Analisti tregon çfarë fshihet pas deklaratës së presidentit kroat!

Politika

Analisti tregon çfarë fshihet pas deklaratës së presidentit kroat!

Nga: A.SH Më: 31 janar 2023 Në ora: 19:10
Presidenti kroat Zoran Milanoviq

Presidenti kroat Zoran Milanoviq befasoi dje me deklaratën rreth Kosovës, duke thënë se ajo është aneksuar nga Serbia, duke kraharuar me Krimenë e Ukrianës e aneksuar nga Rusia.

Për këtë deklaratë të tij ka pas reagime të shumta, madje kundër tij ka dalë edhe vet kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq i cili ka thënë se Kroacia e ka njohur Kosovën dhe se është shtet sovran.

“Sa jam unë në dijeni askush nuk e ka aneksuar Kosovën. Asnjë shtet. Kosova është shtet i pavarur të cilin e ka njohur Kroacia. Aneksim është kur Rusia okupon territor të Ukrainës, organizon referendum të rrejshëm dhe ia bashkon ato pjesë Rusisë. Kosova është shtet i pavarur, sovran, që e kemi njohur. Askush nuk e ka aneksuar“, ka deklaruar kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Analisti Skënder Mulliqi, për “Bota sot” ka folur rreth deklaratës skandaloze të presidentit kroat.

Ai ka thënë se deklarata e tij është përqafim i politikave hegjenoniste proserbo- ruse, ai madje i dha edhe krah invazionit rus në Ukrainë.

Image
Analisti Skënder Mulliqi

“Shumë befasuese për shqiptarët ishte deklarimi i kryetarit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, se ”Bashkësia ndërkombëtare ja ka grabitur Serbisë, Kosovën”. A do të jetë kjo një deklartë e izoluar e presidentit të Kroacisë, apo është përqafim i politikave hegjenoniste proserbo- ruse në rajon mbetet të shihet. Kjo deklaratë nga shumë kush është komentuar si retorikë shumë e afërt me vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, si e Millosheviqit. Milanoviq i ka dhënë krah invazionit rus në Ukrainë, për të cilën deklarim mori edhe komplimente nga rusët dhe serbët. Ky lajm është transmetuar më shpejtësi të madhe në rrjetet sociale dhe mediet ruse dhe serbe”, thotë ai.

Sipas tij, ai goditi Kosovën në kohën kur po i kërkohet formimi i asociacionit nga ndërkombëtarët, duke shpresuar që kjo deklaratë mos të ndikojë në dëmtimin e mardhënieve të mira kroato- shqiptare të ndërtuara për shumë vite pas luftës.

“Presidenti i Kroacisë e ka goditur Kosovën pikërisht në kohën kur po kërkohet nga BE-ja dhe Amerika, implementimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 në Bruksel, që janë të papranueshme për Kosovën. Nga deklarimi i Milanoviqit fshihet edhe një lloj ndoshta e frikës nga Rusia, kur thotë “Se Rusia është forcë nukleare, dhe se ka mundësi të dërgon botën në Luftën e Tretë Botërore”. Kjo edhe mund të jetë e saktë, por një qëndrim i tillë vetëm se e forcon pozitën politike të dikatoreve Putin e Vuqiq, dhe të dikatorëve tjerë në botë. Ai vuri paralele të rrezikshme se gjoja Rusia është provokuar që tetë vite, duke mos precizuar se nga kush po provokohet. Të shpresojmë se ky qëndrim i Milanoviqit, mos të ndikon në dëmtimin e mardhënieve të mira kroato- shqiptare të ndërtuara për shumë vite pas luftës. Kosova ka qenë e okupuar dhunshëm nga ish-Jugollavia e Titos e Serbia, e nuk bëhet fjalë për kurrfarë grabitje z. Milanoviq”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat