“Kurti po bëhet aleati kryesor i SHBA-së”, analisti: Ja çfarë e irritoi opozitën

Politika

“Kurti po bëhet aleati kryesor i SHBA-së”, analisti: Ja çfarë e irritoi opozitën

Nga: A.SH Më: 20 mars 2023 Në ora: 22:48
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Opozita në Kosovë, saktësisht, PDK dhe LDK nuk e kanë pritur mirë marrëveshjen e Ohrit për fillimin e zbatimit të planit evropian.

Madje, nga LDK kanë thënë se ajo çfarë ka bërë kryeministri Kurti është “mashtrim dhe humbje e një mundësie historike”.

Kurse, nga PDK kanë deklaruar se Kurti, ka pranuar gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte, përgjatë tërë jetës së tij politike, “me predikime të rrejshme e mashtrime të panumërta”.

Analisti Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se opozita është shumë e irrtuar pse nuk është në vend të Kurtit, duke e ditur se Kurti po bëhet aleati kryesor i SHBA-së.

Sipas tij, ata janë të destinuar për të mbetur në opozitë.

“Opozita është e irritur pse nuk është në vend të Kurtit, e dinë se Kurti po bëhet aleati kryesor i SHBA-së dhe njeriu i tyre më besnik. E dinë se pas kësaj marrëveshje Kurti vetëm sa do të fuqizohet pasi krejt shpresat i kanë pasur te Kurti se do të jap dorëheqje për shkak të bisesimeve.

Kjo nuk ndodhi, marrëveshja po shkon drejt fundit me mbështetje të SHBA dhe BE. Opozita do e nënshkruante, në fakt ka nënshkruar marrëveshje shumë më të dëmshme për Kosovën dhe tani të njëjtit kritikojnë dikë tjetër me nota folklorike. Prandaj, janë këtu ku janë, të destinuar për të mbetur në opozitë, marrëveshja verbale në Ohër është më e mira e mundshme”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat