Alma Lama: “Duhen ndryshime ligjesh për të implementuar autonominë që Albin Kurti iu premtoi serbëve”

Politika

Alma Lama: “Duhen ndryshime ligjesh për të implementuar autonominë që Albin Kurti iu premtoi serbëve”

M.Lakna Nga M.Lakna Më 21 mars 2023 Në ora: 19:51
Alma Lama

Ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama konsideron se Kosovën e pret një rrugë e gjatë deri në përmbylljen e dialogut me Serbinë.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot” Lama ka komentuar marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se ajo do të pasohet me ndryshime ligjesh e negociata të tjera.

Sipas saj, kryeministri Kurti u premtoi autonomi serbëve dhe duhet kohë për implementimin e saj.

“Marreveshja e arritur në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të pasohet nga negociata të tjera për implementimin. Duhen ndryshime ligjesh për të implementuar autonominë që Albin Kurti iu premtoi serbëve, dhe po kështu për Kishat serbe, që kërkojnë ekstra-territorialitet”, ka thënë Lama për “Bota sot”.

Në fund Lama potencon se me këtë marrëveshje Beogradi do të ketë më shumë pushtet në Kosovë.

“Duket se me këtë marrëveshje është shmangur votimi në Kuvend, por do të vazhdohet me ndryshim të ligjeve. Kosovën e pret një rrugë e gjatë përpara, plot me paqartësi pasi Beogradi do të ketë me shumë pushtet ne Kosovë dhe ky është një dështim në këto negociata i qeverisë së Kosovës”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat