“Asociacioni punë e kryer, është pajtuar Kosova”, analisti i reagon Escobarit

Politika

“Asociacioni punë e kryer, është pajtuar Kosova”, analisti i reagon Escobarit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 21 janar 2023 Në ora: 12:07
I dërguar i SHBA-së për dialogun Kosovë- Serbi, Gabriel Escobar

I dërguar i SHBA-së për dialogun Kosovë- Serbi, Gabriel Escobar ka deklaruar ka ripërsëritur dje se Asociacioni është obligim ligjor dhe do të krijohet.

Pas takimit, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe diplomatët tjerë ndërkombëtar, Esobar ka thënë se Kurti nuk ka nevojë të pajtohet, Kosova është pajtuar.

"Është obligim ligjor ndërkombëtar i Serbisë dhe Kosovës. Prandaj, një palë dhe një person nuk mund të heqë dorë nga ai obligim. Kështu që Asociacioni do të krijohet dhe çështja është se si të arrihet më herët atje", - është shprehur Escobar.

“Më lejoni, Kurti nuk ka nevojë të pajtohet, Kosova është pajtuar… Po, por si e thashë, një person, një palë nuk mund të shmangë atë. Ky është një detyrim ekzistues. Kosova është pajtuar tashmë si qeveri. Çështja është se si do të zbatohet”, ka thënë Escobar pas takimit që kishte në Kosovë e Serbi.

E ndaj ndërmjetësuesi të dialogut Kosovë- Serbi, Gabriel Escobar, ka reaguar profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Maxharraj thotë se Serbia po e shantazhon dhe formimi i Asociacionit nënkupton një “mini shtet në shtetin e Kosovës”.

Sipas tij, Kosova nuk është në disponim që ta formojë asociacionin.

“Z. emisar Gabriel Escobar është e vërtetë se ekziston një marrëveshje ndërkombëtare lidhur me Asociacionin një etnik serb të nënshkruar në Bruksel më 2013 dhe 2015 në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar nga liderët do thosha të shantazhuar nga Serbia, e cila marrëveshje është kundërshtuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës ani pse ajo është aprovuar nga Parlamenti i Kosovës, por edhe jo nga Parlamenti i Serbisë, çka do të thotë se kjo marrëveshje pasi që nuk e aprovuar edhe Parlamenti i Serbisë e humbë karakterin e saj ndërkombëtar. Asociacionin një etnik serb me kompetenca ekzekutive që do të thotë të krijohet një ”mini shtet në shtetin Kosovës” apo ndryshe edhe më keq një “Republika Serpska” brenda Kosovës sikurse ajo e Dodikut në Bosnjë e cila për çdo ditë kërcënon të ndahet që është edhe qëllimi kryesor i Serbisë. Por, këtyre ditëve sikur është shtuar presioni nga ndërkombëtarët që një Asociacion fantom një etnik serb të themelohet. Trysnia vjen më së shumti nga BE por edhe nga vetë Amerika të cilat insistojnë me çdo kusht që Asociacioni një etnik serb të formohet, të merr fund. Por, për këtë nuk është aq i disponueshëm edhe populli i Kosovës, pos disa qarqe pro serbe në Kosovë”, deklaron Maxharraj.

Çështja e Asociacionit një etnik, ashtu siç e kërkon Serbia nuk është në të mirë të Kosovës, sepse kërkon ta atakojë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, shton Maxharraj.

“ Z. Escobar unë mendoi se çështja e Asociacionit një etnik ashtu siç e kërkon Serbia nuk është në të mirë të Kosovës. Nëse ky Asociacion formohet edhe pa kompetenca ekzekutive, apo në formë të një OJQ, prapë se prapë Serbia këtë nuk e pranon sepse qëllimi i saj, është i qartë se ajo përmes këtij Asociacion dëshiron por edhe insiston në shumë se këtë pra që të atakojë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës ngjashme me atë në Bosnjë përmes këtij Asociacioni fantom. Mendoj që është koha e fundit jo vetëm ambasadori Christopher Hill në Serbi i cili po përzihet në punët e Kosovës duke e ditur se Kosova e ka ambasadorin e vet të shkëlqyer nga Amerika. Pra është e udhës që emisari Gabriel Eskobar të jetë më i qetë dhe me urtësi të sillet në këto rrethana të vështira në të cilat po gjenden Kosova nga trysnit makabre, plotësisht të rrejshme të manipuluara të Serbisë”, pohon Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Profesori madje ka kërkuar tërheqjen e personave që nuk ia duan të mirën Kosovës në mënyrë që mos të dëmtohet procesi i vështirë i dialogut.

Sipas Maxharrajt, bashkësia ndërkombëtare duhet të interesohet për funksionimin normal të shtetit të Kosovës dhe të mos lejojë një kancer brenda tij.

“Nëse nuk jeni në gjendje ta bëjnë këtë është mirë tërhiqen dhe mos të dëmtojnë procesin shumë të vështirë nëpër të cilin po kalon Kosova me agresorin e vet Serbinë, e cila jo vetëm që vrau e griu, bëri masakra dhe e bëri Kosovën tokë të djegur dhe deri më tani nuk ka treguar as gjënë më elementare siç është kërkim falja. A mund të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë kur ajo sillet sikur asgjë nuk ka ndodhë në Kosovë, se Amerika me aleatët e vet paska bombarduar kot Serbinë, etj. Pra, është mire që emisari Gabriel Escobar dhe ambasodori Hill të mos përzihen në punët e Kosovës, sepse Kosova e ka ambasadorin e vet, i cili po i përfaqëson shkëlqyeshëm interesat e shtetit të vet në Kosovë. Në fund është mirë që bashkësia ndërkombëtare më shumë të interesohet në funksionimin normal të shtetit të Kosovës se sa të lejojë një kancer serb brenda Kosovës i cili me pastaj do të lëshonte metazeza dhe shpërthime të pa riparueshme për Kosovën”, përfundon Maxharraj.

Ndryshe, pas takimit me kryeministrin Kurti, emisarët ndërkombëtarë kanë shkuar në Beograd për t’u takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat