Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur më herët se ka dorëzuar një rezolutë që trajton pozitën e shqiptarëve në rajonin me shumicë shqiptare që përfshin Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.
Sipas Kamberit, qëllimi i kësaj rezolute është që Kuvendi i Serbisë të njohë dhe pranojë pozitën diskriminuese të shqiptarëve në këtë rajon, si dhe të angazhohet institucionalisht për përmirësimin e saj, në përputhje me obligimet ndërkombëtare, procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe legjislacionin e brendshëm të vendit.
Ndërkohë, profesori nga Presheva, Refik Hasani, në një prononcim për Bota sot, ka deklaruar se kjo nismë ka për qëllim të informojë opinionin ndërkombëtar mbi gjendjen e rënduar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përkundër protestave paqësore të mbajtura gjatë vitit 2024 në tri komunat e rajonit.
Hasani shton se, ndonëse në Serbi janë mbajtur protesta të gjera nga studentë, intelektualë dhe afaristë për kërkesën e zgjedhjeve të parakohshme, deri më tani nuk është caktuar ndonjë datë për mbajtjen e tyre – përveç ndërrimit të qeverisë.
“Rezoluta e dorëzuar nga Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, është vetëm një inciativë parlamentare e bërë publike. Megjithatë, parashtrimi i kërkesës, një shfrytëzim i të drejtës së plotë dhe realizim i imunitetit të Deputetit Popullor për një rezolutë, është në vazhdën e diskutimeve e inicimeve, e nismave, parlamentare për të informuar edhe opinioni i jashtëm ndërkombëtarë për diskriminimin që po përballen e ballafaqohen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Pasi po vërehet dhe ka një përkeqësim të situatës, edhe pse në Bujanoc më 12 gusht 2024, në Preshevë më 23 shtator 2024, dhe në Medvegjë më 3 nëntor 2024, u mbajtën 3 protesta radhazi, si formë e manifestuar, demonstrim dhe marshe paqësore, por asgjë nuk ndryshoi. Kujtojm se në Serbi nga muaji dhjetori i viti të kaluar, ka protesta nga student dhe elita intelektuale, nga kategoria e afaristëve për mbajtje dhe organizim të zgjedhjeve të parakohshme dhe asgjë, nuk është miratuar ende, përveqë që u ndërrua qeveria, e nuk u caktuan mbajtja e zgjedhjeve të parakoshme”, thotë ai.
Më tej rezoluta e inicuar nga deputeti Shaip Kamberi ka pak gjasa të diskutohet apo miratohet në Parlamentin e Serbisë, pasi shumica parlamentare nuk pranon as të njohë diskriminimin ndaj shqiptarëve. Ai shton se edhe nëse mbështetet nga gjithë deputetët e pakicave, nuk siguron votat e mjaftueshme. Kjo tregon mungesë përkushtimi institucional të Serbisë për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Rezoluta e inicuar nga Deputeti Shaip Kamberi, kur dihet se në këtë rast Parlamenti i Serbisë jo, mendoj se nuk do të lejonë as diskutim, njohje zyrtare apo pranim të diskriminimit e as miratim të kësaj rezolute, edhe ashtu një Deputet edhe nëse përkrahët nga Deputet e të gjithë pakicave jo Serbe në Serbi asgjë, nuk miratohet, nuk lejohet as kalon për diskutim, pasi nuk i merrë votat e nevojshme. Serbia nuk shpreh përkushtimin institucional për përmirësimin e pozitës së komunitetit shqiptar në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, vlerëson ai.
Ai në fund përmend edhe kërkesat dhe angazhimin e deputetëve shqiptarë në parlamentin e Serbisë për të avancuar të drejtat e shqiptarëve në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Ai fokusohet në disa çështje kyçe, duke përfshirë: 1. Respektimi i Marrëveshjes së Konçulit dhe implementimi i masave për të drejtat themelore, përfshirë themelimin e institucioneve dhe përfaqësimit të shqiptarëve në administratën serbe. 2. Kërkesa për universitet dhe simbole kombëtare për rajonin, si dhe hapjen e vendkalimeve kufitare që mundësojnë lëvizjen e lirë. 3. Demilitarizimi i rajonit, adresimi i kushteve diskriminuese dhe luftimi i urrejtjes dhe militarizimit të shqiptarëve në këtë krahinë. 4. Iniciativat ndërkombëtare, përfshirë kërkesat për ndërhyrje të institucioneve si BE dhe OKB, si dhe angazhimin për zgjidhjen e statusit politik të rajonit. Derisa shton se ky angazhim është i orientuar për të siguruar që të drejtat e shqiptarëve në këtë rajon të respektohen dhe të përfaqësohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë, duke kërkuar mbështetje të ndërkombëtare për adresimin e çështjeve të diskriminimit dhe pasivizimit të adresave.
“Referendumi i 1 e 2 mars 1992, ishte dhe mbeti një formësim i angazhimit si kolektivitet i organizuar i këtij Rajoni, pastaj sakrifica e UÇPMB-ës, ku çështja e kësaj Krahine është internacionalizuar në nivelin dhe shkallën më të lartë të BE-së dhe OKB-ës, përmes arritje së Marrëveshjes së konçulit, këto jan dhe mbesin udhërrëfyes për vizionin e të adhmes politike për të drejtat individuale e kolektiv, për të qenë të barabartë jo më pak se të tjerët, është kontribut i gjithë forcave politike e intelektuale, ishte një akt i lartë historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare. Pëmesë këtij prononcimi të shkurtër, ju kujtoj që çdo deputet shqiptar në mandantin e Parlamentit të Serbisë, që arrin të fitoj vota e të marrë mandat për të ushtruar në këtë Parlament, të jen shumë aktiv, efektiv, duke konsumuar mandantin me efekasitet, dhe inciatiativa parlamentare e çështjetë shtruara, propozime të matshme dhe konkrete, duke mos u mjaftuar te ndonjë diskutim të përgjithësuar në parlamentin e Serbisë, por konkretisht adresime në realizim të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave kolektive, të paraqesin fakte, dëshmi, prova, por edhe të inicojn, parashtrojn pyetje parlamentare me shkrim, të paraqesin reagime, të parashtrojn e denojn, të deklarojnë.
I. Në parlamentin e Serbisë Deputetët shqiptarë,në legjislaturën në vijim, do të duhej të kërkojn me shkrim, dhe do të duhej inicuar në seancën parlamentare, duke shtruar, e ngritur Referendumin e 1 e 2 marsit 1992, moskonkretizimi i Marrëveshjes së Konçulit, apo të paqes të 20 majit të vitit 2001, adresimin në mos respektimi ligjit të amnistis, adresimin për funksionalizimin e Asociacioni të Komunave të krahinës shqiptare, formuar më 12 shtator 2015, Kuvendi i Këshilltarëve shqiptar, vazhdon të mos zbatohet Marrëveshja e Konçulit, sipas asaj që u arrit konform testit dhe për njëjtën përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar, nuk është zbatuar Neni 3, nuk është zbatuar Neni 4, nuk është zbatuar Neni 8, ka të bëj mbi KUFIZIMET, konform Marrëveshjes së Konçulit ,për pikën A dhe pikën B të këtij neni, II. Në parlamentin e Serbisë,Deputetët shqiptar, do të duhej të kërkojn e inicojn në seancën parlamentare interpelancë nga Presidenti, Kryeministri i Serbisë, duke përfshirë edhe Ministrin e Punëve të Brendshme, por edhe për qasje të dokumenteve publike zyrtare, se sa është numri i shqiptarëve jo vetëm në Rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por gjithë andej Serbisë qytetar që u jan pasivizuar adresat që është një pastrim etnik, e që zbatohet në mënyrë selektive e diskriminuese që na targetojnë vetëm neve shqiptarëve, pasi po tregohet si veprime zyrtare-mjete administrative tejet me arbitraritet dhe jotransparenc, supozojm se jan mbi 25 mijë qytetar shqiptarë, që na u jan pasivizuar adresat, III. Në parlamentin e Serbisë, Deputetët shqiptarë, do të duhej të kërkojn me shkrim, dhe do të duhej inicuar në seancën parlamentare në zbatim e respektim të Marrëveshjes së Konçulit, që Komandantët e Stacionit të Policisë, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe në hierarkinë komanduese e zingjirin Komandues në Polici,në përfaqësim edhe në nën stacione të policisë na takojn nga përkatësia nacionale shqiptarë, por edhe në përfaqësim, në gjitha instancat e Gjykatave, Themelore, Gjykatë të Apelit,Gjykat Supreme, dhe Gjykatë Kushtetuese dhe nësferën e shëndetësisë, Administratë Tatimore, në kulturë, në informim, gjithë admnistratë të jen përfaqësim proporcional me numrin e shqiptarëve, IV. Në parlamentin e Serbisë Deputetët shqiptarë, do të duhej inicuar në seancën parlamentare për themelimin e një Universiteti publik në Gjuhën Shqipe, për Rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por për gjithë andej Serbisë, por edhe për lejimin e Simbolit Kombëtarë, për ndarjen e fondeve për kulturë, për informim për themelimin e një instituti në ruajtje të trashigimisë kulturor-historike, V. Në parlamentin e Serbisë Deputetët shqiptarë, do të duhej inicuar në seancën parlamentare për mungesën e Lirisë së lëvizjes, dhe do të duhej të adresohet për hapjen e vendkalimeve kufitare në mesë të Serbisë dhe Kosovës të zyrtarizohet pika e kalimeve kufitare Medvegjë-Kamenicënë vendin e quajtur ’’Te Kapia’’, vendkalimi Bujanoc-Kamenicë në vendin e quajtur Muhocë, vendkalimi Bujanoc-Kamenicë në vendin e quajtur Breznicë, vendkalimi Bujanoc-Gjilan në vendin e quajtur Dobrosin,dhe në mesë të Serbisë e Maqedonisë së Veriut, do të duhej zyrtarizuar vendkalimi Kumanovë-Preshevë, përkatësisht fshatrava kufitare Miratoc-Llojan, VI. Në parlamentin e Serbisë Deputetët shqiptarë,do të duhej inicuar në seancën parlamentare për demilitarzimin e kësaj Krahine shqiptare që përfshin Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, është shëndërruar në një poligon të vërtet ushtarak, adresim për kthimin e ushtrisë Serbe nëpër Kazerma, pasi aktualisht edhe pas 24 viteve, jan 48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë, një përqendrim në vendbanime e lokalitete të shqiptarëve me arsenal të lartë të armëve të ndryshme dhe të ndryshme të armatimeve luftarake që jan në gatishmëri, është për të krijuar panik e dro, pasiguri, për të mbjellur frikë,e psikozë, VII. Në parlamentin e Serbisë,Deputetët shqiptarë, do të duhej inicuar në seancën parlamentare për adresime të rregullta e të parreshtura, se shqipatët në këtë krahinë jetojn në kushte diskriminimit klasik, është demotivim për rini dhe kuadrot e shkolluara, duke ju ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, migrim e asimilim,vazhdojn mbishkrimet ku shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj shqiptarëve gjithnjë e më shumë pankarta të shkruara me mbishkrimin ’’Vdekje shqiptarëve”, kështu është duke u nxitur, instaluar, një frymë me fyerje e ofendime ndaj popullit Shqiptarë, është krijuar urrejtje, do të duhej të adresuar në instanca më të larta të Serbisë dhe instanca më të lartë të BE-es dhe OKB-ës,në bazë të Akteve dhe Konventave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare, VIII. Deputetët shqiptarë në legjislaturat e parlamentit të Serbisë, në koordinim, harmonizim të plot edhe me, Kryetarët e Subjekteve Politike në pozitë dhe në opozit që jan në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që shqiptarët të adresojn jo vetëm institucionet më të larta të Serbisë, por edhe instanca e mekanizma të BE-es, dhe OKB-ës, që përfaqësimi i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, të jetë me vende të rezervuara në parlamentin e Serbisë, duke përfshi edhe me Nënkryetar Kuvendi, Komisione parlamentare, Komisione të Pavarura, Minstra,e kjo të vlen edhe për Hungarezët, Bullgarët, Boshnjakët,etj IX. Deputetët shqiptarë në legjislaturat e parlamentit të Serbisë, së bashku edhe me Kryetarët e Subjekteve Politike në pozitë dhe në opozit që jan në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të gjejn formë për adresim që Lapidari i UÇPMB-së në Preshevë, do të duhej të kthehet në vendin që ishte vendosur (Më 20 Janar 2013, është hequr dhunshëm Lapidari i Dëshmorëve të UÇPMB-ës, gjatë një rrethimi të hekurt në Preshevë, nga forca policore të armatosur),për vendosjen e Shtatores, së Heroit ton Kombëtarë shqiptarë Skënderbeut në Sheshin e Bujanocit, X. Deputetët shqiptarë në legjislaturat e parlamentit të Serbisë, së bashku edhe me Kryetarët e Subjekteve Politike në pozitë dhe në opozit që jan në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, është momenti i fundit të adresojn për kategorin e të zhvendosurve,dëbuarve, shpërngulurve shqiptarë, jo vetëm nga tri Komunat, por edhe nga qytete të tjera të serbisë nuk është pranuar zyrtarisht se ka patur zhvendosje, Edhe në planin, dhe strategjin e platformën e unifikuar se edhe kjo Krahinë i përket Evropës, dhe Rajoni i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nukështë vetëm çështje e bredshme e Serbisë, sepse kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, dhe kërkon zgjidhje dhe do të duhej të ngritet, shtrohet e debatohet edhe nga BE-ja dhe OKB-ja, do të duhej ndërruar diskursin në internacionalizimin të mëtejm në nivelin dhe shkallën më të lartë. Të njoftohen rregullisht qarqet më të larta të insitucioneve jo vetëm opinioni shqiptar, por edhe përfaqësit diplomatikë të akredtauara në Beograd, edhe shtetet e Quint-it, Qeverit e shteteve të BE-ës, mbi diskriminimin, duke përfshi pasivizimin e adresave si pastrim etnik-një dëbim, hapja e një Qendre Mediale, dhe mbajtja e çdo fundë jave të një konference për shtyp, duke njoftuar, alarmuar, sinjalizuar me fakte, prova e dëshmi konkrete dhe duke parashtruara rastet konkrete që ndodhin të shkeljeve, cenimeve, mohimeve, pastaj publikimi i këtyre buletineve edhe në gjuhë të huaja, është shumë me rëndësi jetike.
Deputetët shqiptarë në legjislaturat e parlamentit të Serbisë, së bashku edhe me Kryetarët e Subjekteve Politike në pozitë dhe në opozit që jan në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, do të duhej të gjejn formë për adresim edhe drejtuar Gjykatave Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Avokatit të Popullit Evropian, Gjykatës Kushtetuese Evropiane, dhe institucioneve ekuivalente evropiane që ushtrojnë kontroll kushtetues, do të duhej adresojn OSBE-në, e të ngjashmëri”, përfundon ai për “Bota sot”.