri si Lumiri nuk ndryshon asgjë nga narracioni i mentorit të tij Isa Mustafa. Kjo gjuhë e tij me akuza të pa bazë ndaj qeverisë, pa reflektuar për të kaluarën, për dëmët e saj, nuk jep shpresë për ndryshimin e duhur në LDK. Përformanca e qeverisë po lavdërohet nga të huajt, mbështetet nga qytetarët, vetëm opozita, Rama dhe Vuçiqi po ankohen”, u shpreh ai.

Më tej, Mehmeti thekson që kjo qeveri ka ndalur zhvatjen e parasë publike dhe i japi mbështetje qytetarëve andaj në këtë rast Abdixhiku është në një pozitë për keqardhje.

Është kjo qeveri që ndali zhvatjën e parasë publike ndali konsesionet me Serbinë, shtoi mbështetjen për qytetarët e varfër, tek të cilët edhe e ka mbështetjën. Sinqerisht, është për keqardhje Lumiri në çfarë “deregje” ka ra. Me këtë qasje dhe narracion, së paku edhe 10 vjet do të jetë në opozitë”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat