Prishtina fiton derbin ndaj Elting Dardanisë

Sporti

Prishtina fiton derbin ndaj Elting Dardanisë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:52
Prishtina fiton derbin ndaj Elting Dardanisë

Nga federata e pingpongut u organizuan disa aktivitete të ndryshme, duke filluar me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me federatën e Shqipërisë me 28 nëntor në Durrës me pjesëmarrjen e figurave kryesore të sportit nga Kosova dhe Shqipëria.

Po ashtu me 28 nëntor u organizua edhe turneu i veteranëve për hire të ditës së flamurit, me pjesëmarrje të afër 40 pjesëmarrësve, kësaj radhe vetëm nga Kosova.

E nuk mbeti anash as organizimi i garave ekipore në të katër ligat ku u zhvilluan ndeshjet e parapara.

Image

Derbi i kësaj jave ishte ndeshja ndërmjet Elting Dardanisë dhe Prishtinës, që të dyja pretendues për titullin e nën kampionit.

Image

Në sezonin pranveror Prishtina pat fituar, e ndeshjet për garat e kupës së Kosovës i kishte fituar  Elting Dardania, andaj kjo ishte ndeshja e tretë ndërmjet të dy klubeve për të siguruar edhe vendin e nënkampionit në Superligën e Kosovës.

Image

Prishtina e fitoj këtë ndeshje me rezultat të ngushtë 3:2 e me këtë edhe siguroi vendin e nënkampionit për këtë vit.

Image

Tabela e juniorëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat