Britania e madhe krah Kurtit në këtë periudhë sfidash, ja çfarë ndikimi mund të ketë mbështetja e saj për Kosovën

Politika

Britania e madhe krah Kurtit në këtë periudhë sfidash, ja çfarë ndikimi mund të ketë mbështetja e saj për Kosovën

Nga: A.SH Më: 8 qershor 2023 Në ora: 08:18
Alicia Kearns

Pas situatës së krijuar në veri, ndërkombëtarët gishtin e kanë drejtuar kah Kosova për tensionet në veri.

Si SHBA ashtu edhe BE, kanë deklaruar se Kosova është fajtore për nxitjen e tensioneve në veri.

Britania e Madhe është shtetit i cili ka kritikuar qasjen e BE-së dhe SHBA-së ndaj Kosovës duke kërkuar kundërmasa ndaj Beogradit?

Deputetja Alicia Kearns, ka thënë se ShBA-ja dhe BE-ja kanë bërë gabim që e kanë kritikuar Kosovën për situatën e tensionuar në veri e jo milicët e armatosur që e krijuan atë situatë.

“Është e gabuar që ShBA-ja dhe BE-ja zgjodhën të sulmojnë Kosovën pa kritika ndaj milicëve të armatosur që krijuan situatën dhe në mënyrë demokratike mbajtën peshën kryesore të shkopit të tyre. Së dyti, çfarë kundërmasash po vendosim ndaj Beogradit? Sepse për momentin duket të jetë një dështim i diplomacisë parandaluese. Si ndryshon politika jonë nga ShBA-ja dhe BE-ja? Sepse ne jemi shumë të heshtur për atë që po ndodh tani”, ka thënë Kearns.

Në lidhje me këtë profesori Sulejman Mehazi ka thënë se Britania e Madhe gjithmonë ka pasur një qasje pozitive karshi Kosovës në raport me Beogradin.

“Britania e Madhe ndaj Kosovës në vazhdimësi ka pasur qasje pozitive përballë Serbisë si gjatë tensioneve për targat serbe, po dhe gjatë situatës së tanishme të dhunshme nga kriminelët serbë në veri. Përkrahjen e qeverisë dhe policisë së Kurtit në parlamentin e Britanisë së Madhe ditëve të fundit e shprehu edhe deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila për situatën në veri të Kosovës para deputetëve në parlamentin britanik tha: “Ne kemi parë në fund një dhunë të orkestruar nga Beogradi dhe milicia e armatosur ndaj KFOR-it dhe policëve”, thotë ai.

Por, nga ana tjetër, Mehazi thotë se Britania e Madhe nuk është në BE, andaj nuk mund të ndikojë shumë në mbështetje të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

"Mirëpo ky zë pozitiv ndaj qeverisë së Kosovës vjen nga disa nga deputetët e parlamentit e jo nga qeveria britanike e cila disi hesht për tensionet serbe në Kosovë, problemi tjetër është se Britania e Madhe është jashtë BE-së dhe nuk mund të ndikojë shumë në mbështetje të Kosovës në arenën ndërkombëtare pasi problemi i dialogut Kosovë-Serbi është nën ombrellën e BE-së. Gjatë marrëveshjes paqësore të Ohrit ndërmjetësues të dialogut Kosovë-Serbi ishin BE-ja dhe SHBA-të e jo Britania e Madhe. Përkrahja dhe mbështetja e Britanisë së Madhe për Kosovën e ka karakterin e drejtësisë e jo të politikës momentale absurde të BE-së e SHBA-ve ndaj tensioneve serbe në veri të vendit. Për asociacionin serb nuk flitet në Londër të Britanisë së Madhe, por në Brukselin e BE-së, kështu që problemi politik në mes Kosovës e Serbisë është në kuadër të politikës dhe diplomacisë evropiane e amerikane”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat