“Po të kishin moral dhe dinjitet do të...”, opinionisti reagon “ashpër” pas takimit të opozitës

Politika

“Po të kishin moral dhe dinjitet do të...”, opinionisti reagon “ashpër” pas takimit të opozitës

Nga: N.E Më: 20 mars 2025 Në ora: 21:31
Ramush Haradinaj- Lumir Abdixhiku- Memli Krasniqi

Nuk kanë fituar vota të mjaftueshme për ta fituar të drejtën të provojnë të formojnë qeverinë e ardhshme, mirëpo LDK, PDK e AAK janë takuar pas zgjedhjeve.

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, të mërkurën ka konfirmuar se lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku është takuar javëve të fundit me Memli Krasniqi e Bedri Hamzën e PDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së.

Por, ai tha se nga kjo parti nuk ka pasur ndonjë bisedë apo takim me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Asnjëherë nuk ka biseduar me VV këto javët e fundit, ka iniciativë me partitë politike tjera që vinë nga opozita dhe ajo iniciativë ka shkaktuar takime, me Hamzën, Memli Krasniqin, Ramush Haradinaj”, ka thënë Haziri.

Ai po ashtu ka shtuar se LDK është e interesuar për të udhëhequr qeverinë. Sipas tij LDK do ta ruajë qeverinë stabile.

“Sonte po ju themi njëjtë që e kemi konfirmuar që atë që i kemi thënë qytetarëve tonë, ne jemi të interesuar për të udhëhequr qeverinë, nëse ne nuk na kemi thënë besimin ne nuk jemi në pozitë me ndërruar tani qëndrimin me thënë që ne kemi hyrë me këtë zotim politik por tani ky rezultat po na zhvendosë në qëndrime të reja. Ne kemi konfirmuar qëndrimin e njëjtë, ne e ruajmë qeverinë stabile se programi jonë ka qenë ambiciozë por i bazuar”, theksoi Haziri.

Opinionisti Ismail Muçiqi, thotë se po të kishin moral dhe dinjitet partitë opozitare do të qëndronin anash duke i dhënë mundësi partisë fituese që t’i krijojë institucionet e veta.

Sipas tij, ata po të kishin përgjegjësi ndaj elektoratit dhe ndaj shtetit do duhej të ndihmonin dhe t’ia mundësonin partisë fituese formimin e qeverisë.

“Pas pӫrfundimit tӫ zgjedhjeve nacionale nӫ Republikӫn e Kosovӫs, ku Lӫvizja Vetӫvendosje i fitoj Zgjedhjet, duke i marrë votat e gjysmӫs sӫ elektoratit, partitë opozitare tӫ cilat pӫsuan debakël si nӫ Zgjedhjet Nacionale pӫr Parlamentin e Kosovӫs njashtu edhe nӫ nivelin e pushtetit lokal, tani kanӫ filluar (allishverishet) pӫr ta bllokuar formimin e Qeverisӫ sӫ re. Po tӫ kishte fare moral dhe dinjitet partitë opozitare tӫ cilat dӫshtuan katӫrcipisht do tӫ qӫndronin anash duke i krijuar mundӫsi partisӫ fituese Lӫvizjӫs Vetӫvendosje qӫ t’i krijojë institucionet e reja tӫ shtetit. Edhe mӫ parӫ kemi shkruar se shoqӫria kosovare ka probleme me klasӫn politike pӫrkatӫsisht nӫ organizimin e mirӫfilltë politikӫ qӫ do duhej tӫ ishte shembull i kultivimit tӫ parimeve njerëzore, pӫr ta pranuar realitetin e demokracisë nӫ politikӫ. Po tӫ kishte fare moral dhe pӫrgjegjӫsi ndaj elektoratit dhe ndaj shtetit partitӫ opozitare do duhej t’i ndihmonin dhe mundӫsonin partisӫ fituese qӫ ta formojë Qeverinӫ dhe Institucionet e Shtetit”, deklaron Muçiqi.

Image
Opinionisti Ismail Muçiqi

Sipas tij, partitë opozitare po takohen fshehurazi për t’u bashkuar me qëllim të bllokimit të formimit të qeverisë.

“Nӫ vend tӫ kӫsaj tani partitӫ opozitare tӫ cilat qӫ nga paslufta kanӫ qenӫ pjesӫ e qeverisjes pothuajse nӫ tӫ gjitha mandatet, e tӫ cilat edhe kӫsaj here mbetӫn nӫ margjinat e politikӫs, tani kanӫ filluar tӫ takohen fshehurazi nӫ mӫnyrӫ konspirative pӫr tu bashkuar me qӫllim tӫ bllokimit tӫ formimit tӫ Qeverisӫ sӫ re. Kӫto opstrukcione po i bӫjnӫ ato parti klanore tӫ cilat Shtetit tӫ Kosovӫs ja humbӫn mӫ shumӫ se 10 mijӫ hektarӫ tokӫ. Por jo vetӫm kaq, kӫto parti e nӫnshkruan formimin e Asociacionit tӫ komunave serbe problem ky i cili pӫrditӫ e mӫ shumӫ po krijon tensione dhe po e rrezikon paqӫn dhe sigurinӫ e Shtetit tӫ Kosovӫs. Kӫto parti opozitare e krijuan Eksterritorialitetin duke formuar Komuna tӫ reja gjithandej fshatrave ku jeton pakica serbe. Kjo situatӫ e krijuar nӫ politikӫn e Kosovӫs tregon mjerimin dhe papӫrgjegjӫsinӫ totale tӫ politikӫs adoleshente tӫ partive tӫ cilat e keqpërdorin votӫn e elektoratit”, shprehet opinionisti.

Gjersa, bota po përballet me sfida më të ndryshme për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, partitë politike në Kosovë, sipas Muçiqit, po vrapojnë për ta grabitur pushtetin për interesa të ngushta partiake.

“Populli ka votuar me dӫshirӫ dhe bindje pӫr ta ndӫrtuar shtetin, pӫr tӫ krijuar Institucione kredibile tӫ cilat nӫ bazӫ tӫ Kushtetutӫs e gӫzojnӫ mandatin pӫr ndӫrtimin e Institucioneve, zhvillimin ekonomik dhe pӫr integrimin e Republikӫs sӫ Kosovӫs nӫ strukturat euroatlantike. Nӫ kӫtӫ kohӫ kur Bota po pӫrballet me sfida mӫ tӫ ndryshme pӫr ruajtjen e paqes dhe Sigurisӫ Globale, Ballkani po vlon nga protestat dhe demostratat, i pӫrcjellur me tensione tӫ cilat paraqesin rrezik pӫr shpӫrthimin e ndonjӫ konflikti apo lufte me pӫrmasa mӫ tӫ gjera, partitӫ politike nӫ Kosovӫ po vrapojnӫ pӫr ta grabitur pushtetin pӫr interesa tӫ ngushta partiake, klanore apo personale. Kӫto fenomene po e qojnë ujin nӫ mullirin e armikut ndӫrsa humbësit mӫ tӫ mëdhenj jemi ne populli Kosovӫs i cili me vite po malltretohet nga politika qorre e liderӫve partiak, tӫ cilӫt me çdo kusht vrapojnӫ pӫr ta rrӫmbyer pushtetin”, përfundon Muçiqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat