Shteti gjerman ka mbajtur zgjedhjet parlamentare pak kohë pas Kosovës. Kësaj radhe ka fituar kancelari Friedrich Merz, duke mposhtuar kundërkandidatin Olaf Scholz.
Edhe në Kosovë është komentuar fitorja e Merz, duke pyetur nëse kjo fitora është sinjal i mirë shqiptarët.
Një qëndrim për këtë ҫështje e ka dhënë edhe veprimtari shqiptar në Gjermani, Xhevdet Syla. Ai ka thënë se fitorja e Merz është sinjal i mirë si për gjermanët edhe për shqiptarët.

“Para së gjithash, mendoj se qeveria e Friedrich Merz, gjegjësisht e koalicionit në mes CDU/CSU dhe SPD është sinjal i mirë për popullin gjerman, por gjithsesi edhe për shqiptarët. Duke e vlerësuar rrezikun potencial të ardhjes në pushtet të AFD-së, si parti e ekstremit të djathtë, me prirje kundër të huajve në Gjermani , si dhe sfidave që po sjell lufta në Ukrainë, partitë tradicionale CDU/CSU dhe SPD, në kohë rekorde u dakorduan për formimin e qeverisë së re”, vlerëson Syla.
Veprimtari Syla në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’ ditë më parë, ka thënë se ky shembull i duhet edhe Kosovës, për formimin e qeverisë së re.
“Ky shembull duhet t'ju shërbej edhe partive politike në Kosovë, që të mos humbin kohë në formimin e qeverisë së re. Kjo nuk është vetëm dëshirë – është imperativ i kohës, që po nuk e shfrytëzuam si duhet, mund të na godet pa mëshirë”, thotë ai.